II. QORTIME E KËRCËNIME IZRAELIT
Zgjedhje e ndëshkime
1Dëgjojeni këtë fjalë që Zoti e tha në lidhje me ju, bijtë e Izraelit, dhe në lidhje me të gjitha vëllazëritë, që i nxora nga dheu i Egjiptit. Thotë:
2“Vetëm juve ju zgjodha nga të gjitha fiset e tokës, prandaj do t’ju ndëshkoj për të gjitha fajësitë tuaja.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
S’mund t’i qëndrohet thirrjes profetike
3A udhëtojnë, vallë, dy vetë së bashku po qe se nuk bien në përkim?
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Vallë, ulërin në pyll luani po qe se pre nuk ka? Lëshon zë luanthi në strofull në qoftë se zënë nuk ka asgjë?
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5A thua bie shpendi në tokë në qoftë se hedhur si është laku? A thua shkrehet nga toka kurthi para se të ketë zënë ndonjë gjë?
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Bie boria, vallë, në qytet e populli nuk kushtrimohet? Fatkeqësi thua vjen në qytet që shkaktuar të mos jetë prej Zotit?
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Zoti Hyj në të vërtetë gjë s’bën pa ua pasur zbuluar synimin shërbëtorëve të vet, profetëve.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ulërin luani, kush nuk trembet? Foli Zoti Perëndi: kush të mos profetizojë?
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Samaria e prishur do të mbarojë
9Lajmëroni në pallate të Asyrisë e në pallate të dheut të Egjiptit; thoni: ‘Mblidhuni në male të Samarisë!’ Vëreni ç’pshtjellime janë në të, sa të dhunuar në gjirin e saj!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Nuk dinë të veprojnë me drejtësi - thotë Zoti, grumbullojnë në pallate të veta dhunë rrëmbime!”
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Prandaj kështu thotë Zoti Hyj: “Armiku do të rrethojë vendin; do të thyhet fuqia jote, pre do të bëhen pallatet e tua!”
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kështu thotë Zoti: “Si i nxjerr bariu nga goja e luanit dy kërcinj o një copë veshi, kështu do të shpëtojnë bijtë e Izraelit që banojnë në Samari në kënd të shtratit e në shtrojë të Damaskut.”
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kundër Betelit e godinave të bukura
13“Dëgjoni e dëshmoni shtëpisë së Jakobit - thotë Zoti, Hyji i Ushtrive -
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14“Ditën kur unë ti ndëshkoj keqbërjet e Izraelit, do të ndëshkoj atë e lterët e Betelit, do të këputen brirët e lterit, për tokë do të bien.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Do ta rrënoj shtëpinë e dimërimit bashkë me shtëpinë e verimit, do të shemben shtëpitë e fildishta, do të zhduken shtëpitë e mëdha!”, - është fjala e Zotit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.