Të gjithë kapitujt

Baruku · Kapitulli 6

LETRA E JEREMISË

72 vargje

LETRA E JEREMISË

6 Kopja e letrës së Jeremisë të dërguar skllevërve, të cilët së shpejti do ti çonte mbreti i Babilonit në Babilon për ti vënë në dijeni lidhur me porositë që kishte marrë si urdhër prej Hyjit.

1Për shkak të mëkateve që keni bërë para Hyjit do të çoheni skllevër në Babiloni nga mbreti i babilonezëve, Nabukodonozori.

2Si të keni hyrë në Babilon, do të qëndroni për shumë vjet e për një kohë të gjatë, deri në të shtatën brezni. E pas kësaj kohe do t’ju nxjerr prej andej në paqe.

3Mirëpo, në Babilon do t’ju takojë të shihni zota të argjendtë, të artë e të drunjtë duke i mbartur në krah, të cilët u shtien tmerrin paganëve.

4Kini, pra, kujdes që të mos bëheni porsi të huajt e t’ju kapë frika edhe ju prej tyre!

5Kur ta shikoni turmën para e prapa si i adhuron, ju thoni në zemrën tuaj: Vetëm Ty duhet të të adhurojmë, o Zot!

6Sepse engjëlli im është me ju: ai do të kujdeset për jetën tuaj.

7Në të vërtetë, gjuha e këtyre hyjnive ka qenë lëmuar nga mjeshtri. Mbi ta ka qenë vënë një veshje me ar e me argjend, por janë hyjni të rreme e nuk mund të flasin.

8Dhe, siç bëhet me një vajzë mendjelehtë, marrin ar e punojnë

9keza për kokat e zotave të vet. Por ndodh sa herë edhe që, priftërinjtë, marrë nga zotat ar e argjend, ta përvetësojnë

10e prej tij tua japin lavireve të tarracave të lavirësisë. I stolisin me petka porsi njerëzit këta zota të argjendtë, të artë e të drunjtë,

11por këta nuk janë të zotët të lirohen as nga ndryshku as nga tenja,

12megjithëse të veshur me petk të purpurt. Ua fshijnë fytyrën nga pluhuri i tempullit që bie me shumicë mbi ta.

13Njëri prej këtyre zotave mban në dorë skeptrin sikur të ishte qeveritar i një krahine, por s’është i zoti ta vrasë atë që e fyen.

14Ka një tjetër në të djathtën e vet shpatën ose sakicën, por s’është i zoti ta shpëtojë veten nga lufta as nga vjedhësit. Këndej është e qartë se nuk janë zota:

15prandaj aspak mos i kini frikë! Porsi një enë e thyer bëhet e pavlerë për njeriun, të tillë janë edhe zotat e tyre.

16Të vendosur në tempull, sytë e tyre mbushen plot me pluhur prej këmbëve të atyre që hyjnë.

17Sikurse për një njeri që ka fyer mbretin mbahet mirë i mbyllur vendi ku ruhet pse do të çohet në vdekje, kështu priftërinjtë i sigurojnë tempujt e tyre me dyer, me kyça e me shula, që të mos vidhen prej vjedhësve.

18U ndezin edhe dritëza, madje më shumë se për vetvete, por ata asnjë prej tyre s’mund ti shohin.

19Janë porsi trau në shtëpi: zemrën e tyre e brejnë krimbat që dalin prej dheut; ndërsa i brejnë ata dhe ua brejnë veshjet, gjë sndiejnë!

20Fytyrat u nxihen nga tymi që bëhet në tempull.

21Mbi trupin e tyre e mbi koka të tyre fluturojnë kukavajkat, dallëndyshet e shpendët; gjithashtu edhe macet!

22Këndej mund ta dini se nuk janë zota: pra, skeni pse ti druani!

23E njëmend, ari me të cilin janë të veshur që të duken të bukur, nëse ndokush nuk e heq ndryshkun, nuk do të shkëlqejnë. Ata as s’kanë ndjerë gjë kur i kanë shkrirë!

24I kanë blerë me çmim fort të lartë e pra s’kanë frymë jete.

25Pasi këmbë nuk kanë, mbarten në shpinë prej njerëzve, kështu ia dëftojnë padenjësinë e vet njerëzve: i skuqin edhe besimtarët e vet,

26sepse, nëse rrëzohen për tokë, prej tyre duhet të ngrihen. Kur i vënë në këmbë, ata vetë s’mund të luajnë vendit, as, nëse varen, nuk mund të ndreqen; u sjellin dhurata porsi të vdekurve.

27Flitë që u kushtohen, priftërinjtë e tyre i shesin e nxjerrin fitesë. Gjithashtu edhe gratë e tyre e kripin një pjesë e nuk u ndajnë gjë skamnorëve e nevojtarëve. Gratë deri edhe në mujore dhe në përgim i prekin flitë e tyre!

28Pra, duke e ditur prej këtyre se nuk janë zota, aspak mos i kini frikë!

29Po njëmend, e si do të mund të quhen zota? Kur gratë u kushtojnë fli këtyre idhujve të argjendtë, të artë e të drunjtë;

30në tempujt e tyre priftërinjtë rrinë me petka të shqyera, me kokë e mjekërr të rruar, me koka të zbuluara;

31ulërijnë e bërtasin në praninë e tyre porsi në drekë të të vdekurit.

32Priftërinjtë u heqin petkat e me to i veshin gratë dhe fëmijët e vet.

33Nëse ndokush u bën ndonjë të zezë ose ndonjë të mirë, ata nuk janë në gjendje tua shpërblejnë. S’mund të bëjnë ndokënd mbret as s’mund ta rrëzojnë nga froni.

34Gjithashtu nuk janë në gjendje ti japin ndokujt pasuri ose para. Në qoftë se ndokush u bën ndonjë kusht, e nuk e çon në vend, s’janë të zotët t’ia kërkojnë.

35Ata smunden njeriun ta shpëtojnë nga vdekja as ta shpëtojnë të ligshtin prej më të fortit.

36Të verbërit nuk mund t’ia kthejnë dritën e syve, njeriun në nevojë nuk mund ta ndihmojnë.

37Për vejusha nuk kanë dhimbje e bonjakëve nuk u bëjnë mirë.

38Të ngjashme janë me gurë të marrë nga mali këto hyjni të drunjta të praruara e të argjenduara; ata që i adhurojnë do të mbeten të turpëruar.

39Si atëherë mund të çmohet ose të thuhet se janë zota?

40Pastaj, deri edhe vetë kaldenjtë i poshtërojnë. Këta kur e shohin ndonjë të pagojë që s’mund të flasë, e çojnë te Beli e i kërkojnë atij që ta bëjë të flasë,

41a thua se ai mund ti dëgjojë. Megjithatë, edhe pse e kuptojnë se s’janë gjë, nuk mund ti lënë, sepse u mungon gjykimi i shëndoshë!

42Gratë të ngjeshura me teje rrinë pranë udhëve e djegin krunde;

43kur ndonjë prej tyre, merret prej ndonjë kalimtari e pasi të ketë fjetur me të, e vë në lojë të afërmen e vet, pse ajo nuk qe çmuar e denjë si ajo e që nuk iu këput teja si asaj!

44Gjithçka, pra, lidhur me këto hyjni, është gënjeshtër. Si atëherë mund të çmohet e të thuhet se janë zota?

45Të punuar nga mjeshtrit e arpunuesit, ata s’janë asgjë tjetër, por vetëm çfarë mjeshtrit deshën të jenë.

46E vetë këta që i punojnë, se kanë jetën e gjatë; a thua mund të jenë zota ata që prej tyre u punuan?

47Pasardhësve të vet ata u lënë gënjeshtra e turp.

48E njëmend, kur u vjen ndonjë luftë ose ndonjë fatkeqësi, priftërinjtë këshillohen mes tyre ku të fshihen bashkë me këta zota!

49Po si atëherë nuk mund të kuptohet se s’kanë si të jenë zota ata që s’mund ta shpëtojnë veten as prej luftës as prej fatkeqësisë?

50Vërtet, pasi janë të drunjtë, të praruar e të argjenduar, atëherë merret vesh se s’janë tjetër por gënjeshtër; për të gjithë popujt e mbretërit do të jetë e qartë se nuk janë zota, veçse vepër e duarve të njerëzve dhe s’kanë në vetvete asnjë cilësi hyjnore.

51Kush atëherë nuk e di se nuk janë zota?!

52Sepse ata, s’mund ti vënë mbretin ndonjë krahine as s’mund tu falin njerëzve shiun;

53s’janë të zotët ti gjykojnë çështjet e veta as ta çlirojnë të nëpërkëmburin nga ndrydhësi, sepse s’kanë kurrfarë pushteti më shumë se sorrat ndërmjet qiellit e tokës!

54E njëmend, nëse në tempull të zotave të drunjtë të praruar e të argjenduar ndizet zjarri, priftërinjtë e tyre do të ikin e do të shpëtojnë, kurse ata do të digjen në mes të tij porsi trarët.

55S’janë të zotët ta përballojnë mbretin as armiqtë. Si atëherë mund të çmohet ose të pranohet se janë zota?!

56Këta zota të drunjtë, të praruar e të argjenduar s’mund tu shpëtojnë as vjedhësve as bracave:

57këta janë më të fortë se zotat, sepse ua marrin arin, argjendin dhe veshjet me të cilat janë të mbuluar, e shkojnë e zotat s’janë të zotët ti ndihmojnë vetvetes!

58Prandaj më i mirë është mbreti që e dëfton trimërinë e vet ose një enë e dobishme në shtëpi që mund ta përdorë ai që e ka, se hyjnitë e rreme; ose edhe një derë në shtëpi, që i ruan ata që janë në të, se hyjnitë e rreme; ose edhe një shtyllë e drunjtë në pallat se hyjnitë e rreme.

59E njëmend, dielli e hëna e yjet që ndriçojnë dhe kanë për detyrë të shërbejnë, dëftohen të dëgjueshme;

60kështu edhe vetëtima, kur dëftohet, shihet mirë; po në të njëjtën mënyrë edhe erërat fryejnë në çdo krahinë;

61edhe retë, kur u urdhërohet prej Hyjit ta përshkojnë mbarë gjithësinë, kryejnë çka u qe urdhëruar;

62edhe zjarri, i dërguar prej së larti, për ti përpirë malet e pyjet, bën çfarë i qe urdhëruar: këta zota as për kah bukuria as për kah fuqia nuk mund të krahasohen me ndonjërën prej tyre.

63Këndej as s’ka si çmohet as s’ka si të thuhet se këta janë zota, kur s’janë të zotët as të gjykojnë as tu bëjnë njerëzve ndonjë të mirë.

64Pasi, pra, e dini se s’janë zota, aspak mos i druani!

65Ata mbretërit as nuk i mallkojnë as nuk i bekojnë.

66Në qiell popujve nuk u dëftojnë shenja, as nuk shndrisin si dielli as nuk ndriçojnë si hëna.

67Kafshët janë më të mira se ata, sepse janë të zonjat të ikin e të strehohen e ti ndihmojnë vetvetes.

68Kështu, pra, në asnjë mënyrë nuk na është e qartë se janë zota: prandaj aspak mos i kini frikë!

69Vërtet, porsi dordoleci në bastanore që smbron asgjë, të tilla janë edhe hyjnitë e tyre të drunjta, të praruara e të argjenduara.

70Gjithashtu: zotat e tyre të drunjtë, të praruar, të argjenduar i ngjajnë murrizit në kopsht mbi të cilin pushon çdo zog; janë të ngjashëm me të vdekurin e hedhur në errësirë.

71Nga purpura dhe liri i përpunuar, që mbi ta i bren tenja, do ta kuptoni se nuk janë zota. Në fund edhe ata vetë do të prishen dhe do të bëhen turpi i vendit.

72Më i mirë është, pra, njeriu i drejtë që nuk ka idhuj, sepse ai i shpëton çnderimit.