I. HYRJA
Baruku dhe bashkësia e judenjve në Babiloni
1Këto janë fjalët që i shkroi Baruku, biri i Nerisë, të birit të Masajës, të birit të Sedecisë, të birit të Asadeut, të birit të Helcisë, në Babilon
2në vitin e pestë, të shtatën ditë të muajit, në kohën kur kaldenjtë e pushtuan Jerusalemin dhe kur e dogjën me zjarr.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Baruku i lexoi fjalët e këtij libri në prani të Jekonisë, birit të Joakimit, mbretit të Judës, dhe në prani të mbarë popullit që erdhi ta dëgjojë leximin e librit,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4po ashtu në praninë e parisë, para bijve të mbretërve dhe në praninë e mbarë popullit, prej më të voglit e deri tek më i madhi i të gjithë atyre që banonin në Babiloni, në brigjet e lumit Sud.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Qanin, agjëronin e luteshin në praninë e Zotit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Të gjithë, sipas mundësisë së secilit, mblodhën parà
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7dhe ia dërguan në Jerusalem priftit Joakim, birit të Helcisë, të birit të Salomit, dhe priftërinjve të tjerë e mbarë popullit që ishte bashkë me të në Jerusalem.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ishte më dhjetë të muajit Sivan kur Baruku i mori enët e Shtëpisë së Zotit, që kishin qenë marrë nga Tempulli, për ti kthyer në tokën e Judës. Ishin enët e argjendta, që i punoi Sedecia, biri i Jozisë, mbreti i Judës,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9pasi që Nabukodonozori, mbreti i Babilonit, i kishte marrë nga Jerusalemi dhe i kishte çuar në Babilon, Jekoninë, princat, çelëstarët, parinë dhe mbarë popullin e vendit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ata thanë: Ja, po ju dërgojmë ca parà. Me to bleni fli shkrumbimi, fli pendestare dhe kem, të cilat paraqitini dhe kushtojini në lterin e Zotit, Hyjit tonë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Lutuni për jetën e Nabukodo- nozorit, mbretit të Babilonit, dhe për jetën e Baltazarit, birit të tij, që ditët e tyre përmbi tokë të jenë porsi ditët e qiellit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kështu Zoti do të na japë fuqi e do të na i shndritë sytë tanë e do të jetojmë nën hijen e Nabukodonozorit, mbretit të Babilonit, dhe nën hijen e Baltazarit, birit të tij, do ti shërbejmë për ditë të shumta e do të gjejmë hir para tyre.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Lutiuni edhe për ne Zotit, Hyjit tonë, sepse mëkatuam kundër Zotit, Hyjit tonë, dhe nuk u largua prej nesh deri në ditën e sotme zemërimi i Zotit dhe zemërimi i tij.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Lexojeni këtë libër që jua dërguam për ta lexuar botërisht në Shtëpinë e Zotit në ditë feste e në ditë të përshtatshme.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15E thoni:
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
LUTJA E TË MËRGUARVE
Rrëfimi i mëkateve
Zotit, Hyjit tonë i përket drejtësia, kurse neve faqja e zezë, siç është sot për çdo njeri të Judës, për banorët e Jerusalemit,
16për mbretërit tanë, për princat tanë, për priftërinjtë tanë, për profetët tanë e për etërit tanë:
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17sepse mëkatuam para Zotit dhe nuk i besuam.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Nuk e dëgjuam zërin e Zotit, Hyjit tonë, që të ecnim urdhërimeve të Zotit, që na i ka vënë përpara.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Që ditën kur Zoti i nxori etërit tanë nga toka e Egjiptit e deri në ditën e sotme ishim kokëtrashë kundër Zotit, Hyjit tonë, kemi vepruar paturpësisht për të mos ia dëgjuar zërin,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20prandaj edhe na u ngjeshën të këqijat e mallkimi, që Zoti ia tha Moisiut, shërbëtorit të vet, ditën kur i nxori etërit tanë nga toka e Egjiptit me qëllim që të na dhuronte tokën që rrjedh qumësht e mjaltë, siç është edhe sot e kësaj dite.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Por ne nuk e dëgjuam zërin e Zotit, Hyjit tonë, sipas të gjitha fjalëve të profetëve që na i ka dërguar;
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22por ne shkuam, duke ndjekur secili prirjen e zemrës së vet të keqe, që tu shërbejmë zotave të huaj dhe bëmë çka s’është e pëlqyeshme para syve të Hyjit tonë.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.