Të gjithë kapitujt

Amosi · Kapitulli 6

Kundër sigurisë së rreme të të mëdhenjve, Ndëshkimi do të jetë i tmerrshëm

14 vargje

Kundër sigurisë së rreme të të mëdhenjve

1Vaj për ata që janë të qetë në Sion, që janë të sigurt në mal të Samarisë, që janë paria e më të parit komb, kah të cilët shkon shtëpia e Izraelit!

2Kaloni në Kalane e shikoni, prej andej shkoni në Ematin e madh, zbritni pastaj në Get të palestinëve. A më të mirë se këto mbretëri ju jeni? Vendi i tyre më i madh se i juaji?

3Të shtyni mendoni Ditën e mjerimit e afroni mbretërinë e dhunës!

4Fjetur në shtretër asht elefanti, sa gjerë gjatë të shtrirë në shtroja të veta, hanë qengjat e njomë të grigjës e viça të zgjedhur të lorisë;

5me psalter të përcjellë këndojnë, shpikin vegla muzikore si Davidi,

6e pinë verë me gota të mëdha e lyhen me vajëra të zgjedhur e për rrënimin e Jozefit nuk kujdesohen!

7Prandaj tani në mërgim do të shkojnë, mu në krye të tgjithë mërgimtarëve, do të pushojë shoqëria e të shfrenuarve!

Ndëshkimi do të jetë i tmerrshëm

8Me kokë të vet u përbe Zoti Hyj! - është fjalë e Zotit Hyj të Ushtrive: “E urrej krenarinë e Jakobit, i urrej pallatet e tij, do të dorëzoj qytetin me çka ka.

9Nëse do të shpëtojnë dhjetë vetë në një shtëpi, edhe ata do të vdesin.

10Do ta marrë i afërmi i vet për t’i qitur jashtë eshtrat nga shtëpia e do t’i djegë. Do t’i thotë atij në fund të shtëpisë: “A ka më ndonjë te ti?” Ai do të përgjigjet: “Nuk ka më!” Ky do të shtojë: “Hesht!” S’mbeti kush të kujtojë emrin e Zotit!

11Ja, Zoti po urdhëron, shtëpinë e madhe rrënojë do ta bëj shtëpinë e vogël do ta kthej në thërrime.

12A vrapojnë, vallë, qetës kuajt, a lëvrohet deti me qe, që ju të drejtën e kthyet në helm e frytin e drejtësisë në mendër?

13Ata gëzohen për Lodabarin e thonë: “Karnaimin a se morëm se pushtuam me forcën tonë!”

14“Ja, pra, populli i Izraelit, unë do të ngre kundër jush - thotë Zoti, Hyji i Ushtrive - një popull, e do t’ju shtypin që nga hyrja e Ematit deri në përroin e Arabës!”