Një trup i vetëm
1Ju përbej, prandaj, unë i burgosuri në Zotin: jetoni denjësisht si i ka hije thirrjes që keni marrë:
2me plot përvujtëri, butësi e duresë; duroni njëri-tjetrin me dashuri!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Bëni çmosin ta ruani njësinë e Shpirtit me anë të paqes që ju bashkon.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4S’ka por një Trup të vetëm dhe një Shpirt të vetëm - sikurse edhe jeni të grishur në një shpresë të vetme të thirrjes tuaj.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Nuk ka por një Zot, një fe, një pagëzim;
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6një Hyj të vetëm, Atin e të gjithëve, i cili sundon mbi të gjithë, vepron nëpër të gjithë e banon në të gjithë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Edhe secilit prej nesh i qe dhënë hiri me atë masë me të cilën Krishti deshi të na e dhurojë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Këndej edhe thuhet: ‘Kur u ngrit në lartësi i mori me vete robërit dhe u dha dhurata njerëzve.’
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9E ajo fjalë: ‘U ngrit’, çfarë do të thotë tjetër, por se më parë »zbriti« këtu poshtë, përmbi tokë?
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ai që »zbriti, është po Ai që »u ngrit« mbi të gjithë qiejt për ta mbushur gjithësinë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11E Ai i ‘dha’ disa apostuj, disa tjerë profetë, disa prapë ungjilltarë, do të tjerë barinj dhe mësues,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12që shenjtërit t’i bëjë të aftë për veprën e shërbesës, për ndërtimin e trupit të Krishtit,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13deri që të gjithë t’ia arrijmë njësisë së fesë dhe njohjes së Birit të Hyjit deri në gjendjen e njeriut të përsosur, deri në masën që i përket pjekurisë së plotë të Krishtit:
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14që të mos jemi më foshnja me të cilët luajnë tallazet dhe i çon e i rrëzon çdo erë mësimesh në këtë lojë letrash të njerëzve që me dredhi i hapin udhën gabimit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Por, duke e dëshmuar me dashuri të vërtetën, të rritemi në çdo pikëpamje drejt Atij që është Kryet - Krishtit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Prej tij, Trupi i tërë, si një cope, mirë i lidhur në një, ashtu që çdo gjymtyrë ndihmon simbas funksionit që iu dha veçanërisht secilës pjesë dhe e mundëson rritjen e Trupit në ndërtimin e vetvetes në dashuri.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jeta e vjetër e jeta e re
17Pra them këtë dhe përbej në Zotin: mos jetoni sikurse jetojnë paganët - në tytësinë e mendjes së tyre:
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18me mendje të errësuar, larg nga jeta e Hyjit, për shkak të paditurisë që është ndër ta për arsye të trashamanisë së zemrës së tyre.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Vetveten e kanë bërë të pandjeshëm, u dhanë mbas shfrenisë, në mënyrë që, të shtyrë prej lakmimit, të bëjnë çdo poshtërsi.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ju veç nuk keni qenë mësuar kështu mbi Krishtin,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21në qoftë se keni dëgjuar për të dhe në qoftë se keni qenë mësuar simbas së vërtetës që është në Jezusin:
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22në fuqi të së cilës u duhet ta flakni tej mënyrën e mëparshme të jetesës - njeriun e vjetër, të cilin prirjet e prujta e çojnë në bjerrje,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23dhe duhet të përtëriheni me shpirtin e mendjes tuaj
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24dhe të vesheni me njeriun e ri, të krijuar simbas Hyjit në drejtësi e shenjtëri që vjen prej së vërtetës.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Rregulla e jetës së re
25Prandaj flakni rrenën dhe secili le t’i thotë të vërtetën të afërmit të vet, sepse jemi gjymtyrët e njëri-tjetrit.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Po u zemruat? Mos mëkatoni! Dielli të mos perëndojë mbi hidhërimin tuaj!
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Mos i lini asnjë anë kah t’ju kapë djalli!
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Kush vidhte, më të mos vjedhë, por më fort le të punojë me duar të veta drejtësisht që të ketë çka t’i japë atij që është në nevojë.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Asnjë llafe e ndytë të mos dalë prej gojës tuaj, por, nëse është nevoja, thoni fjalën e mirë që t’i ndërtojë e t’ju sjellë hir atyre që dëgjojnë.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Mos e trishtoni Shpirtin Shenjt të Hyjit, me të cilin Hyji ju vulosi për ditën e shpërblimit.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Le të flaket larg jush çdo pikëllim, zemërim, hidhërim, britmë, shamje me çdo lloj ligësie.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Përkundrazi, jini njëri për tjetrin të mirë, zemërdhimbshëm; falni njëri-tjetrin sikurse edhe Hyji ju fali ju në Krishtin.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.