1Lufta ndërmjet shtëpisë së Saulit dhe shtëpisë së Davidit qe shumë e gjatë: Davidi vinte e forcohej gjithnjë, kurse shtëpia e Saulit vinte duke rënë çdo ditë e më poshtë.
Djemtë e Davidit të lindur në Hebron
2Davidit i lindën disa djem në Hebron. I parëlinduri i tij qe Amnoni që i leu prej Akinoamës Jezrahelite;
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3pas tij Keleabi prej Abigajles, gruas së Nabalit prej Karmelit; kurse i treti Absalomi, biri i Maakës, bijës së Tolmait, mbretit të Gesurit;
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4i katërti Adonia, biri i Hagitit; i pesti Safatia, biri i Abitales;
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5kurse i gjashti qe Jetraami, prej Eglës, gruas së Davidit: këta djem i lindën Davidit në Hebron.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ndërprerja e marrëdhënieve midis Abnerit dhe Isbaalit
6Ndërsa po vazhdonte lufta midis shtëpisë së Saulit e shtëpisë së Davidit, Abneri, biri i Nerit, po merrte sundimin mbi shtëpinë e Saulit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Sauli kishte pasur një shemër me emrin Resfë, që ishte bija e Ajait. Isbaali i tha Abnerit:
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8»Pse ke hyrë tek shemra e tim eti?« Ky, i hidhëruar për së tepri prej fjalëve të Isbaalit, iu përgjigj: »Pse, a jam unë një kokë qeni prej Judës? Tash sa kohë dhe sot unë i qëndroj besnik shtëpisë së Saulit, babës tënd, dhe vëllezërve të tij e të afërmve dhe as ty nuk të lëshova në duar të Davidit. E ti u gjete të më prozhmosh për faj gruaje!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9More kështu ia bëftë Hyji Abnerit, madje edhe më zi, nëse nuk do të bëj ashtu sikurse Zoti i është përbetuar Davidit:
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10se do të kalohet mbretëria prej shtëpisë së Saulit dhe do të forcohet froni i Davidit përmbi Izrael e Judë qysh prej Danit e deri në Bersabé.«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Isbaali nuk pati guxim t’i përgjigjej asnjë fjalë, sepse e druante.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Abneri bën marrëveshje me Davidin
12Abneri dërgoi disa delegatë te Davidi për t’i thënë në emër të tij: »I kujt është vendi?« e mendonte të thoshte: »Bëj miqësi me mua dhe dora ime do të jetë me ty dhe do të sjellë me ty mbarë Izraelin.«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Davidi iu përgjigj: »Mirë fort! Unë do të lidh besëlidhje me ty, por një gjë të kërkoj si kusht paraprak: mos m’u duk para syve të mi nëse më parë nuk ma sjell Mikolën, bijën e Saulit. Vetëm atëherë mund të vish e të më dalësh përpara syve.«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ndërkaq Davidi dërgoi lajmëtarë tek Isbaali, djali i Saulit, e tha: »Ma kthe gruan time Mikolën që e fejova, me njëqind gjymtyrë filistenjsh.«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Atëherë Isbaali dërgoi njerëzit dhe e mori prej burrit të saj Faltielit, birit të Laisit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Burri i saj ndoqi duke qarë deri në Bahurim. Atëherë Abneri i tha: »Çaj! Kthehu prapa!« Ai u kthye.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Abneri kishte pasur bisedime me pleqtë e Izraelit e u kishte thënë: »Ka shumë kohë që ju dëshironit që Davidi të jetë mbret mbi ju.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Tani është koha të veproni. Sepse Zoti ka thënë lidhur me Davidin: ‘Me anë të dorës së Davidit, shërbëtorit tim, do ta shpëtoj Izraelin, popullin tim, prej dorës së filistenjve e të gjithë armiqve të tij.’«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Abneri u tha kështu edhe bijve të Beniaminit. Atëherë shkoi në Hebron për t’i treguar Davidit gjithçka i kishte pëlqyer Izraelit dhe mbarë Beniaminit.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Abneri erdhi te Davidi në Hebron bashkë me njëzet vetë. Davidi i bëri gosti Abnerit dhe njëzet vetëve që kishin ardhur me të.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Abneri i tha Davidit: »Po shkoj e po e bashkoj mbarë Izraelin rreth imzotit, mbretit tim, me qëllim që të lidhin me ty besëlidhje dhe të mbretërosh mbi të gjithë sipas pëlqimit tënd.« Atëherë Davidi e përcolli Abnerin dhe ky u nis në paqe.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vrasja e Abnerit
22Kur qe, u kthyen nga çetimi djelmoshat e Davidit dhe Joabi me pre të madhe. Por Abneri nuk ishte atëherë më me Davidin në Hebron, sepse e kishte përcjellë dhe ai kishte shkuar në paqe,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23kurse Joabi dhe mbarë ushtria që kishte qenë me të, arritën më vonë. I treguan disa Joabit e i thanë: »Abneri, biri i Nerit, ka qenë te mbreti. Mbreti e përcolli e shkoi në besë.«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Atëherë Joabi hyri te mbreti dhe i tha: »Po ç’bëre ashtu? Paska qenë Abneri tek ti! Po pse e lëshove të shkojë në paqe?
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25A nuk e njohe ende Abnerin, birin e Nerit?! Me siguri ka ardhur me qëllim që të tradhtojë, t’i mësojë të gjitha lëvizjet e tua e të dijë gjithçka bën.«
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Si doli Joabi prej Davidit, dërgoi kasnecë, që e kthyen Abnerin prej pusit Sira. Davidi nuk e dinte.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Kur u kthye Abneri në Hebron, e ndau veçmas Joabi te dera, kinse për t’i thënë diçka në besë, e goditi aty në baqth dhe Abneri vdiq, gjak për gjak me Asaelin, të vëllanë e Joabit.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Kur dëgjoi Davidi për ngjarjen e kryer, tha: »Unë dhe mbretëria ime jemi të pafajshëm para Zotit në amshim lidhur me gjakun e Abnerit, birit të Nerit.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Gjaku i Abnerit rëntë mbi Joabin dhe mbi mbarë shtëpinë e babës së tij: mos mungoftë kurrë në familjen e tij sëmundja e gonorresë, gërbula; njerëz për furka, i preftë shpata e mos u ngopshin me bukë.«
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Joabi dhe vëllai i tij, Abisai, e vranë Abnerin, sepse e kishte vrarë vëllanë Asaelin në luftë në Gabaon.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Atëherë Davidi i tha Joabit dhe mbarë ushtrisë që ishte me të: »Shqyeni petkat tuaja, veshuni me thasë e vajtoni Abnerin!« Vetë Davidi e ndiqte arkivolin.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Kur e varrosën Abnerin në Hebron, Davidi ngriti zërin e vet dhe vajtoi mbi varrin e Abnerit. Qau po ashtu edhe mbarë populli.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Mbreti në vajtim duke qarë Abnerin tha: »A duhej që Abneri të vdiste me vdekje të të pandershmit?
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Duart e tua nuk ishin të lidhura, po as këmbët në pranga nuk i pate: U vrave siç vritet kush nga bakeqi.« Atëherë populli mbarë ia plasi vajit mbi të.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Mbarë populli iu vu Davidit të hante bukë sa ishte ende ditë, por Davidi u përbetua e tha: »Hyji ma bëftë kështu e edhe më zi, në qoftë se me gojë do të kërkoj bukë ose çdo gjë tjetër deri në perëndimin e diellit.«
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Mbarë populli e mori vesh këtë gjë. I pëlqeu sikurse edhe gjithçka që bëri mbreti ishte e mirë para syve të mbarë popullit.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Mbarë populli si edhe i gjithë Izraeli e mori vesh atë ditë se mbreti nuk kishte gisht në vrasjen e Abnerit, birit të Nerit.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Mbreti atëherë u tha shërbëtorëve të vet: »A thua nuk e dini se ra sot i vrarë një prijës, madje ndër më të mëdhenjtë në Izrael?
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Mjerisht unë ende jam i ligshtë, megjithëse jam i shuguruar mbret, kurse këta bijtë e Sarvisë janë më të fortë se unë. Atij që e bën të keqen, ia ktheftë Zoti sipas bakeqësisë së tij.«
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.