Misioni i Palit ndër paganë
1Për këtë arsye unë Pali, i burgosuri i Krishtit [Jezus] për ju paganët…
2Mendoj se patjetër do të keni marrë vesh për hirin që Hyji, për ta çuar në vend synimin e vet, ma ka dhënë për të mirën tuaj,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3[se] me zbulesë qesh vënë në njohuri të Misterit, për të cilin shkurtimisht posa ju vura në dijeni.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Duke e lexuar mund ta kuptoni se si unë e marr vesh Misterin e Krishtit,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5i cili nuk u qe zbuluar njerëzve të breznive të shkuara sikurse tani u është zbuluar në Shpirt Shenjt apostujve të tij të shenjtë dhe profetëve:
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6se paganët - në Jezu Krishtin - janë bashkëpjesëtarë të të njëjtit trashëgim, bashkëgjymtyrë të të njëjtit trup, dhe bashkanëtarë të të njëjtit premtim në saje të Ungjillit,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7mbarështuesi i të cilit u bëra me anë të dhuratës së hirit të Hyjit që m’u dha me fuqinë mrekullisht vepruese të tijën.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Mua, më të voglit ndër të gjithë shenjtërit, m’u dha ky hir: t’ua shpall paganëve pasurinë e pashqyrtueshme të Krishtit,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9e të bëj të dalë në dritë [para të gjithëve] si vihet në veprim Misteri i mbajtur fshehur që prej amshimit në mendjen e Hyjit, Krijuesit të rruzullimit,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10që tani - me anë të Kishës - të njoftohen Principatat e Pushtetet në qiell lidhur me dijen e shumëllojshme të Hyjit -
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11të synuar qysh prej amshimit e të zbatuar nëpër Jezu Krishtin, Zotërinë tonë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Në të kemi, në saje të besimit në Të, lirinë t’ i afrohemi Hyjit me plot shpresë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Prandaj po ju lutem të mos ju lëshojë zemra për shkak të vuajtjeve të mia që i pësoj për ju! Ato janë nder për ju!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Njohja e dashurisë së Hyjit
14Për këtë arsye i përkul gjunjët e mi para Atit,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15prej të Cilit merr emrin e vet çdo atëri në qiell e mbi tokë,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16që të denjohet, në saje të begatisë së Lavdisë së vet, t’ju forcojë me anë të Shpirtit të vet në fuqi për të mirën e njeriut të brendshëm,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të fesë në mënyrë që, të rrënjosur e të themeluar në dashuri,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18të mund ta kuptoni bashkë me të gjithë shenjtërit çka është Gjerësia, Gjatësia, Lartësia dhe Thellësia
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19e ta merrni vesh dashurinë e Krishtit që kapërcen çdo dije kështu që të mbusheni me tërë plotësinë e Hyjit.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20E Atij, që, në saje të fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë shumë më tepër se ne mund të kërkojmë ose edhe mund të mendojmë,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Atij i qoftë Lavdia në Kishë e në Jezu Krishtin në të gjitha breznitë e jetës së jetëvet. Amen.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.