Ndëshkimi
1Atëherë bërtiti me një zë të fortë në veshët e mi e më tha: »U afruan ndëshkimet e qytetit! Secili le ta ketë në dorë veglën e vrasjes!«
2Dhe ja, gjashtë vetë po vinin nga dera e lartë, nga ajo që shikon drejt veriut, e secili mbante në dorën e vet armën e goditjes. Midis tyre ishte një tjetër njeri i veshur me petka të linjta e veglat e shkrimit i kishte në brez. Hynë dhe zunë vend përbri lterit të tumbakët.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Lavdia e Hyjit të Izraelit, nga kerubini, mbi të cilin pushonte, u ngrit në drejtim të pragut të Tempullit dhe e thirri burrin që ishte i veshur me të linjta dhe që i kishte veglat e shkruesit në brez.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Zoti i tha: »Kalo përmidis qytetit nëpër Jerusalem dhe shënoje një »tau« mbi ballin e atyre njerëzve që ofshajnë dhe dënesin për shkak të gjitha këtyre turpësive që po bëhen në mes të Jerusalemit.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kurse atyre të tjerëve u tha - e dëgjova vetë -: »Kaloni nëpër qytet e shkoni pas tij dhe goditni: syri juaj të mos ketë dhimbë e mos kini mëshirë:
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6vritni plak e të ri, vajzë, foshnjë e grua, tretjauni farën; por ruajuni se vritni ndonjë prej atyre që e kanë shenjën »tau«. Nisjani nga Shenjtërorja ime!« Ia filluan, pra, nga pleqtë që ishin para Tempullit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Atëherë u tha: »Dhunojeni Tempullin! Mbusheni oborrin me të vrarë! Dilni!« Ata dolën e i vrisnin ata që ishin në qytet.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Tashti, ndërsa ata po vrisnin, unë mbeta vetëm, rashë me fytyrë përdhe e thashë: »Heu, o Zot Hyj! A po ia tret farën edhe tepricës së Izraelit, duke e zbrazur hidhërimin tënd mbi Jerusalem?«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9E ai më përgjigji: »Paudhësia e shtëpisë së Izraelit e të Judës është për së tepërmi e madhe; mbarë toka është mbushur me gjak, kurse qyteti është plot me padrejtësi. Sepse ata thanë: ‘E ka lëshuar Zoti vendin, Zoti nuk sheh!’;
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10prandaj as syri im s’do të ketë dhimbë e nuk do të mëshiroj: do t’u lyp përgjegjësi për sjelljen e tyre.«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Dhe ja, ai njeri i veshur me të linjta e që në brez kishte veglat e shkrimit, përgjigji e tha: »Kreva çka më ke urdhëruar.«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.