1Ajo është Libri i Urdhërimeve të Hyjit, Ligji që qëndron për amshim: kush ta mbajë, do të jetojë, kush të mos e mbajë, do të vdesë!
2Kthehu, Jakob, e pranoje, ec drejt shkëlqimit, në dritën e tij!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Mos ia jep tjetërkujt nderin tënd, denjësinë tënde një populli tjetër!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Jemi të lumtur, o Izrael, sepse na u zbulua çka i pëlqen Hyjit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
IV. VAJTIM DHE SHPRESË E JERUSALEMIT
5Zemër, populli im, ju që ia ruani kujtimin Izraelit!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Qetë shitur ndër paganë, por jo për t’ju humbur fara, por, pse e hidhëruat Hyjin, ratë në dorën e armiqve.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Sepse e zemëruat Krijuesin tuaj duke u flijuar djajve e jo Hyjit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8E harruat Hyjin, të Amshueshmin, që ju mbajti në jetë, e trishtuat Jerusalemin, atë që ju rriti.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Pa Jerusalemi si bie mbi ju zemërimi i Zotit e tha: “Dëgjoni, fqinjë të Sionit: Trishtim të madh mbi mua çoi Hyji.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Pashë mërgimin e bijve e bijave të mia në të cilin i Amshueshmi ata i treti.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11I pata rritur ata me gëzim, i lashë të shkojnë me vaj e me pikëllim!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Askush të mos gëzohet mbi mua, të mbetur të vejë e të lënë prej shumëve, më shkretuan mëkatet e bijve të mi, që iu shmangën Ligjit të Hyjit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Nuk i njohën urdhrat e tij, as nuk ecën udhës së urdhërimeve të tij, as s’i ndoqën shtigjet e mësimit të tij të drejtë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Le të afrohen fqinjët e Sionit! Mendojeni mërgimin e bijve e bijave të mia, ku i Amshueshmi po i humb.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15E çoi mbi ta një popull prej së largu, një popull të mbrapshtë e të gjuhës së huaj, që nuk dinë ta nderojnë plakun e për foshnja mëshirë nuk kanë!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Zvarrë ia hoqën së vejës foshnjat, qyqe vetëm e lanë pa vajza!”
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Po unë çfarë ndihme jam në gjendje t’ju jap?
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Ai që mbi ju i solli këto të vështira, prej armiqve tuaj do t’ju shpëtojë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Nisuni, o bij, nisuni! Unë po mbetem qyqe vetëm, e shkretë;
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20E hoqa petkun e paqes, vesha grathoren e mjerimit tim, në ditët që më mbesin, në ndihmë do të thërras t’Amshueshmin.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Zemër, o bij, në ndihmë thirreni Hyjin, Ai do t’ju shpëtojë nga dhuna, nga duart e armiqve tuaj!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Sepse shpresën e kam në të Amshueshmin, Ai do t’jua sjellë shpëtimin, prej Shenjtit e pres gëzimin: për së shpejti do t’ju mëshirojë, i Amshueshmi, Shëlbuesi juaj!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Me lot e vaj po ju shikoj kah shkoni, por Zoti Hyj do t’ju kthejë tek unë me gëzim, me hare të përhershme!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Siç e panë fqinjët e Sionit mjerimin e skllavërisë suaj, ashtu së shpejti do ta shohin shpëtimin që ju vjen prej Hyjit, mbi ju do të vijë me lavdi të madhe e me shkëlqim që e sjell i Amshueshmi.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Bij, mbarteni me duresë zemërimin që prej Hyjit erdhi mbi ju. Armiku yt të ka përndjekur, do t’ia shohësh së shpejti rrënimin që do ta pësojë mbi zverk të tij.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Njomet më ecën udhësh të thepisura, u grahën si grigj’s që rrëmben armiku!
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Guxim, bijtë e mi, thirreni në ndihmë Hyjin: sepse Atij që ju vuri në provë do t’i bjerë ndër mend për ju.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Por, siç menduat të largoheni prej Hyjit tani të kthyer, shumëfishoni ta lypni kujdesin:
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29sepse Ai që mbi ju i çoi provat do t’ju çojë gëzim të përhershëm së bashku me shëlbimin tuaj.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Merr guxim, Jerusalem, do të të ngushëllojë Ai që të dha emrin.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Të mjerët ata që të kanë dëmtuar, që iu gëzuan rënies sate!
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Mjerë qytetet ku shërbyen bijtë e tu, mjerë qyteti që i priti bijtë e tu!
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Siç iu gëzua rrënimit tënd, siç u kënaq për rënien tënde, ashtu do të pësojë në rroposje të vet.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Do ti heq gëzimin e qytetit të populluar, hareja në vaj do të kthehet.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Do ta pushtojë prej të Amshueshmit zjarri gjatë ditëve të shumta, do të banohet prej djajsh për kohë të gjatë!
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Jerusalem, sytë silli kah lindja dhe shikoje kënaqësinë tënde që prej Hyjit mbi ty po vjen!
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Ja se po vijnë bijtë e tu që ti i pe duke shkuar! Po vijnë të bashkuar prej ku lind e perëndon, me urdhrin e Shenjtit të gëzuar në lavdinë e Zotit!
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.