Vegimi i mëkateve të Jerusalemit
1Ishte viti i gjashtë, muaji i gjashtë e dita e pestë e muajit, unë isha në shtëpinë time e te unë ndodheshin pleqtë e Judës dhe, ja, dora e Zotit Hyj aty ra mbi mua.
2Unë shikova dhe, ja, pashë diçka në përngjasim të njeriut. Prej asaj që dukej se ishin ijët e tij e poshtë: zjarr, kurse prej ijëve të tij e përpjetë, një pamje e shkëlqyeshme thuase metali të skuqur.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ai shtriu një gjësend në përngjasim të dorës e më kapi për kaçurrela të kokës sime: një shpirt më ngriti mes tokës e qiellit e më çoi në vegime hyjnore në Jerusalem, në hyrje të derës së brendshme që këqyr kah veriu, ku ishte i vendosur idhulli i mendjes së zezë për të ngucur mendjen e zezë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Dhe ja, aty ishte edhe lavdia e Hyjit të Izraelit, po me atë pamje me të cilën e kisha parë në luginë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ai më tha: »Biri i njeriut, çoji sytë e tu në drejtim të veriut!« Unë i lartësova sytë në drejtim të veriut, dhe ja, në anën e veriut të derës së lterit idhulli i mendjes së zezë, shi në hyrje!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Atëherë vazhdoi: »Biri i njeriut, a po sheh se çfarë po bëjnë këta? A po i sheh turpësitë e mëdha që po i bën këtu shtëpia e Izraelit që unë të largohem nga Shenjtërorja ime? Por ti do të shohësh ende turpësi të tjera edhe më të mëdha.«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Atëherë më çoi te dera e tremes dhe pashë një vrimë në mur.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Më tha: »Biri i njeriut, theje murin! Kur e theva murin, atëherë u pa një hyrje.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Vazhdoi e më tha: »Hyr e shikoji turpësitë e tmerrshme që këtu i bëjnë ata!«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Hyra e pashë çdo lloj zvarraniku e kafshësh të neveritshme e të gjithë idhujt e popullit të Izraelit të pikturuar gjithkund rreth e rreth në mur.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Në këmbë para atyre pikturave qëndronin shtatëdhjetë pleqtë e shtëpisë së Izraelit e Jezonia, biri i Safanit, në midis, secili kishte në dorë kemoren, prej së cilësh ngritej re tyhmi i erëndshëm.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Atëherë më tha: »A po sheh, biri i njeriut, çfarë bëjnë të parët e shtëpisë së Izraelit në errësirë, secili në dhomën e idhullit të vet? Ata thonë: ‘Zoti ne nuk na sheh, Zoti e ka lëshuar vendin’.«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Mandej më tha: »Por ti do të shohësh turpësi edhe më të mëdha që i bëjnë këta.«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Atëherë më çoi te dera e shtëpisë së Zotit që shikon kah veriu, kur qe, aty rrinin gra, duke vajtuar Tamucin.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Më tha: »Shiko, pra, biri i njeriut! Por do të shohësh turpësi edhe më të mëdha se këto!«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Atëherë më çoi në tremen e brendshme të Tempullit; kur qe, në derën e Tempullit të Zotit, ndërmjet tremes e lterit, ishin kund njëzet e pesë burra, me shpinë të kthyera kundër Tempullit të Zotit e me fytyrë kah lindja, dhe me fytyrë përdhe adhuronin diellin!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ai më tha: »A po sheh, biri i njeriut? Po a nuk është kjo e tepërt për shtëpinë e Judës, që i bëjnë të gjitha këto turpësi këtu? Ata e mbushën vendin me fajësi dhune, ata gjithnjë e ngucin felgrimin tim. Ja, si i vënë gemat në hundë!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Ja, pra, edhe vetë do të sillem me felgrim: syri im s’do të ketë dhimbë, mëshirë s’do të kem, kur me zë të fortë do t’u lëshojnë kushtrim veshëve të mi: s’do t’ua dëgjoj lutjen!«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.