Profecia e Natanit
1Tashti, kur mbreti zuri të banojë në shtëpinë e vet e kur Zoti i dha paqe gjithkund nga armiqtë e tij përreth,
2i tha Natanit profet: »A po sheh! Unë banoj në pallat prej cedri, ndërsa Arka e Hyjit qëndron e vendosur nën lëkura!«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Natani i tha mbretit: »Gjithçka ke në mend të bësh, bëje patjetër, sepse Zoti është me ty.«
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Porse, mu atë natë, Natanit i qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5»Shko e thuaji shërbëtorit tim Davidit: Kështu thotë Zoti: Po a thua ti do të më ndërtosh një shtëpi për të banuar?
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Por unë nuk kam banuar kurrë në shtëpi qysh prej asaj dite që nxora Izraelin prej tokës së Egjiptit deri në këtë ditë, por endesha nën Tendë tëbanishtë më tëbanishtë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Nëpër të gjitha ato vende që i përshkova me bijtë e Izraelit, a i kam thënë ndonjëherë a ndonjërit prej Gjyqtarëve të Izraelit, të cilit i kisha urdhëruar ta kullotë popullin tim Izraelin: Pse nuk ma ndërtuat shtëpinë prej cedri?
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Tani kështu m’i thuaj shërbëtorit tim Davidit: Kështu thotë Zoti i ushtrive: Unë të kam marrë ty prej kullotave ku ruaje grigjat për të qenë prijës mbi popullin tim Izraelin,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9dhe qeshë me ty gjithkund ngado udhëtove, i zhbiva të gjithë armiqtë e tu para fytyrës sate, dhe emrin tënd e bëra të madh si emrin e të mëdhenjve që janë mbi tokë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Unë do t’ia caktoj popullit tim Izraelit një vend dhe aty do ta ngul dhe do të banojë në të dhe nuk do të endet më prej një vendi në një tjetër. Të mbrapshtit nuk do të guxojnë ta mundojnë më si më parë,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11prej ditës kur i caktova Gjyqtarët mbi popullin tim, Izraelin, dhe do të të jap paqe prej të gjithë armiqve të tu. Edhe Zoti të parakallëzon se Zoti do të ta ndërtojë shtëpinë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kur të jenë mbushur ditët e tua e të kesh pushuar pranë etërve të tu, do të të ngre një pinjoll tënd pas teje, që do të rrjedhë prej teje, dhe mbretërinë e tij unë do ta bëj të qëndrueshme.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ai do të m’ia ndërtojë emrit tim Shtëpinë, kurse unë do ta bëj të amshueshëm fronin e tij mbretëror.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Unë do t’i jem babë e ai do të jetë bir. Nëse do të bëjë ndonjë të keqe, do ta ndëshkoj me thupër njerëzish e me të rëna që japin bijtë e njeriut.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Porse përkrahjen time s’do t’ia mungoj, siç ia mungova Saulit, të cilin e hoqa prej fronit para teje.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Shtëpia jote dhe mbretëria jote do të jenë përgjithmonë të qëndrueshme para meje. Edhe froni yt do të jetë i qëndrueshëm për amshim.«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Natani ia tregoi Davidit të gjitha këto fjalë dhe tërë këtë vëgim.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Urata e Davidit
18Atëherë mbreti David hyri e u ul para Zotit dhe tha: »Kush jam unë, o Zot Hyj, dhe ç’është shtëpia ime, që ti më bëre të arrij deri këtu?
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Madje edhe kaq t’u duk pak për sytë e tu, o Zot Hyj! Por ma dhe fjalën edhe për familjen e shërbëtorit tënd të një ardhmërie të largët: kjo është një ligj për njeriun, o Zot Hyj!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Çfarë do të mund të thoshte tjetër Davidi? Ti e njeh shërbëtorin tënd, o Zot Hyj!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Për shkak të fjalës sate e në saje të zemrës sate i ke kryer të gjitha këto punë të mrekullueshme duke ia dëftuar shërbëtorit tënd.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Me të vërtetë je i madhërueshëm, o Zot Hyj, askush nuk është i ngjashëm me ty dhe përveç teje s’ka tjetër Perëndi, mu ashtu siç e kemi dëgjuar me veshët tanë!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23A ka ndokund vetëm edhe një komb tjetër përmbi tokë porsi populli yt Izraeli, për të cilin të ketë ardhur Hyji për ta shpërblyer atë për popull të vetin, për ta bërë të përmendur, duke kryer për të vepra të madhërishme e të tmerrshme duke i zhdukur popujt idhujtarë dhe zotat e tyre para popullit tënd që e shpërbleve për vete prej robërisë së Egjiptit?
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Ti e bëre popullin tënd, Izraelin, popull të përhershëm për vete dhe ti, o Zot, u bëre Hyji i tyre.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Tani, o Zot, fjalën që ke dhënë lidhur me shërbëtorin tënd dhe me shtëpinë e tij, çoje në vend përgjithmonë e bëj siç je zotuar.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Le të madhërohet Emri yt për amshim e le të thuhet: ‘Zoti i ushtrive është Hyji i Izraelit!’ Dhe shtëpia e shërbëtorit tënd Davidit le të jetë e qëndrueshme për amshim para Teje!
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Në të vërtetë, ti, o Zot i ushtrive, Hyji i Izraelit, i ke bërë këtë zbulim shërbëtorit tënd dhe i ke thënë: ‘Unë do të të ndërtoj një shtëpi!’ Prandaj edhe shërbëtori yt e mori guximin të ta drejtojë këtë uratë.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28E tani, o Zot Hyj, ti je Hyj dhe fjalët e tua janë të vërteta e ti i premtove shërbëtorit tënd këto të mira.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Denjohu, pra, ta bekosh shtëpinë e shërbëtorit tënd, që të jetë përherë e qëndrueshme para teje, sepse ti, o Zot Hyj, e ke dhënë fjalën e me bekimin tënd do të jetë për amshim e bekuar shtëpia e shërbëtorit tënd.«
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.