Vegimi i katërt: kaçilja me fruta të pjekura
1Ja se çfarë më tregoi Zoti Hyj! Ishte një kaçile me fruta të pjekura.
2Ai më pyeti: “Çka po sheh, o Amos?” Iu përgjigja: “Një kaçile me fruta të pjekura!” Atëherë Zoti më tha: “I erdhi fundi popullit tim Izraelit! Tani e tutje nuk do ta fal më!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Atë ditë do të vajtojnë këngëtaret e pallatit - është fjala e Zotit - Të shumta do të jenë kufomat, të hedhura gjithkah! Heshtim!”
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kundër tradhtarëve e shfrytëzuesve
4Dëgjojeni këtë ju, që e shtypni skamnorin, që shfrytëzoni nevojtarët e vendit,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5ju që thoni: Kur po kalon më hëna e re, të mund t’i shesim mallrat?’ Edhe e shtuna e të mund të shesim grurë? Të zvogëlojmë masën e të shtojmë siklin, të përdorim peshore të rreme,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6për ti blerë skamnorët me para, të vobektin me një palë këpucë, ti shesim edhe të hedhat e grurit?
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Zoti përbetohet me nderin e Jakobit: “Kurrën e kurrës s’do ti harroj veprat e tyre!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Vallë a jo për këtë nuk dridhet toka, nuk ia pëlcet vajit banuesi i vendit e nuk nguf mbarë vendi si lumi, sfryhet e nuk bie porsi lumi i Egjiptit?”
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lajmërim ndëshkimi: terr e vaj
9“E do të ndodhë atë ditë - fjala e Zotit - do të bëj dielli të perëndojë në mesditë, në pikë të ditës do të bëj të errësohet toka,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10festat tuaja do ti shndërroj në vaj, krejt këngët tuaja në vajtime, me grathore do të vesh çdo ijë, tullace do ta bëj çdo kokë! Në vaj krejt vendin do ta shndërroj si në vajtim të djalit të dëshirit, ditët e sprasme ditë hidhërimi!”
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Uri e etje për fjalën e Zotit
11“Ja, po vijnë ditët - është fjala e Zotit - kur mbi vend do të çoj urinë; jo uri buke e etje uji, por të dëgjimit të fjalës së Zotit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Do të enden prej detit në det, prej veriut në lindje do të përshkohen duke e kërkuar fjalën e Zotit e s’do ta gjejnë!”
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lajmërim i ri i ndëshkimit
13“Po atë ditë do të meken etjeje vajzat e bukura e djelmoshat!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ata që përbehen për faj të Samarisë e thonë: ‘Pasha Hyjin tënd, o Dan!’ e: ‘Pasha shtegtimin tënd, o Bersabé!’, do të bien e s’do të ngrihen më!”
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.