IV. HUAMARRJA E JUDENJVE
Zhgënjimi i Amanit
1Pasi atë natë mbretit i kishte humbur gjumi, urdhëroi ti sillej libri i Kujtimeve ose i Kronikave dhe të lexohej në praninë e tij.
2Duke lexuar erdhën në një vend, ku ishte shkruar se si Mardokeu e kishte zbuluar pritën e dy eunukëve derëtarë, Bagatanit e Taresit, të cilët kishin dashur të vënë dorë në personin e mbretit Asuer.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kur e dëgjoi këtë gjë mbreti, pyeti: “Për këtë besnikëri çfarë nderi dhe çmimi fitoi Mardokeu”? I përgjigjën shërbëtorët e oborrtarët e mbretit: “Nuk iu dha asnjëfarë shpërblimi”?
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Menjëherë mbreti pyeti: “Kush është tani me shërbim në treme”? Pikërisht Amani kishte hyrë në tremen e jashtme të pallatit mbretëror që t’ia shtinte në shteg mbretit të urdhëronte që të varej Mardokeu në litarin e bërë gati për të.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Shërbëtorët i përgjigjën: “Amani qëndron në hyrje para derës”. Mbreti urdhëroi: “Le të hyjë”!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kur Amani hyri, mbreti e pyeti: “Çfarë duhet ti bëhet njeriut, të cilin mbreti dëshiron ta nderojë”? Amani duke menduar vetë me vete e duke e parë se mbreti askënd tjetër sdëshiron ta nderojë përveç atë,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7u përgjigj: “Njeriu, të cilin mbreti dëshiron ta nderojë,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8duhet të vishet me petkat e mbretit, me të cilat ka qenë mbreti i veshur, të vihet në kalë që e kalëron mbreti, ti vihet në kokë keza mbretërore
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9dhe i pari ndër prijësit e mbretit, ai më i shquari, ta veshë e t’ia marrë kalin për dore, të ecë nëpër rrugët e qytetit, të bërtasë e të thotë: “Ja, si veprohet me njeriun që mbreti dëshiron ti japë nder”!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Mbreti i urdhëroi: “Shpejto, merre petkun e kalin dhe bëj si the me çifutin Mardoke, që është në derën mbretërore. Mirë, vërja mendjen të mos e lësh pa bërë asgjë prej atyre që the”!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Amani e mori petkun e kalin, e veshi Mardokeun, e vuri në kalë dhe shkonte para tij rrugës së qytetit duke bërtitur: “Shikoni se si nderohet njeriu që mbreti dëshiron ti japë nder”!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Mardokeu u kthye në derën e pallatit mbretëror, kurse Amani shpejtoi të shkonte në shtëpinë e vet me kokë të mbuluar duke qarë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13I tregoi gruas së vet Zaresës dhe miqve gjithçka i kishte ngjarë. I përgjigjën të dijshmit me të cilët këshillohej edhe gruaja e tij: “Në qoftë se Mardokeu, para të cilit paske filluar të biesh poshtë, është çifut, jo vetëm se s’ke për ta mundur, por ta ka thyer qafën”.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Amani në gostinë e Esterës
14Ndërkohë që këta ende po bisedonin, ia behën shërbëtorët e mbretit dhe e shtrënguan të shkonte shpejt në gostinë që e kishte përgatitur mbretëresha.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.