VAJTIMI I PESTË
1Të të bjerë ndër mend, o Zot, se çka na gjeti, shikoje e shihe poshtërimin tonë!
2Trashëgimi ynë kaloi në duar të të huajve, shtëpitë tona në duar të barbarëve!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3U bëmë bonjakë, fëmijë të pababë, nënat tona porsi të veja!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Të blerë me para ujët tonë pimë, drutë tona duhet ti blejmë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Me zgjedhë në qafë para na grahin, u këputëm, s’na lënë të pushojmë!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Egjiptianëve e asirëve u shtrijmë dorën, për të na dhënë një kafshatë bukë!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Etërit tanë mëkatuan, më nuk janë, por ne po e lajmë fajin e tyre.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Skllevërit po sundojnë mbi ne, s’na shpëton kush prej dorës së tyre.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Me rrezik të jetës e fitojmë bukën para shpatës në shkretëtirë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Lëkura jonë digjet si furra për shkak të flakës së urisë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Në Sion i dhunuan gratë, virgjërat në qytete të Judës.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Me duar të tyre i varën princat, s’i nderuan f’tyrat e pleqve.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Djelmoshat i mbartën mokrat, nën barrë të druve u rrëzuan fëmijët.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Në log të kuvendit sdalin pleqtë, të rinjtë më muzikës s’i bien.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Zemrës sonë i humbi gëzimi, në zi u kthyen vallet tona.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Nga koka na ra kurora, të mjerët ne se kem’ mëkatuar!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Këndej pikëlluar është zemra jonë, prandaj sytë na u errësuan,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18pse u shkretua mali i Sionit, nëpër të shëtisin dhelprat.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Por ti, o Zot, ti qëndron përgjithmonë, froni yt brezni në brezni.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Pse gjithnjë na lë në harresë, për kohë të gjatë do të na harrosh?
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Na kthe, o Zot, e ne do të kthehemi, përtëriji ditët tona si në kohë të vjetra!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Pra krejtësisht, thua, na përbuze, i zemëruar kundër nesh pa masë?
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.