Të gjithë kapitujt

Ester · Kapitulli 3

III. JUDENJTË JANË TË KËRCËNUAR, Urdhri për shfarosjen e judenjve, etj.

32 vargje

1Pas këtyre ngjarjeve, mbreti ia rriti pushtetin Amanit, të birit të Amadatit, nga populli i Agagut. E bëri më të madhin ndër të gjithë nëpunësit e vet.

2Të gjithë zyrtarët e mbretit, që gjendeshin në derën e mbretit, gjunjëzoheshin dhe i bënin nderim Amanit, sepse kështu kishte dhënë urdhër mbreti për ta nderuar Amanin. I vetmi që nuk i gjunjëzohej dhe nuk e adhuronte, ishte Mardokeu.

3Atëherë Mardokeut i thanë shërbëtorët e mbretit, që ishin në dyert e mbretit: “Pse nuk e zbaton urdhrin e mbretit”?

4Ja thanë disa herë këtë gjë, por ai s’deshi tu vinte vesh, i treguan Amanit, sepse dëshironin të shihnin pale a do të vazhdonte në kokë të vet, sepse u kishte thënë se ishte jude.

5Kur Amani e vërtetoi se Mardokeu as nuk i gjunjëzohej as nuk përkulej përmbys për ta nderuar, u zemërua tepër,

6por iu duk shumë pak të vinte dorë vetëm në një njeri të vetëm, në Mardokeun - sepse kishte dëgjuar se i përkiste popullit hebraik - por parapëlqeu t’ia treste farën mbarë kombit të judenjve brenda kufijve të mbretërisë së Asuerit.

III. JUDENJTË JANË TË KËRCËNUAR

Urdhri për shfarosjen e judenjve

7Në muajin e parë që quhet Nisan, në vitin e dymbëdhjetë të mbretërimit të Asuerit, ndër sytë e Amanit u qit Pur që domethënë shorti se në të cilën ditë e në të cilin muaj duheshin vrarë judenjtë. Shorti i shfarosjes ra në të trembëdhjetën ditë të muajit të dymbëdhjetë që thirret Adar.

8Amani i tha mbretit Asuer: “Është një popull i përhapur gjithkund nëpër krahinat e tua, i veçuar nga të gjithë popujt e tjerë. Përdor një ligj që popujt tjerë nuk e njohin. Për më tëpër e përbuz ligjin e mbretit. Mendoj se nuk është mirë për mbretin ti lërë në paqe.

9Nëse mbretit i pëlqen, le ta qesë një urdhëresë me shkrim për shfarosjen e tyre e unë do ti jap për thesarin mbretëror dhjetë mijë talenta argjend”.

10Atëherë mbreti e hoqi unazën nga dora e vet dhe ia dha Amanit, birit të Amadatit, me kombësi Agag, armikut të judenjve.

11Dhe i tha: “Argjendin që po e premton, lëre për vete, e me popull bëj si të pëlqejë ty”.

12Në muajin e parë, në të trembëdhjetën ditë të tij, u thirrën shkruesit mbretërorë. U shkrua ashtu si urdhëroi Amani të gjithë satrapëve të mbretit, qeveritarëve të krahinave, prijësve të kombësive të ndryshme në gjuhën e me shkronja të secilit komb në emër të mbretit Asuer. Letrat u vulosën me vulën e tij.

13Letrat u dërguan me anë të kasnecëve në të gjitha krahinat e mbretit. Në letra urdhërohej të vriteshin e të shfaroseshin të gjithë judenjtë, të rinj e të vjetër, foshnja e gra të njëjtën ditë, domethënë më trembëdhjetë të muajit të dymbëdhjetë që është Adari dhe tu merren të gjitha pasuritë.

13Kjo është dysheritja e letrës: “Mbreti, Artakserksi i Madh, qeveritarëve të njëqind e njëzet e shtatë krahinave, që kapin nga India deri në Etiopi, si dhe prijësve të vendeve që janë nën sundimin e tyre, kështu u shkruan:

13Meqenëse kam pushtet mbi shumë kombe dhe e kam nën sundim mbarë botën, sdesha assesi ta përdor madhërinë e pushtetit, por të sundoj gjithmonë me butësi e njerëzi mbi të nënshtruarit e mi, pa farë tmerri e tu jap nënshtetasve jetesë të sigurt e mbretërisë mirëqenie dhe liri për lëvizje gjithkah brenda kufinjve e paqe që të gjithë njerëzit e dëshirojnë.

13Pasi kërkova nga këshilltarët e mi këshillë se si mund të arrihej kjo, njëri që, me urti, me vullnet të mirë e me besnikëri të qëndrueshme i tejkaloi të tjerët, që emrin e ka Aman e është i dyti pas mbretit,

13më tregoi se në fiset e mbarë mbretërisë është i shpërndarë një popull armik me ligjet e veta, armik i të gjithë popujve, i urren vazhdimisht urdhërat e mbretërve kështu që nuk mund të forcohet mbretërimi që ne po e ushtrojmë për kënaqësinë e të gjithëve.

13Pasi e mësuam këtë gjë e duke parë se ky popull i vetëm është në kundërshtim me të gjthë popujt e tjerë, se përdor ligje të mbrapshta dhe me qëllim të keq kundër interesave tona bën punë tejet të liga dhe e pengon paqen e mbretërisë,

13prandaj japim urdhër që të gjithë ata, të cilët Amani, mbikëqyrësi i punëve tona botërore, të cilin e nderojmë si baba, që i ka shënuar në letër, me gra e me fëmijë, le tu tretet fara, le të priten nga shpata e armiqve dhe askush të mos ketë mëshirë për ta, më katërmbëdhjetë të muajit të dymbëdhjetë Adar, të këtij viti,

13që këta njerëz që prejkohe të mbrapshtë le të pladosen brenda ditës përdhunisht në ferr e kështu pastaj përgjithmonë ti sigurohet shtetit tonë qetësia e plotë dhe e vazhdueshme.

13Kush do të guxojë ta fshehë këtë lloj njeriu, s’do ti mbesë vend ku të fshihet as ndër njerëz, as ndër shpendë, por le të digjet me zjarr të shenjtë e pasuria e tyre le ti dorëzohet shtetit. Të fala”.

14Teksti i kësaj letre duhej të shpallej si ligj në të gjitha krahinat në mënyrë që të gjithë popujt të njihen me të e të jenë gati për ditën e paracaktuar.

15Kasnecët, që ishin dërguar, shpejtonin ta zbatonin urdhëresën e mbretit. Në Suzë urdhëresa qe varur menjëherë. Ndërsa mbreti dhe Amani gostiteshin, qyteti i Suzës kishte rënë në pështjellim.

Lutja e Mardokeut dhe e judenjve

15Të gjithë popujt bënin gosti. Mbreti dhe Amani që kishte hyrë te mbreti, hanin e pinin me miq.

15Ndërsa gjithkund, ku varej dysheritja e letrës, bëhej vaj e zi e madhe ndër judenj.

15Judenjtë i luteshin Hyjit të etërve të tyre e thoshin:

15“O Zot Hyj, ti je i vetmi Hyj lart në qiell, dhe tjetër Hyj përveç teje nuk ka.

15Po ti kishim zbatuar ligjin tënd e urdhërimet, do të kishim jetuar të sigurt e të qetë për çdo ditë të jetës sonë.

15E tani, pasi nuk i zbatuam ligjet e tua, erdhi mbi ne gjithë ky mjerim.

15O Zot, ti je i drejtë, i butë, i lartë e i madhërishëm: dhe të gjitha udhët e tua janë drejtësi.

15Tani, o Zot, mos lejo të skllavërohen bijtë e tu, mos lejo të dhunohen e të vriten gratë tona, Ti që dëftove dhembshuri për ne nga Egjipti deri këtu!

15Ki mëshirë për pjesën tënde kryesore dhe mos lejo të çnderohet trashëgimi yt: mos lejo të mbizotërojnë mbi ne armiqtë tanë”!