Kundër grave të Samarisë
1Dëgjojeni këtë fjalë, o ju lopët e Basanit, që jeni në mal të Samarisë, që të ligshtët i shtypni, që i mundoni varfanjakët, që u thoni burrave tuaj: ‘Na sill të pimë!’
2Zoti Hyj u përbetua në shenjtërinë e vet: “Ja, dita juve ju erdhi, kur do t’ju ngulin në heshtë e pasardhësit tuaj me fuzhnjën,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3njëra pas tjetrës do të dilni n’për biruca e do të flakeni në Armon!”, është fjala e Zotit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Iluzionet e Izraelit, mospendimi e ndëshkimi
4“Shkoni në Betel e mëkatoni, në Galgalë e mëkatoni më shumë! Në mëngjes herët kushtoni flitë, krye tri ditësh të dhjetat tuaja!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Flinë e lavdit kushtojeni me brumë, shpallni kushte vullnetare botërisht, pse kështu ju ka ëndje, bij të Izraelit!” - është fjala e Zotit Hyj!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6“E, pra, dhëmbë për dhëmbë vetë ju lashë në të gjitha qytetet tuaja, e pa bukë në të gjithë fshatrat tuaj, megjithatë tek unë s’u kthyet!”, - thotë Zoti !
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7“Tre muaj para korrjes shi s’ju çova; lashë të bjerë shi në një qytet, por jo në tjetrin: njëra pjesë lagej me shi, kurse tjetra, pse shi s’i çova, bëhej shkrumb!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Dy - tri qytete atëherë vraponin në një qytet për të pirë ujë, por s’mund të ngiheshin; megjithatë tek unë s’u kthyet!”, - është fjala e Zotit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9“Ju godita me erë përcëlluese e me kllogjër; begatinë e kopshteve e të vreshtave, të fiqve e të ullishtave tuaja e hëngri vemja, por ju tek unë s’u kthyet!”, - është fjala e Zotit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10“Kundër jush çova murtajën, si dikur kundër Egjiptit; të rinjtë tuaj me shpatë i preva, kuajt tuaj bëheshin pre. Hundët jua zura me qelbësirën e fushimit tuaj, por ju tek unë s’u kthyet!”, - është fjala e Zotit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11“Ju shpartallova sikur Hyji i shpartalloi Sodomën e Gomorrën e u bëtë porsi cungu i nxjerrë nga zjarri, por ju tek unë s’u kthyet!”, - është fjala e Zotit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12“Prandaj, kështu do të sillem me ty, Izrael! Pasi kështu duhet të të bëj ty, bëhu gati, o Izrael, ti dalësh përballë Hyjit tënd!”
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Këngë lavdi
13Sepse ja: Ai që trajtën u jep maleve, Ai që erërat i krijon, që njeriut ia zbulon synimet, që krijon agim e terr, që ecën mbi lartësitë e tokës e ka Emrin Zoti Hyji i Ushtrive!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.