1O Zot i gjithëpushtetshëm, Hyji i Izraelit, drejt teje klith një shpirt i ngushtuar, shpirti në ankth!
2Dëgjo, o Zot, e ki mëshirë, sepse kemi mëkatuar para teje!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ti zotëron përgjithmonë e ne vazhdimisht humbasim!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4O Zot i gjithëpushtetshëm, Hyji i Izraelit, dëgjoje tani lutjen e të vdekurve të Izraelit e bijve të tyre, që mëkatuan ndër sy të tu, të cilët nuk e dëgjuan zërin e Zotit, Hyjit të tyre, e na mbuluan të këqijat!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Mos i kujto fajësitë e etërve tanë, por tani kujto pushtetin tënd e Emrin tënd,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6sepse ti je Zoti, Hyji ynë, e ne do të të lavdërojmë, o Zot,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7sepse pikërisht për këtë e mbushe zemrën tonë me frikë që ta thërrasim në ndihmë Emrin tënd. Ne dëshirojmë ta lavdërojmë Emrin tënd në mërgimin tonë, sepse e flakëm prej zemrës sonë çdo fajësi të etërve tanë, që mëkatuan ndër sytë e tu.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ja, ne edhe sot gjendemi në këtë mërgim, ku na trete të jemi turp, mallkim, shpagim për të gjitha paudhësitë e etërve tanë, që u larguan prej Zotit, Hyjit tonë.”
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
III. URTËSIA, VEÇORI E IZRAELIT
9Dëgjoji, o Izrael, urdhrat e jetës, vërua veshin për ta njohur urtinë!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Po përse ti, o Izrael, përse je në tokën e armikut?
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ti u plake në dheun e huaj, po përdhosesh me kufoma, i çmuar si ata që në Nëntokë zbritën!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12E le burimin e dijes!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Të kishe ecur udhës së Zotit, do të banoje në paqe të përhershme.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Mëso se ku është mençuria, ku fuqia e ku kuptimi, që njëherë e mirë ta dish ku është jeta e gjatë, drita e syve edhe paqja.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kush e zbloi vendin e saj? Kush hyri në thesaret e saj?
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ku janë sunduesit e popujve, ku zotëruesit e egërsirave të tokës?
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ku janë ata që luajnë me shpendët e qiellit,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18që grumbullojnë argjend e ar - në të cilin njerëzit e vënë shpresën - dhe fund nuk ka grumbullimi i tyre; ata që me kujdes punojnë argjendin, pa e zbuluar fshehtësinë e punës së vet?
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Sharruan, zbritën në Nëntokë dhe të tjerë u ngritën në vend të tyre!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Brezni të reja dolën në dritë, por s’e njohën udhën e mësimit,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21si mësuan shtigjet e dijes; nuk ia arritën as bijtë e tyre, madje u larguan prej udhës së tyre.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22S’u dëgjua për të në Kanaan, as s’u pa ajo në Teman.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Bijtë e Agarës që mbi tokë dijen kërkojnë, tregtarët e Meranit e të Temanit, tregues përrallash e kërkues urtie: nuk e njohën udhën e urtisë, nuk i gjetën shtigjet e saj!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Sa e madhe është, o Izrael, banesa e Hyjit, sa i gjerë është vendi i zotërimit të tij!
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25I madh është sa që s’ka mbarim, i lartë edhe i pakufishëm!
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Aty qenë viganët, moti të përmendur, të lartë me shtat e mjeshtra lufte.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Por ata si zgjodhi Hyji, as s’ua dha udhën e dijes.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28U shuan pse u mungoi urtësia, sharruan për shkak të marrëzirës.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Kush u ngjit në qiell e atë e mori, e uli poshtë nga retë?
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Kush e kapërceu detin dhe e gjeti dhe e bleu me ar të kulluar?
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Askush se njeh udhën e saj, as s’e kupton shtegun e saj.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32E njeh Ai që di gjithçka, e shqyrtoi me mendje të vet, Ai që e përftoi tokën për kohë të amshueshme, që e mbushi me kafshë katërkëmbëshe;
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Ai që e nis dritën e ajo merr rrugë, e thërret prapa e kthen duke u dridhur!
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Yjet ndriçojnë në vendin e vet e gëzohen:
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35i thirri e thanë: “Tek jemi!”; i ndriçuan me gëzim Atij që i krijoi!
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Ky është Hyji ynë, një tjetër me Të s’mund të krahasohet!
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Ai e shqyrtoi mbarë udhën e njohjes, ia dhuroi Jakobit, shërbëtorit të vet, Izraelit, të dashurit të vet.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Kështu ajo edhe u pa mbi tokë edhe mes njerëzve banoi.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.