1Shikova dhe ja, mbi kupën qiellore që ishte përmbi krye të kerubinëve diçka si guri safir dhe përmbi ta u duk diçka e ngjashme me një fron.
2Ai i tha njeriut të veshur në të linjta: »Hyr ndërmjet rrotave që janë nën kerubinë dhe mbushi grushtat e tu me prush zjarri që është ndërmjet kerubinëve e zbrazi mbi qytet.« Ai njeri hyri ndër sy të mi.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kerubinët ishin në të djathtën e Tempullit kur njeriu hyri brenda e reja e mbushi oborrin përbrenda.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Atëherë u ngrit Lavdia e Zotit nga kerubinët drejt pragut të Tempullit dhe Tempulli u mbush me re, kurse oborri u mbush me shkëlqimin e Lavdisë së Zotit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Rrahja e krahëve të kerubinëve dëgjohej deri në tremen e jashtme, porsi jehona e zërit të Zotit të gjithpushtetshëm kur flet.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6E kur ai i dha urdhër njeriut që ishte i veshur me të linjta: »Merr zjarr prej mesit të rrotave, ndërmjet kerubinëve«, ai njeri hyri dhe zuri vend përbri rrotës.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Një kerubin e shtriu dorën nga mesi i kerubinëve drejt zjarrit që ishte ndërmjet kerubinëve, mori dhe i qiti në grushtat e atij që ishte i veshur me të linjta. Ky e mori zjarrin e doli.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Atëherë pashë se kerubinët kishin nën krahët e tyre diçka në përgjasimin e dorës së njeriut.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Shikova, kur qe, ishin katër rrota përgjatë kerubinëve, nga një rrotë përgjatë secilit kerubin. Duka e rrotave ishte e ngjashme me gurin krisolit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Të katërtat ishin si njëra - tjetra, thuase njëra rrotë ishte e futur në tjetrën.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kur lëviznin, mund të shkonin në të katër drejtimet pa pasur nevojë të sillen, por ecnin drejt vendit ku u printe e para, të tjerat e ndiqnin e nuk u sillnin kur lëviznin.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12E mbarë trupi i tyre, shpina, duart e krahët edhe rrotat ishin plot me sy gjithkund përreth, të katërtat.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Dëgjova se këto rrota u quajtën: »Vorbull«.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Secili kerubin kishte katër fytyra: faqja e parë, faqja e kerubinit, faqja e dytë, faqja e njeriut, faqja e tretë, faqja e luanit, faqja e katërt, faqja e shqiponjës.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kerubinët u ngritën në ajr: ishte gjallori që e kisha parë te lumi Kobar.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kur niseshin kerubinët, niseshin edhe rrotat përgjatë tyre; kur kerubinët i luanin krahët për t’u ngritur nga toka, rrotat nuk silleshin, por qëndronin përgjatë tyre.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kur qëndronin ata, qëndronin, kur ngriheshin ata, ngriheshin; sepse shpirti i gjallorëve ishte në to.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lavdia e Zotit largohet nga Tempulli
18Lavdia e Zotit doli nga pragu i Tempullit e zuri vend mbi kerubinë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Kerubinët i hapën krahët e vet ndër sy të mi e u ngritën nga toka, e, duke u nisur, me ta shkuan edhe rrotat. U ndal në hyrje të derës së Shtëpisë së Zotit, në lindje. Lavdia e Zotit të Izraelit ishte mbi ta.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Është ky po ai gjallor që e pashë nën Hyjin e Izraelit bri lumit Kobar dhe e kuptova se ishin kerubinë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Secili ishte me katër faqe e me katër krahë edhe secili kishte nën krahë diçka të ngjashme me dorë të njeriut.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Fytyrat i kishin të njëjta me ato që i pashë bri lumit Kobar. Secili ecte para vetes.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.