Të gjithë kapitujt

Ester · Kapitulli 5

Estera paraqitet në pallat

29 vargje

Estera paraqitet në pallat

1Të tretën ditë, Estera u vesh me petkat e mbretëreshës, qëndroi në këmbë në tremen e pallatit mbretëror, brenda, përballë sallonit të mbretit. Ai rrinte në fronin e vet në mbledhjen e pallatit me fytyrë përballë derës.

2Si e pa mbretëreshën Ester ashtu në këmbë, i pëlqeu syve të tij, e shtriu në drejtim të saj shkopin e artë mbretëror që e mbante në dorë. Ajo u afrua dhe e preku majën e shkopit të tij.

2E shndritshme në petkun e mbretëreshës, pasi e kishte thirrur në ndihmë Hyjin, drejtuesin dhe shëlbuesin e të gjithëve, i mori me vete dy nga shërbëtoret e veta.

2Ëmbël mbi njërën mbështetej,

2kurse tjetra e ndiqte zonjën duke ia mbajtur kindin e petkut që i prekte në tokë.

2Kurse ajo, me fytyrë të përshkuar nga ngjyra e trëndafilit e, nën sy të ëmbël e të shndritshëm, fshihte shpirtin e trishtuar dhe të ndrydhur nga frika e vdekjes.

2Si hyri, pra, renderendas nëpër të gjitha dyert, qëndroi në sallën e brendshme para mbretit, ku ai rrinte në fronin e vet mbretëror; i veshur me petkat mbretërore shkëlqente në ar e në gurë të paçmueshëm: ishte në fytyrë i tmerrshëm e në dorë e kishte shkopin e artë mbretëror.

2Porsa i lartësoi sytë, e shikoi atë si mëzati i hidhëruar që do ta mësynte për ta dëmtuar, dhe bërtiti i rrezikshëm: “Kush ka guxuar të hyjë në sallon pa qenë i thirrur?” Mbretëreshën e lëshuan këmbët, u zbeh në fytyrë, e këputur, u mbështet në kokën e shërbëtores që i printe.

2Por Hyji i judenjve, Zoti i të gjitha krijesave, e zbuti shpirtin e mbretit, i cili vrik kërceu plot frikë nga froni, e mori Esterën para duarsh deri që ajo u kthye në vete duke e përkëdhelur me fjalë të ëmbla:

2“Ç’ke, mbretëreshë Ester, motra ime, bashkëshorte në mbretëri? Jam unë, vëllai yt, mos ki frikë!

2S’do të vdesësh! Ky ligj s’është bërë për ty, por për të gjithë të tjerët.

2Afrohu”!

2E lartësoi skeptrin e vet të artë, e vuri në qafën e saj, e përqafoi e i tha: “Fol me mua”!

2Ajo iu përgjigj: “Të shikova, Imzot, e mu duke si engjëlli i Hyjit. Zemra mu trand nga shkëlqimi i madhërisë sate,

2sepse je përtej mase i mrekullueshëm, Imzot, e fytyra jote veç hir kullon”!

2Ndërsa po fliste, përsëri u pak e gati i doli shpirti.

2Mbreti u shqetësua si edhe të gjithë shërbëtorët e tij.

3Atëherë mbreti i tha: “Çfarë dëshiron, mbretëreshë Ester? Cila është kërkesa jote? Nëse do të ma kërkosh edhe gjysmën e mbretërisë, do ta jap”.

4Ajo iu përgjigj: “Po të lutem, nëse i pëlqen mbretit, eja sot tek unë ti bashkë me Amanin në gostinë që e kam bërë gati”.

5Mbreti menjëherë urdhëroi: “Thirrene shpejt Amanin që ti plotësohet dëshira Esterës”. Kështu, pra, erdhën mbreti e Amani në gostinë që e kishte bërë gati mbretëresha.

6Pasi mbreti kishte pirë verë, tha: “Çfarë kërkon, se ta dhashë! Cila është ajo gjë që e dëshiron? Qoftë edhe gjysma e mbretërisë sime, do të të jepet”.

7Estera iu përgjigj: “Kërkesa ime dhe lutja është:

8Nëse kam gjetur hir para mbretit e në qoftë se mbretit i pëlqen të ma kryejë çka kërkoj e të ma plotësojë lutjen time, ta ketë mirësinë mbreti e Amani e të vijnë në gosti që do tua bëj gati nesër e atëherë do ti përgjigj mbretit për çka po më pyet”.

9Atë ditëAmani doli shend e verë, por u hidhërua shumë, kur pa se Mardokeu që po rrinte në derën e pallatit jo vetëm se nuk u ngrit për ta përshëndetur me përulje, por as që luajti nga vendi ku kishte ndenjur.

10Megjithatë u përmbajt. Kur shkoi në shtëpinë e vet, i bashkoi miqtë, e thirri edhe gruan e vet Zaresën

11ua tregoi shkëlqimin e pasurive të veta, u foli për djemtë e vet të shumtë e për nderin e madh, në të cilin e kishte ngritur mbreti përmbi të gjithë oborrtarët dhe zyrtarët e mbretit.

12E pas këtyre, shtoi: “Po edhe mbretëresha Ester sthirri në gosti bashkë me mbretin askënd tjetër përveç meje. Tek ajo edhe nesër do të shkoj në banket bashkë me mbretin.

13Por, megjithëse i kam të gjitha këto, më duket se nuk kam asgjë deri sa ta shikoj çifutin Mardoke duke ndenjur në derën e mbretit”.

14I përgjigjën Zaresa, gruaja e tij, dhe miqtë e tjerë: “Jep urdhër të vihet një tra i gjatë, i lartë pesëdhjetë kute dhe nesër në mëngjes kërko prej mbretit që të varet në të Mardokeu, e kështu do të shkosh i kënaqur në gosti me mbretin”. Amanit i pëlqeu këshilla dhe urdhëroi të bëhet gati trau.