2. Davidi mbret i Judës dhe i Izraelit
Davidi i shuguruar mbret i Izraelit
1Atëherë erdhën të gjitha fiset e Izraelit te Davidi në Hebron dhe i thanë: »Ja, ne jemi ashti yt dhe mishi yt.
2Po edhe më parë, kur Sauli ishte mbreti ynë, ishe ti ai që i drejtoje të gjitha lëvizjet e Izraelit. Edhe Zoti të ka thënë: ‘Ti do ta kullotësh popullin tim Izraelin dhe ti do të jesh prijës mbi Izraelin.’«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Po ashtu erdhën edhe të gjithë pleqtë e Izraelit te mbreti në Hebron, dhe Davidi mbret lidhi besëlidhje me ta në Hebron në praninë e Zotit. Ata e lyen Davidin mbret përmbi Izraelin.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Davidi kishte tridhjetë vjet kur filloi të mbretërojë dhe mbretëroi për dyzet vjet:
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5në Hebron mbretëroi mbi Judën shtatë vjet e gjashtë muaj, kurse në Jerusalem mbretëroi tridhjetë e tri vjet mbi mbarë Izraelin e Judën.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pushtimi i Jerusalemit
6U çua mbreti dhe të gjithë njerëzit që ishin me të e shkoi në Jerusalem kundër jebusenjve që popullonin vendin. Ata i thanë Davidit: »Ti s’do të hysh këtu, por do të të dëbojnë të verbët e të çalë«, që donin të thoshin: »S’do të mund të hyjë këtu Davidi.«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Por Davidi e pushtoi kështjellën Sion: d.m.th. qytetin e Davidit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Davidi kishte thënë atë ditë: »Secili që do t’i vrasë jebusenjtë, le të kapet nëpër kanal të kroit… të çalët dhe të verbëtit i urren shpirti i Davidit.« Këndej edhe u trajtua thënia: »I verbëti dhe çalamani të mos hyjë në shtëpi.«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Davidi banoi në kështjellë dhe e quajti Qyteti i Davidit. Atëherë Davidi i ndërtoi muret rrethuese prej Milos e brenda.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Davidit gjithnjë i rritej pushteti, sepse Zoti, Hyji i ushtrive, ishte me të.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Po edhe mbreti i Tirit Hirami dërgoi te Davidi delegatë me dru cedri, gdhendës e muratorë mjeshtër muri dhe ia ndërtuan shtëpinë e Davidit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Atëherë Davidi e mori vesh se Zoti e kishte përforcuar mbret mbi Izraelin dhe se e kishte lartësuar mbretërinë e tij prej dashurisë që kishte ndaj popullit të vet Izraelit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Djemtë e Davidit në Jerusalem
13Pasi erdhi Davidi prej Hebronit, mori edhe shemra e gra të tjera prej Jerusalemit. Kështu i lindën Davidit edhe të tjerë djem e vajza.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Dhe ja, emrat e atyre që i lindën Davidit në Jerusalem: Samuai, Sobabi, Natani, Salomoni,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Jebahari, Elisuai, Nafegu,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Jafiai, Elisama, Elioda dhe Elifaleti.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fitorja kundër filistenjve
17Kur morën vesh filistenjtë se Davidin e kishin shuguruar mbret mbi Izraelin, dolën të gjithë për ta kapur Davidin. Kur dëgjoi Davidi për këtë gjë, zbriti në kështjellë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kurse filistenjtë u shpërndanë nëpër luginën Rafaim.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Davidi e pyeti Zotin e tha: »A t’i sulmoj filistenjtë? A do t’i lëshosh në dorën time?« Zoti iu përgjigj Davidit: »Sulmoji, sepse me siguri do t’i lëshoj filistenjtë në dorën tënde.«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Kështu, pra, Davidi erdhi në Baalfarasim (d.m.th. Zoti i depërtimeve), i mundi dhe tha: »Depërtoi Zoti nëpër armiqtë e mi para meje siç depërton ujët.« Për këtë arsye atij vendi iu vu emri Baalfarasim.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21I lanë aty idhujt e vet e Davidi dhe njerëzit e tij i morën.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Filistenjtë u ngjitën përsëri dhe u shpërndanë nëpër luginën e refaimëve.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Davidi e pyeti përsëri Zotin. Zoti iu përgjigj: »Mos i sulmo ballë për ballë, por sillu pas shpinës së tyre e dilu në sulm nga ana e pyllit të balsamëve.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Kur ta dëgjosh krismën e hapave përmbi majat e balsamëve, atëherë sulu në përleshje, sepse atëherë Zoti do të dalë para teje për t’i goditur ushtritë e filistenjve.«
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Davidi veproi sikurse i kishte urdhëruar Zoti dhe i zhbiu filistenjtë që nga Gabaoni deri në hyrje të Gezerit.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.