Mbarimi i afërt
1Atëherë më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
2»Ti, biri i njeriut, thuaj: Kështu i thotë Zoti Hyj tokës së Izraelit: E pat! Erdhi fundi mbi katër anët e botës!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Tashti edhe ty të erdhi fundi: furinë time mbi ty do ta zbraz, do të të dënoj sipas sjelljeve të tua, mbi ty do t’i hedh të gjitha turpësitë e tua.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Syri im s’do të ketë dhimbë për ty, nuk do të ketë mëshirë, por do të kërkoj përgjegjësi për sjelljen tënde e veprat e neveritshme të tuat do të mbesin në ty dhe ju do ta dini se unë jam Zoti.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kështu thotë Zoti Hyj: Ja, po vjen një fatkeqësi mbi fatkeqësi!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Po vjen sosja, erdhi sosja! Rri zgjuar kundër teje, ja ia behi!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Të erdhi e zezëdita, o banuesi i tokës! Erdhi koha, afër është dita e trishtimit e jo e haresë ndër male!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Tashti, edhe pak, e do ta zbraz mbi ty furinë time, do ta çoj në vend felgrimin tim kundër teje, do të të dënoj sipas sjelljeve të tua e mbi ty do t’i hedh të gjitha fajësitë e tua!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Syri im s’do të ketë dhimbë as s’do të kem mëshirë, madje do të kërkoj llogari për sjelljet e tua e turpësitë e tua do të mbeten në ty e do ta dini se unë jam Zoti që godet.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ja, dita! Ja po vjen dita! U nis e zezëdita, lulëzoi padrejtësia, mbiu krenia!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Në këmbë është dhuna për ta ndëshkuar paudhërinë: asgjë s’mbetet prej tyre, asgjë nga shkëlqimi i tyre, asgjë prej bubullimës së tyre, ndër ta më s’do të ketë qetësi!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Erdhi koha, u afrua dita: kush blen, mos të gëzohet, kush shet, mos të ankohet, sepse hidhërimi po zbrazet mbi mbarë madhështinë e saj.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Sepse, ai që shiti, s’do të rikthejë më çka shiti deri sa të jetë gjallë, sepse pamja e madhështisë së saj nuk do të hiqet dalë dhe askush s’do ta bëjë më të fortë jetën e vet në saje të fajësisë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Bini borisë, le të jetë gjithçka gati, por s’ka kush të dalë në luftë: sepse mbi krye i rri zemërimi im mbarë madhështisë së saj!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Mëkatet e Izraelit
15Përjashta - shpata, përbrenda - murtaja e uria! Kush është në fushë, do të vdesë nga shpata, kush është në qytet, do ta përpijë uria e murtaja.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Prej tyre do të shpëtojnë ata që të ikin, por ata do të jenë në male porsi pëllumbat e luginave në pikëllim: të gjithë do të sharrojnë në fajësinë e vet.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Të gjitha duart pa fuqi do të mbesin, të gjithë gjunjët s’do të bajnë më se ujët.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Me grathore të gjithë do të ngjeshen, tmerri të gjithë do t’i pushtojë. Do të bjerë turpi mbi çdo fytyrë, do të shoget koka e të gjithëve.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Argjendin e vet në udhë do ta hedhin, ndotje ari do t’u bëhet. S’do t’i shpëtojnë argjendi e ari i tyre ditën e felgrimit të Zotit, me të urinë nuk do ta shuajnë, barkun e vet nuk do ta mbushin, pse u bë shkaku i fajësisë së tyre.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Argjendet e tyre të bukura i shndërruan në turpëri: punuan me to idhujt e vet, pikturat e veta të ndyra, ja, përse në iri ua ktheva.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Do ta jap të huajve për plaçkë, të patenzonëve të tokës për pre, ata do ta përdhunojnë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Larg prej tyre faqen do ta kthej, do të dhunohet visari im i fshehtë; plaçkitësit në të do të hyjnë e do ta përdhujnë;
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23vargje me të do të punojnë, sepse vendi është plot me vrasje, qyteti është plot fajësi.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Lumin e popujve në të do të sjell, shtëpitë e tyre do t’i zotërojnë, do ta zhduk madhështinë e forcës së tyre, shenjtëroret do t’ua dhunojnë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Kur të vijë ngushtica do të kërkojnë paqen, por paqe nuk do të ketë!
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Fatkeqësi mbi fatkeqësi do të vijë, kushtrimi s’do të presë kushtrimin; prej profetit do të kërkojnë përgjigje, priftërinjtë mësimin do ta harrojnë edhe pleqve do t’u mungojë këshilla.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Mbreti do të jetë në zi, princin tmerri do ta mb’lojë, popullit vendës duart do t’i dridhen; me ta do të sillem sipas sjelljes së tyre, do t’i gjykoj sipas gjyqeve të tyre e ta dinë se unë jam Zoti.«
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.