Arka e Besëlidhjes në Jerusalem
1Përsëri Davidi i bashkoi të gjithë të zgjedhurit e Izraelit - tridhjetë mijë vetë.
2U ngrit Davidi e shkoi bashkë me ushtrinë që ishte me të në Baalë të Judës për ta sjellë prej andej Arkën e Hyjit, mbi të cilën qe thirrur Emri i Zotit të ushtrive, që rri mbi kerubinë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Pasi e morën Arkën e Hyjit nga shtëpia e Abinadabit, që ishte mbi kodër, e vunë në karrocë të re. Oza dhe Ahioi, bijtë e Abinadabit, e përcillnin karrocën:
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Oza ecte përskaj Arkës, kurse Ahioi i printe.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ndërkaq Davidi dhe mbarë Izraeli kërcenin në praninë e Zotit, këndonin gjithsa ku e kinin të përcjellë me cetra, lira, tupana, daire e cimbale.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Porse kur arritën te lëmi i Nakonit, Oza shtriu dorën nga Arka e Hyjit dhe e mbajti, sepse qetë, duke u ngutur, gati e rrëzuan.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Por felgrimi i Zotit u ndez kundër Ozës dhe e goditi për shkak të guximit të tepruar dhe vdiq po aty përskaj Arkës së Hyjit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Davidit i erdhi keq që Zoti e shitoi Ozën. Ai vend u quajt Faresoza (d.m.th. Shitimi i Ozës) deri në ditën e sotme.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Atë ditë Davidin e kapi frika e Zotit e tha: »Si do të hyjë tek unë Arka e Zotit?«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10E nuk e çoi Arkën e Zotit te vetja në qytetin e Davidit, por e çoi në shtëpinë e Obededom Geteut.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kështu Arka e Zotit qëndroi në shtëpinë e Obededom Geteut tre muaj dhe Zoti e bekoi Obededomin dhe mbarë familjen e tij.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12E lajmëruan Davidin mbret: »Zoti e bekoi Obededomin me gjithçka ka për shkak të Arkës së Zotit.« Atëherë shkoi Davidi dhe e solli prej shtëpisë së Obededomit Arkën e Zotit në qytetin e Davidit me gëzim të madh.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Posa bënë gjashtë hapa, ata që bartnin Arkën e Zotit, Davidi flijoi një ka dhe një viç të majmë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Davidi vallëzonte gjithsa ku e kishte para Zotit. Porse Davidi ishte i mbështjellë vetëm me shpinor të linjtë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kështu Davidi dhe mbarë Izraeli e bartnin Arkën e Zotit duke brohoritur e duke i rënë borisë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kur Arka e Zotit hyri në qytetin e Davidit, Mikola, bija e Saulit, duke këqyrur nëpër dritare, e pa Davidin tek hidhej e kërcente para Zotit dhe e përbuzi në zemrën e vet.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Atëherë e shtinë Arkën e Zotit dhe e vendosën në vendin e saj në mes të tendës që kishte ngrehur Davidi për të. Atëherë Davidi kushtoi para Zotit fli shkrumbimi dhe fli pajtimi.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kur mbaroi së flijuari flinë e shkrumbimit dhe flitë e pajtimit, e bekoi popullin në emër të Zotit të ushtrive.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Atëherë i ndau shumicës së Izraelit, secilit burrë e secilës grua nga një bukë, nga një copë mish dhe nga një ëmbëlsirë rrushi. U shpërnda mbarë populli dhe secili shkoi në shtëpinë e vet.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Kur u kthye Davidi për të bekuar edhe familjen e vet, i doli para Mikola, bija e Saulit, e i tha Davidit: »Oh, sa i madhërishëm qe sot mbreti i Izraelit duke e zbuluar veten para shërbëtoreve të shërbëtorëve të vet sikurse zbulohet një rrugaç!«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Davidi iu përgjigj Mikolës: »Unë vallëzoj para Zotit. Qoftë bekuar Zoti që më zgjodhi mua në vend tët eti e të mbarë shtëpisë së tij, për të më bërë prijësin e mbarë popullit të Zotit, Izraelit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Do të luaj para Zotit e do të bëhem edhe më i përvujtë se ç’u bëra e do ta përul vetveten para syve të mi, por para shërbëtoreve, për të cilat ti po thua, do të dukem edhe më i madhërishëm.«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Prandaj Mikola, e bija e Saulit, nuk pati fëmijë deri në ditën e vdekjes së vet.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.