Prej vdekjes në jetë
1Edhe ju ishit të vdekur për shkak të fajeve e të mëkateve tuaja,
2në të cilat dikur keni jetuar, kur ndiqnit parimet e këtij shekulli, të prijësit që sundon mes qiellit e të tokës, simbas atij shpirti që tani vepron në bijtë e padëgjesës…
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ndër ta edhe ne dikur jetonim në prirjet e prujta të mishit e të gjakut tonë duke i kënaqur epshet e mishit e të sedres dhe, prej natyre, ishim edhe ne, si tjerët, bij të lëshuar në dorë të hidhërimit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Porse Hyji, i pasur me mëshirë, në saje të dashurisë së madhe, me të cilën na deshi,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5ne që ishim të vdekur për shkak të fajeve, na ngjalli bashkë me Krishtin - ju jeni të shëlbuar me hir -
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6dhe, bashkë me të na ngjalli dhe na vendosi në qiell në Krishtin Jezus:
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7që me mirësinë e tij ndaj neve në Jezu Krishtin ta tregojë në shekujt e ardhshëm pasurinë e patregueshme të veten.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Sepse me hir, në saje të fesë, jeni shëlbuar! Dhe kjo s’vjen prej jush, por është dhuratë e Hyjit!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9E jo me anë të vepravet që ndokush të mos lavdërohet.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Jemi vepër e tij, të krijuar në Krishtin Jezus për vepra të mira, që Hyji i përgatiti qysh më para që të jetojmë në to.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Një gjë e vetme në Krishtin
11Këndej le t’ju bjerë në mend se dikur ishit paganë në trup quheshit »të parrethprerë« prej atyre që mbahen të rrethprerë, me dorë, në trup!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Le t’ju bjerë në mend se në atë kohë ishit pa Mesinë, të përjashtuar nga nënshtetësia e Izraelit, të huaj për Besëlidhjet e premtimit, ishit të pashpresë e të pahyj në botë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Por tani, në Jezu Krishtin, ju që ishit ‘larg’ erdhët ‘ngjat’ - në saje të gjakut të Krishtit.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Përnjëmend Ai është Paqja jonë, Ai që prej dy popujve bëri një e përmbysi murin ndarës d.m.th. armiqësinë - në trupin e vet.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ai e shfuqizoi Ligjin e urdhërimeve me të gjitha rregulloret, me qëllim që prej dyve: paganëve e hebrenjve, të trajtonte në vetvete një njeri të ri e, duke vendosur paqen,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16të dy t’i pajtonte në një trup me Hyjin me anë të kryqit duke e asgjësuar në vetvete armiqësinë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17E prandaj erdhi t’ju kumtojë paqen juve që ishit larg paqen edhe atyre që ishin ngjat.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Në saje të tij, pra, si njëra palë ashtu edhe tjetra, kemi të drejtë të dalim para Atit në fuqi të të njëjtit Shpirt Shenjt.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Prandaj, nuk jeni më të huaj e mërgimtarë, por jeni bashkëqytetarë të shenjtërvet dhe anëtarë të familjes së Hyjit,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20të ndërtuar mbi themelin e vërtetë që janë apostujt e profetët, ku guri i këndit që mban gjithçka, është vetë Jezusi Mesi.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Në Të mbarë ndërtesa është e lidhur dhe rritet në tempull të shenjtë në Zotin.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Në të edhe ju jeni bërë pjesë e ndërtesës së përbashkët që të bëheni në Shpirtin Shenjt banesë e Hyjit.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.