1Përngjani Hyjit porsi bij të dashur
2dhe jetoni në dashuri, sikurse Krishti na deshi ne dhe për ne ia flijoi vetveten Hyjit porsi kusht e fli »që jep erë të mirë«.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Fëlligështia ose çdo lloj papastrie ose lakmimi as të mos zihet në gojë ndër ju, siç u ka hije shenjtërve.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Po as llafe të ndyta, as marri, as fjalë me dy vështrime që nuk kanë hije, por më mirë falënderje.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Sepse mirë dinie këtë: asnjë fëlligështar, asnjë kurvar, asnjë lakmues pasurie - që është idhujtar - nuk ka pjesë në Mbretërinë e Krishtit e të Hyjit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jetoni porsi bij të dritës
6Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota: për këto gjëra bie hidhërimi i Hyjit mbi njerëzit e padëgjueshëm.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Mos kini, pra, kurrgjë të përbashkët me ta!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Po, dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotërinë. Jetoni porsi bij të dritës.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Fryti i dritës është: mirësia, drejtësia, e vërteta -
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10vendosuni të bëni çka i pëlqen Hyjit!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Mos kini pjesë në veprat e pafrytshme të errësirës, por përkundrazi, më mirë zbuloni!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Sepse veprat që këta njerëz i bëjnë fshehtazi është turp edhe të fliten!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13E çdo gjë që zbulohet, del në dritën e vërtetë të veten,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14sepse çdo gjë që është e zbuluar, është dritë. Prandaj thotë: ‘Zgjohu ti që fle, ngritu nga të vdekurit, dhe do të të shndrisë Krishti!’
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Vëreni me kujdes si jetoni: jo si njerëz të marrë, por si njerëz të urtë,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16të cilët dinë ta shfrytëzojnë mirë kohën, sepse ditët janë të këqija.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Prandaj mos jini të paarsyeshëm, por dini ta kuptoni mirë vullnetin e Zotit.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Mos u dehuni me verë, në të cilën është shfrenia, por mbushuni me Shpirtin Shenjt.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Thoni së bashku psalme, himne e këngë të përshpirtshme! Këndoni e lavdëroni Zotin në zemrat tuaja!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Gjithmonë dhe për çdo gjë falënderoni Hyjin Atë në emër të Zotërisë tonë Jezu Krishtit!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Nënshtrohuni njëri-tjetrit në frikën e Krishtit!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Bashkëshortët
22Gratë le t’u binden burrave të vet sikurse Zotit.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Sepse burri është kryet e gruas sikurse edhe Krishti është kryet e Kishës - Ai, Shëlbuesi i Trupit.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Pra, sikurse Kisha i nënshtrohet Krishtit, ashtu edhe gratë le t’u binden burrave të vet në gjithçka.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Ju, o burra, doni gratë tuaja sikurse Krishti e ka dashur Kishën dhe e ka flijuar vetveten për të
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26për ta bërë të shenjtë duke e pastruar me lamje dhe me fjalë,
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27që të bënte gati për vete një Kishë të lavdishme, të panjollë, të parrudhë, pa ndonjë send si këto, të jetë e shenjtë dhe e patëmetë.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Në këtë mënyrë duhet që edhe burrat t’i duan gratë e veta - porsi trupin e vet. Kush e do gruan e vet, do vetveten.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Sepse askurrë askush nuk e urren trupin e vet, por e ushqen dhe kujdeset për të, porsi Krishti për Kishën.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Sepse jemi gjymtyrët e Trupit të tij.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31‘Për këtë arsye njeriu do ta lërë babën dhe nënën e do të jetojë bashkë me gruan e vet e të dy do të jenë një trup i vetëm.’
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Ky është mister i madh: e kam fjalën në lidhjen e Krishtit me Kishën.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Shkurt, për sa u përket juve, secili prej jush le ta dojë gruan e vet porsi vetveten e gruaja le ta nderojë burrin e vet.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.