Profeti i imiton të treturit
1Atëherë më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
2»Biri i njeriut, ti banon në mesin e njerëzve kryekëcyer, të cilët i kanë sytë për të parë e nuk shohin, veshët për të dëgjuar e nuk dëgjojnë, sepse janë njerëz kryengritës.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ti, pra, biri i njeriut, bëji ngarkesë sendet për udhëtim e ndër sy të tyre bëj kinse po çon ditën për diell, e shpërngulu nga vendi yt në një vend të tjetër ndër sy të tyre a mos ndoshta e hetojnë se janë pjellë e keqe.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Merre ngarkesën tënde, sikurse ai që shpërngulet, ditën, ndër sytë e tyre e qite jashtë; dil jashtë në mbrëmje siç bën ai që niset për mërgim.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ndër sy të tyre shporoje murin e dil nëpër të.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ndër sy të tyre vëre në krah ngarkesën e mbarte në terrin e natës; mbuloje fytyrën që të mos e shikosh tokën, sepse të bëra shenjë për shtëpinë e Izraelit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Bëra ashtu si më urdhëroi Zoti: ditën e nxora jashtë ngarkesën, ngarkesën e shpërngulësit, e në mbrëmje e shporova murin me dorën time e në terrin e natës e ngarkova në krah dhe e mbarta ndër sytë e tyre.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Në mëngjes më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9»Biri i njeriut, vallë a nuk të pyeti shtëpia e Izraelit, ajo pjellë e keqe: ‘Çfarë po bën ashtu?’
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Përgjigju: Kështu thotë Zoti Hyj: Kjo profeci është për prijësin që është në Jerusalem e për mbarë shtëpinë e Izraelit që është në të.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Thuaj: Unë jam shenja juaj! Siç bëra unë, ashtu do t’u ndodhë atyre: do të shkojnë në mërgim e në skllavëri!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Prijësit që është ndër ta do t’i duhet në krah ta mbartë ngarkesën e në terrin e natës do të dalë. Murin do ta birojnë që të bëhet kalim nëpër të; fytyrën e vet do ta mbulojë që me sy të mos e shohë tokën.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Unë do t’ia ngreh rrjetën që të bjerë në të e të zihet në lakun tim. Do ta shpie në Babilon, në tokën e kaldenjve, por atë s’do ta shohë e atje do të vdesë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14E të gjithë ata që janë përreth tij, rojën trupore dhe njësitë e tija, do t’i shpërndaj në çdo anë dhe pas tyre do ta nxjerr shpatën.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Atëherë do ta dinë se unë jam Zoti, kur t’i kem shpërndarë ndër paganë e shpërngulur nëpër toka të ndryshme.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Prej tyre do të lë të shpëtojë nga shpata, uria e murtaja një numër të vogël njerëzish, që t’i tregojnë paudhëritë e tyre ndër paganë te të cilët do të arrijnë. Do ta dinë se unë jam Zoti.«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Më qe drejtuar edhe kjo fjalë e Zotit:
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18»Biri i njeriut, ha bukë me frikë e pi ujë me të dridhura e me shqetësim.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19E thuaj popullit të vendit: Kështu u thotë Zoti Hyj atyre që banojnë në Jerusalem, në tokën e Izraelit: Në ngushticë të madhe do ta hanë bukën e në mjerim të madh do ta pinë ujët, sepse vendi do t’u shkretohet e do të mbesë pa asgjë për shkak të paudhësisë të të gjithë atyre që banojnë në të;
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20po edhe qytetet që tani janë të banuara, do të shkretohen, mbarë vendi do të mbesë shkretë: atëherë do ta dini se unë jam Zoti.«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Thashetheme në popull
21Më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22»Biri i njeriut, çka ju thotë ajo fjalë që shkoni duke e përsëritur gojë më gojë në tokën e Izraelit: ‘Ditët po kalojnë e po zhduket çdo vegim?’
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Prandaj thuaju: Kështu thotë Zoti Hyj: Do të bëj të mos dëgjohet më ajo thashetheme e s’do të përsëritet më në popull në tokën e Izraelit! Thuaju: Po afrohen tashmë ditët, ku të gjitha vegimet do të shkojnë në vend.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Më s’do të ketë vegim të kotë as parashikim të gabuar në mesin e bijve të Izraelit,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25sepse po flas unë, Zoti, çdo fjalë që ta them, do të plotësohet: më nuk do të shtyhet, por në ditët tuaja, shtëpi kryengritëse, do ta them fjalën e do ta zbatoj!« - është fjala e Zotit Hyj.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Atëherë m’u drejtua fjala e Zotit e më tha:
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27»Biri i njeriut, ja, izraelitët po thonë: ‘Vegimi që ka është për ditë të largëta, profetizon për kohë të largëta!’;
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28prandaj thuaju: Kështu thotë Zoti Hyj: Asnjë fjalë e imja nuk do të shtyhet më; fjalën që ta kem thënë do ta çoj në vend - thotë Zoti Hyj.«
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.