Luftërat e Davidit
1Pas kësaj Davidi i mundi filistenjtë dhe i nënshtroi. Prej duarve të filistenjve Davidi mori Getin dhe qytetet e tija.
2I mundi edhe moabët dhe i mati me litar duke i shtrirë për tokë: i mati dy litarë për t’i vrarë e një litar të plotë për t’i lënë në jetë. Kështu Moabi u bë skllav i nënshtruar për t’i paguar të dhjetat.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Davidi e mundi edhe Adadezerin, birin e Rohobit, mbretin e Sobës, kur doli për ta shtrirë sundimin e vet mbi lumin Eufrat.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Davidi i zuri robër lufte një mijë e shtatëqind kalorës dhe njëzet mijë këmbësorë. Të gjithë kuajve të karrocave ua preu dizgoret; por prej tyre kurseu njëqind karroca.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Erdhën edhe sirianët e Damaskut për t’i ndihmuar Adadezerit, mbretit të Sobës, dhe Davidi vrau njëzet e dy mijë vetë prej sirianëve.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Davidi vuri qeveritarë në Sirinë e Damaskut dhe sirianët u bënë skllevër të Davidit dhe i paguanin të dhjetat. Çkado që ndërmerrte Davidi, Zoti i ndihmonte në të gjitha.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Davidi i mori armët e arta që i kishin ushtarët e Adadezerit dhe i solli në Jerusalem.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Po ashtu edhe prej Tebahut e prej Berotait, qytete të Adadezerit, mbreti David solli bronz me shumicë të madhe fort.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kur dëgjoi mbreti i Ematit, Tou, se Davidi i kishte thyer të gjitha fuqitë e Adadezerit,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Tou e dërgoi birin e vet Adoramin te Davidi mbret, për t’i shprehur përgëzimet e tija e për t’i dhënë nder që kishte luftuar kundër Adadezerit dhe e kishte mundur, sepse Adadezeri ishte armik lufte i Tout. Adorami i solli enë të argjendta, enë të arta e enë të bronzta.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Edhe këto Davidi mbret ia kushtoi Zotit bashkë me arin e argjendin që ia kishte kushtuar më parë e që kishte marrë prej të gjithë popujve që i kishte nënshtruar:
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12prej sirianëve, moabëve, prej bijve të Amonit e filistenjve, prej amalekasve dhe prej duarve të Adadezerit, birit të Rohobit, mbretit të Sobës.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Davidi gjithashtu ia rriti vetes zërin edhe kur, ndërsa po kthehej ngadhënjimtar mbi Idumenë, i vrau tetëmbëdhjetë mijë vetë në luginën e Kripës.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Në Idumé caktoi qeveritarët: kështu mbarë Idumeja ra nën sundimin e Davidit. Çkado që ndërmerrte Davidi, Zoti i ndihmonte në të gjitha.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Qeverisja e mbretërisë
15Davidi mbretëronte mbi mbarë Izraelin. Vinte në zbatim të drejtën dhe drejtësinë kundrejt mbarë popullit të vet.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Joabi, biri i Sarvisë, ishte në krye të ushtrisë, kurse Jozafati, biri i Ahiludit, ditarmbajtës.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Sadoku, biri i Akitobit dhe Abiatari, biri i Akimelekut, ishin priftërinj, kurse sekretar ishte Sarajai.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Banaja, biri i Jojadës, sundonte keletët dhe feletët. Kurse bijtë e Davidit ishin priftërinj.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.