Të gjithë kapitujt

Ester · Kapitulli 2

II. MARDOKEU E ESTERA, Estera bëhet mbretëreshë, etj.

23 vargje

II. MARDOKEU E ESTERA

Estera bëhet mbretëreshë

1Pas këtyre ngjarjeve, kur më mbretit Asuer i kaloi flaka e hidhërimit, i ra ndër mend për Vastin dhe gjithë çishte vendosur kundër saj.

2Atëherë oborrtarët që ishin në shërbim të mbretit, i thanë: “Le të kërkohen për mbretin vajza virgjëra dhe të bukura.

3Mbreti le të caktojë njerëz të aftë që do të mund të zgjedhin vajza të bukura e virgjëra, le ti bien në qytetin Suzë dhe le ti dorëzojnë në shtëpinë e grave nën mbikëqyrjen e eunukut Egjej, që është kryekujdestari dhe rojësi i grave të mbretit. Ai le të kujdeset për gjithçka që do tu nevojitet për tu bërë gati.

4Cilado prej tyre që do tu pëlqejë syve të mbretit, le të bëhet mbretëreshë në vend të Vastit”. Mbretit i pëlqeu kjo dhe urdhëroi të bëhet ashtu siç qe parashtruar.

5Në qytetin Suzë ishte një njeri që quhej Mardoke, çifut, biri i Jairit të Semejit të Cisit, nga fisi i Beniaminit.

6Ky qe humbur bashkë me të robëruarit të tjerë nga Jerusalemi, të cilët qenë humbur me Jekoninë, mbretin e Judës, që e shpërnguli Nabukodonozori, mbreti i Babilonit.

7Mardokeu e rriti bijën e ungjit të vet Edisën, e cila ndryshe quhet Esterë. Kjo kishte mbetur bonjake pa nënë e pa baba. Ishte e bukur dhe e pashme. Mardokeu e bëri bijë në shpirt.

8Si u shpall urdhri i mbretit, sipas urdhrit të tij, u sollën shumë vajza të bukura në Suzë, të gjitha virgjëra. I qenë dorëzuar Egjeut. Po ashtu qe dorëzuar edhe Estera në shtëpinë e mbretit në duar të Egjeut, rojtarit të grave.

9Vajza i pëlqeu dhe gjeti hir para syve të tij dhe u kujdesua menjëherë ti japë çka i nevojitej për zbukurim e ushqim. Ia dha pjesët që i takonin si dhe shtatë femra shumë të bukura nga shtëpia mbretërore edhe atë, bashkë me përcjellëset e saja, e kaloi në pjesën më të mirë të shtëpisë së grave.

10Estera nuk i kishte treguar as për popullin as fisin të cilit i përkiste, sepse Mardokeu i kishte urdhëruar të mos fliste për këtë gjë assesi.

11Mardokeu kalonte për çdo ditë përpara shtëpisë së grave ku ruheshin vajzat e zgjedhura dhe pyeste për shëndetin e Esterës dhe çfarë po ndodhte me të.

12Secila vajzë duhej të hynte te mbreti kur ti vinte rendi, pasi të kishte kryer gjithçka, kërkohej që zbukurimi i vajzave të zgjaste dymbëdhjetë muaj: gjashtë muaj të lyheshin me vaj mirre dhe gjashtë muajt e tjerë me mjete zbukurimi e me erëra të ndryshme grash.

13Vajza që hynte te mbreti, mund merrte gjithçka të dëshironte nga shtëpia e femrave dhe ta shpiente me vete në dhomën e mbretit.

14Hynte në mbrëmje, e në mëngjes përsëri kthehej në shtëpinë e femrave nën kujdesin e eunukut Sasagazi, i cili ishte kryekujdestari i konkubinave. Më nuk kishte kurrfarë pushteti për të hyrë te mbreti, përveç nëse dëshironte vetë mbreti dhe nëse ai jepte urdhër të vinte për emër ajo që ai donte.

15Me kalimin e kohës, erdhi rendi të shkonte te mbreti edhe Estera, bija e Abihajlit, ungjit të Mardokeut, të cilën ky e kishte bërë bijë në shpirt. Estera nuk kërkoi asgjë, përveç sa i tha eunuku Egjej, rojëtari i grave. Të gjithëve u dukej e hijshme dhe e dashur.

16Kështu pra, qe sjellë në dhomën e mbretit Asuer në muajin e dhjetë, që quhet Tebet, në vitin e shtatë të mbretërimit të tij.

17Mbretit i pëlqeu më tepër se të gjitha femrat e tjera; ajo gjeti hir e përkrahje tek ai më shumë se të gjitha të tjerat. Mbreti ia vuri mbi kokë kurorën e mbretëreshës dhe kështu e bëri mbretëreshë në vend të Vastit.

18Atëherë mbreti urdhëroi të bëhej një gosti e mrekullueshme për nder të Esterës, për të gjithë princat e oborrtarët e vet, e pushoi angarinë në të gjitha krahinat dhe ndau dhurata me bujari mbretërore.

Mardokeu dhe Amani

19Ndërkaq Mardokeu qëndronte me punë në oborrin e mbretit,

20e Estera nuk kishte treguar se çfisi dhe kombi i përkiste, ashtu si ai i kishte urdhëruar. Estera dëgjonte gjithçka ai i urdhëronte, ashtu si e kishte pasur shprehi ta dëgjonte kur ishte ende vogëlushe nën kujdesin e tij.

21Kështu, pra, aso kohe, kur Mardokeu ishte në oborrin e mbretit, u hidhëruan Bagatani e Taresi, dy oborrtarë të mbretit që ishin derëtarë, dhe vendosën të çojnë dorë kundër mbretit.

22Këtë gjë e hetoi Mardokeu. Menjëherë e njoftoi mbretëreshën Esterë e kjo në emër të Mardokeut ia bëri me dije mbretit.

23U bënë hetimet, u gjet se ishte pikërisht ashtu dhe të dy qenë varur. Kjo gjë në praninë e mbretit u shënua në Librin e kronikave.