Të gjithë kapitujt

Baruku · Kapitulli 5

IV. VAJTIM DHE SHPRESË E JERUSALEMIT (2)

9 vargje

1Hiqe, Jerusalem, petkun e trishtimit e të mjerimit tënd e vishu me shkëlqim të lavdisë të nderit të përhershëm që po të vjen prej Hyjit!

2Mbështillu me mantel të drejtësisë që vjen prej Hyjit, vëre në kokë kësulën e lavdisë së të Amshueshmit!

3Sepse Hyji do t’ia dëftojë nderin tënd gjithkujt, gjithkund nën qiell.

4Për amshim do ta qesë emrin: “Paqja e drejtësisë”, “Lavdia e hyjshërbimit!”

5Ngrihu, Jerusalem, e qëndro në maje, shiko përreth në Lindje, shih si janë bashkuar bijtë e tu prej ku lind dielli e ku perëndon, në urdhrin e Shenjtit, plot gëzim për kujtimin e Hyjit!

6Prej teje dolën në këmbë të dëbuar nga armiku, do t’i bjerë te ti Hyji të mbartur me nder porsi froni i mbretit,

7sepse Hyji urdhëroi të rrafshohet çdo mal i lartë e qetë e thepisur, të mbushen luginat e të barazohen me tokën, që të kthehet Izraeli i sigurt nën lavdinë e Hyjit!

8Me urdhër të Hyjit Izraelit hije do ti bëjnë pyjet dhe të gjitha pemët e erëndshme.

9Sepse Hyji me gëzim do ti prijë Izraelit me dritën e lavdisë së vet, me mëshirë e me drejtësi që vijnë prej të Lumit