3. Lidhja e Besëlidhjes
1Atëherë i tha Moisiut: »Ngjitu te Zoti ti e Aroni, Nadabi e Abihui dhe shtatëdhjetë pleq prej Izraelit e adhuroni prej së largu.
2Vetëm Moisiu le të ngjitet te Zoti, por këta të mos afrohen, dhe as populli të mos ngjitet me të.«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Moisiu erdhi dhe i tregoi popullit të gjitha fjalët e Zotit dhe rregulloret. Mbarë populli përgjigji njëzëri: »Do t’i zbatojmë të gjitha fjalët që i tha Zoti.«
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Moisiu i shkroi të gjitha fjalët e Zotit. Në mëngjes mëkoi dhe e ndërtoi një lter rrëzë malit, me dymbëdhjetë gurngulur për dymbëdhjetë fiset e Izraelit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Atëherë u urdhëroi të rinjve të Izraelit të flijojnë flitë e shkrumbimit. Flijuan edhe flitë e pajtimit viça në nder të Zotit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Moisiu mori gjysmën e gjakut dhe e qiti në disa enë, kurse gjysmën tjetër e derdhi mbi lter.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Atëherë mori Librin e Besëlidhjes dhe ia lexoi me zë të lartë popullit e populli përgjigji: »Gjithçka tha Zoti do të zbatojmë e do të jemi të dëgjueshëm.«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Atëherë Moisiu e mori gjakun dhe e stërpiku popullin e tha: »Ky është gjaku i Besëlidhjes që Zoti e lidhi me ju në mbështetje të të gjitha këtyre fjalëve.«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Atëherë Moisiu u ngjit me Aronin, Nadabin e Abihuin dhe me shtatëdhjetë pleqtë e Izraelit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Dhe e panë Hyjin e Izraelit: nën këmbët e tija thuajse shtroja prej gurëve të paçmueshëm të safirit e shkëlqyeshme pothuajse si vetë qielli kur është i kthjellët.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11As dorën e vet nuk e ngriti mbi të zgjedhurit e Izraelit: mundën ta shikojnë Hyjin. Hëngrën e pinë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Moisiu në mal
12Zoti i tha Moisiut: »Ngjitu tek unë në mal e qëndro aty. Do t’i jap rrasat e gurit, ligjin dhe urdhërimet që i kam shkruar për t’i mësuar.«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13U ngritën Moisiu dhe Jozuehu, përcjellësi i tij. Duke u filluar Moisiu për malin e Hyjit,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14u tha pleqve: »Pritni këtu deri që të kthehemi te ju. Me ju janë Aroni dhe Huri, nëse lind ndonjë çështje, drejtohuni atyre.«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Moisiu u ngjit në mal dhe reja e mbuloi malin.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Lavdia e Zotit erdhi të banojë në mal të Sinait dhe reja e mbuloi gjashtë ditë. Të shtatën ditë Hyji e thirri prej resë Moisiun.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Lavdia e Zotit u dukej në sy të bijve të Izraelit në trajtë të zjarrit përpijës në majën e malit.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Moisiu u fut në re dhe u ngjit në mal. Qëndroi atje dyzet ditë e dyzet net.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.