Fjalët e fundit të Davidit
1Këto janë fjalët e fundit të Davidit: »Fjala e Davidit, birit të Isait, fjalët e burrit që qe lartësuar shumë, të Shuguruarit të Hyjit të Jakobit, këngëtarit të ëmbël të Izraelit.
2Nëpër mua flet Shpirti i Zotit, fjala e tij përmbi gjuhën time.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Foli Hyji i Izraelit, më tha Qeta e Izraelit: »Kush i sundon njerëzit me drejtësi, kush sundon me frikën e Hyjit,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4është si drita e agimit, sapo të ketë lindur dielli, në mëngjes kur re nuk ka, që bën të xixëllojë pas shiut barin që nga toka mbin.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Pse a s’është e tillë shtëpia ime me Hyjin? Një besëlidhje të amshueshme Ai lidhi me mua, krejt në rregull e pikë për pikë të forcuar! Pse a s’do të bëjë të ngallitë i tërë shpëtimi im, çdo gjë e dëshirueshme?
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kurse bakëqijtë të gjithë janë të përbuzur porsi ferrat që s’kapen me dorë;
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7kush i prek, përdor hekur ose dorëzën e heshtës, dhe krejtësisht digjen në zjarr.«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Trimat e përmendur të Davidit
8Këta janë emrat e trimave të Davidit: Jesbaal Hakamonasi, prijësi ndër të Tre. Ky ngriti heshtën e vet kundër tetëqind vetëve dhe i vrau në një sulm.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Pas tij vjen Eleazari, biri i Dodo Ahohitit, njëri prej tre trimave. Ky ishte me Davidin në Afesdomim, kur atje u bashkuan për të luftuar filistenjtë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kur u tërhoqën izraelitët ai qëndroi dhe i preu filistenjtë derisa nuk iu ngri dora e nuk iu kap për shpate si të ishte një copë me të. Zoti dha atë ditë një fitore të madhe dhe ushtria u kthye vetëm për të bashkuar prenë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Pas këtij vjen Sema, biri i Age Araritit. Kur filistenjtë u bashkuan në Lehi, fusha ishte plot me thjerrë. Pasi iku mbarë ushtria prej frikës së filistenjve,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12ky zuri vend në mes të fushës, e mbrojti dhe i vrau filistenjtë. Zoti dhuroi fitore të madhe.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Një herë Tre prej Tridhjetë vetëve u nisën për rrugë në kohën e korrjes e erdhën te Davidi, që ishte në shpellën Odolam. Llogori i filistenjve ishte i ngulur në luginën Rafaim.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Asohere Davidi gjendej në kullën e vet, kurse posta e filistenjve ishte në Betlehem.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Davidi shprehu këtë dëshirë: »Oh sikur të gjendej dikush të më jepte të pi ujë nga pusi që është te dera e Betlehemit!«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Atëherë u lëshuan këta tre trima e i përshkuan llogoret e filistenjve, mbushën ujë nga pusi i Betlehemit, që ishte te dera, e ia sollën Davidit. Por Davidi s’deshi ta pinte, por e kushtoi si ujë njomjeje për nder të Zotit
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17e tha: »Mos e thëntë Zoti të bëj një punë të tillë! Si të pi gjakun e këtyre burrave që shkuan me krye në gërshërë?« Prandaj nuk deshi ta pinte. Ja, këtë bënë këta tre trima!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Abisai, vëllai i Joabit, birit të Sarvisë, ishte në krye të të tridhjetëve. Ky është ai që ngriti heshtën e vet kundër treqind vetëve dhe i vrau.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19I emëruar ndër të tridhjetët dhe më i përmenduri ndër të tridhjetët, ai ishte kryetari i tyre, por me trimëri nuk arriti te tre të parët.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Banaja, biri i Jojadës, trim i fortë për vepra të mëdha, nga Kabseeli. Ky i vrau dy bijtë e Arielit prej Moabit dhe ky një ditë me borë zbriti në shpellë dhe vrau luanin.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Po ky e vrau egjiptianin, një njeri tejet trupmadh që në dorë kishte heshtën. Ky e sulmoi egjiptianin me shkop e në dyluftim egjiptianit ia nxori heshtën prej dorës dhe me heshtën e tij e vrau.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Këto trimëri i bëri Banaja, biri i Jojadës, edhe ky njihet ndër Tridhjetët trimat e fortë.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Ishte më bujari ndër të Tridhjetët, megjithatë nuk arriti të radhitet ndër të Tre. Davidi e bëri prijës të truprojës së vet.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Asaeli, vëllai i Joabit, ishte ndër të Tridhjetët. Elkanani, biri i Dodos prej Betlehemit,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Sama prej Harodit, Elika prej Harodit,
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Helesi prej Faletit, Hira, biri i Akcesit, prej Tekuesë,
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Abiezeri prej Anatotit, Sobokai prej Husës,
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Selmoni prej Ahohitit, Maharai Netofatiti,
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Heledi, biri i Baanë Netofatitit, Ithai, biri i Ribait, nga Gabaa e bijve të Beniaminit,
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Banajë Faratoniti, Hedai prej përrenjve Gaas,
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Abibaal Arbatiti, Azmaveti nga Bahurimi,
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Eliabai prej Saalbonit, Jaseni prej Gunit,
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Jonatani, biri i Samës prej Ararit, Akiami, biri i Sarar Araritit.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Elifaleti, biri i Asbai Makatitit, Eliami, biri i Akitofelit Gelonit,
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Hesrai prej Karmelit, Farai prej Arabit,
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Igaali, biri i Natanit prej Sobës, Baniu prej Gadit,
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Seleku prej Animonit, Naharai prej Berotit, armëmbajtësi i Joabit, birit të Sarvisë,
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Irë Jetriti, Garebi, edhe ky Jetrit,
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39dhe Uri Heteu. Gjithsej tridhjetë e shtatë.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.