Vrasja e Isbaalit
1Kur Isbaali, biri i Saulit, mori vesh se kishte mbetur Abneri në Hebron, humbi krejt guximin dhe mbarë popullit i hyri tmerri.
2Biri i Saulit kishte dy prijës çetash. Njëri quhej Baanë e tjetri Rekab. Ishin bijtë e Remonit Berotas, nga fisi i Beniaminit, sepse Beroti mbahet me Beniaminin.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Berotasit kishin ikur në Getaim dhe aty qëndruan si të ardhur deri në këtë kohë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Jonatani, biri i Saulit, kishte një djalë çalaman në të dy këmbët. Ishte pesë vjeç kur prej Jezrahelit erdhi kumti i zi i Saulit e i Jonatanit. Mëndesha e tij e kapi fëmijën dhe iku; por, ndërsa po nxitonte të ikte, i ra përtokë dhe mbeti çalaman. Quhej Meribaal.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5U çuan, pra, bijtë e Remon Berotit, Rekabi e Baana, dhe erdhën për pikë të vapës te shtëpia e Isbaalit dhe hynë brenda ndërsa ai po flinte në shtrat në pushimin e mesditës. Derëtaren, edhe atë e kishte zënë gjumi duke pastruar grurin.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kështu ata hynë brenda në shtëpi dhe Rekabi e vëllai i tij Baani e goditën në baqth e ikën.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kur kishin hyrë ata në shtëpi, ai po flinte në shtratin e vet në dhomë. Ata e goditën dhe e vranë, ia morën kryet dhe gjithë natën udhëtuan nëpër Arabë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kryet e Isbaalit ia çuan Davidit në Hebron dhe i thanë mbretit: »Ja, koka e Isbaalit, birit të Saulit, armikut tënd, i cili kërkonte të të vriste. Por Zoti deshi t’i jepte hakmarrje imzotit mbret në këtë ditë mbi Saulin dhe mbi farën e tij.«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9E Davidi iu përgjigj Rekabit dhe Baanës, vëllait të tij, bijve të Remonit berotas, dhe u tha: »Pasha Zotin e gjallë që më shpëtoi nga çdo rrezik,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10në qoftë se atë që më lajmëroi e më tha: ‘Sauli ka mbetur!’ e që kujtonte se po më sjell një sihariq, e kapa dhe e vrava në Siceleg - të cilit i thoshte mendja se do ta paguaja për lajm -
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11po çka do t’ju bëj tani njerëzve të pashpirt që e vranë njeriun pa u pasë bërë kurrfarë faji, madje në shtëpinë e vet e në shtratin e vet?! Po a nuk do ta kërkoj gjakun e tij prej duarve tuaja e nuk do t’ju zhduk nga kjo botë?!«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Atëherë Davidi u dha urdhër ushtarëve të vet dhe i vranë. Pastaj u prenë duar e këmbë dhe i varën te liqeni në Hebron. Mandej morën kokën e Isbaalit dhe e varrosën në varrezën e Abnerit në Hebron.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.