Mardokeu e Estera e mënjanojnë rrezikun
1Mardokeu, porsa e mori vesh se çfarë kishte ndodhur, i shqeu petkat e veta, u vesh me grathore dhe kokën e mbuloi me hi. Qarkullonte rrugët e mbarë qytetit duke bërtitur e vajtuar me zë të lartë
2deri te dyert e pallatit mbretëror, ku askush sguxonte të hynte i veshur me grathore.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Në secilën krahinë, ku qe varur dekreti i mbretit s’kishte tjetër ndër judenj përveç vajit të madh, agjërimit, dënesës e lotëve, e shumica i bënë shtrat grathoret dhe pluhurin.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Shërbëtoret dhe eunukët e Esterës hynë tek ajo dhe e njoftuan. Kur ajo e mori vesh, u pushtua nga një ankth. u mërzit së tepërmi. Ia dërgoi Mardokeut petkat që ta hiqte grathoren e të vishej, por ai nuk dëgjoi ti merrte.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5E thirri eunukun Atak, të cilin mbreti ia kishte dhënë për shërbëtor, i urdhëroi të shkonte te Mardokeu e të mësonte prej tij pse po vepronte ashtu.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ataku doli e shkoi te Mardokeu që po qëndronte në shesh të qytetit para derës së Pallatit Mbretëror.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Mardokeu e njoftoi hollësisht për çka i kishte ndodhur, se sa para kishte premtuar Amani se do të sillte në thesaret e mbretit për vrasjen e judenjve.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ia dha edhe dysheritjen e urdhëresës që ishte e varur në Suzë për vrasjen e tyre, për t’ia treguar mbretëreshës. I tha ti thotë mbretëreshës të hynte te mbreti, ti lutej e ti përlutej për popullin e vet.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8E përkujtoi: “Të bien ndër mend ditët e varfërisë sate, kur u rrite në duart e mia. Lutju Zotit e fol me mbretin për ne e na shpëto nga vdekja, sepse Amani, i dyti njeri në shtet pas mbretit, ka kërkuar shfarosjen tonë”.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ataku u kthye dhe i lajmëroi gjithçka kishte thënë Mardokeu.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ajo i urdhëroi t’ia përsëriste këto fjalë Mardokeut:
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11“Të gjithë shërbëtorët e mbretit dhe banorët e të gjitha krahinave të tija e dinë se mbi secilin që guxon të hyjë i pathirrur te mbreti, qoftë burrë qoftë grua, zbatohet menjëherë ligji e vritet aty për aty, përveç në qoftë se mbreti e shtrin mbi të shkopin e artë, vetëm atëherë nuk i merret jeta. E unë tani tridhjetë ditë nuk kam qenë thirrur te mbreti”.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kur i dëgjoi këto fjalë Mardokeu,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13përsëri i çoi fjalë Esterës: “Të mos mendosh se ti që je në pallatin mbretëror, vetëm ti si judease do ta shpëtosh jetën tënde.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Nëse ti kësaj herë do të heshtësh, judenjve do tu vijnë shpëtimi dhe lirimi nga tjetërkahi, kurse ti dhe shtëpia e ty et do të shuhet. Pastaj, kush mund ta dijë se ti s’ke qenë bërë mbretëreshë pikërisht për shkak të parapamjes të kësaj rrethane”?
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Atëherë Estera i çoi fjalë Mardokeut dhe i urdhëroi:
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16“Shko e bashkoji të gjithë judenjtë që gjenden në Suzë dhe agjëroni si do të ju them unë. Mos hani as mos pini për tri ditë e tri netë rresht. Po ashtu edhe unë me shërbëtoret e mia do të agjëroj. Atëherë do të hyj te mbreti edhe pse kundër ligjit: nëse duhet të vdes, le të vdes”!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Mardokeu shkoi dhe bëri ashtu si i kishte urdhëruar Estera.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lutja e Mardokeut
17Mardokeu i shqeu petkat e veta, e shtroi grathoren, ra me fytyrë përdhe bashkë me krerët e popullit prej mëngjesit e deri në mbrëmje
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17duke u lutur: “I bekuar je, o Hyji i Abrahamit, Hyji i Izakut e Hyji i Jakobit!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Zot, o Zot, mbret i gjithëpushtetshëm, gjithçka është në dorën tënde dhe askush s’mund t’i qëndrojë përballë vullnetit tënd, nëse ti vendos ta shpëtosh Izraelin!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Sepse ti je ai që e krijove qiellin e tokën: të gjitha mrekullitë që i përfshin kupa qiellore.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ti je Zotëruesi i të gjithave dhe askush s’mund ti qëndrojë përballë madhërisë sate!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ti e di mirë, o Zot, se me gjithë ëndje do ti adhuroja edhe shputat e këmbëve të Amanit për shpëtimin e Izraelit;
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17por këtë nuk e bëra që nderin e njeriut të mos e vija mbi nderin e Hyjit tim: unë s’do të adhuroj tjetërkënd përveç teje, o Zot, Hyji im!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Dhe nuk e bëj këtë nga krenaria as nga dëshira e lavdisë, o Zot! Duku, o Zot, dëftohu, o Zot!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Dhe tani, o Zot mbret, Hyji i Abrahamit, Hyji i Izakut e Hyji i Jakobit, fale popullin tënd, sepse armiqtë tanë kanë vendosur të na e tresin farën, ta shuajnë trashëgimin tënd!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Mos e përbuz trashëgimin tënd, që e shpërbleve për vete nga dheu i Egjiptit.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Dëgjoje lutjen time e ki mëshirë për pjesën tënde: ktheje vajin tonë në gëzim, që të jetojmë e ta lavdërojmë Emrin tënd, o Zot, dhe mos e mbyll gojën e atyre që të këndojnë lavde!”
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Por edhe mbarë Izraeli me të gjitha fuqitë klithte drejt Zotit, sepse mbi ta rrinte gati për tu sulur vdekja e sigurt.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lutja e Esterës
17Po ashtu edhe mbretëresha Ester kërkoi strehim te Zoti prej frikës së rrezikut të vdekjes që i kërcënohej.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Si i hoqi petkat e lumturisë, veshi petkat e zisë e në vend të erërave të kënaqësisë krenare, e mbuloi kokën me pluhur e trupin e përuli me agjërime të mëdha.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ra përtokë, me fytyrë përdhe bashkë me shërbëtoret e veta, prej mëngjesit e deri në mbrëmje duke u lutur:
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17“I bekuar je, O Hyji i Abrahamit, Hyji i Izakut e Hyji i Jakobit! Ma dëgjo lutjen mua, që jam qyqevetëm, e që nuk kam tjetër Mbrojtës përveç teje, o Zot,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17sepse vetë veten po e vë në rrezik.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Unë mësova prej librave të të parëve të mi, o Zot, se ti e shpëtove Noehin nga ujërat e përmbytjes.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Unë mësova prej librave të të parëve të mi, o Zot, se Abrahamit ndër treqind e tetëmbëdhjetë burra ia lëshove në dorë edhe nëntë mbretër.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Unë mësova prej librave të të parëve të mi, o Zot, se Jonën e shpëtove nga barku i përbindshit.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Unë mësova prej librave të të parëve të mi, o Zot, se ti i shpëtove nga furra e zjarrit Ananinë, Azarinë e Misaelin.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Unë mësova prej librave të të parëve të mi, o Zot, se ti e nxore shëndosh e mirë Danielin nga shpella e luanëve.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Unë mësova prej librave të të parëve të mi, o Zot, se Ezekinë, mbretin e judenjve, të dënuar me vdekje, por që t’u lut, e përdëllove dhe i dhurove edhe pesëmbëdhjetë vjet jetë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Unë mësova prej librave të të parëve të mi, o Zot, se Anës, që t’u lut me gjithë shpirt, ia dhe fatin e bardhë t’i lindë djalë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Unë mësova prej librave të të parëve të mi, o Zot, se ti i shpëton të gjithë ata që ty të pëlqejnë njëherë e përgjithmonë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17E tani më ndihmo edhe mua që kam mbetur qyqevetëm, e që s’kam askënd tjetër përveç Teje, o Zot, Hyji im.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ti e di se shërbëtorja jote e ka urryer shtratin me të parrethprerët.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ti e di, o Hyj, se nuk kam ngrënë nga tryeza e mallkuar dhe se nuk kam pirë verën e njomjeve të tyre.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ti e di se nga dita e lartësimit tim nuk kam pasur tjetër gëzim, o Zot, përveç Teje.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ti e di, o Hyj, se edhe këtë petk që ma rrethon kokën time e urrej porsi rreckën e larjes mujore dhe s’e veshi në ato ditë që më përkasin vetëm mua.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17E tani, ndihmoi bonjakes sate: vëre në gojën time fjalën e përshtatshme për luanin, më bëj të hirshme përpara tij, shndërroje zemrën e tij ta urrejë shtypësin tonë, për shfarosjen të atij e të atyre që mendojnë si ai.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Na çliro nga dora e armiqve tanë; shndërroje vajin tonë në gëzim, dhembjet tona në shëndet.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Sulmuesit kundër pjesës sate, o Hyj, ndëshkoji në mënyrë shembullore.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Duku, o Zot, dëftohu, o Zot”!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.