Kundër profetëve të rremë
1Prapë më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
2»Biri i njeriut, profetizo kundër profetëve të Izraelit që po profetizojnë dhe thuaju këtyre që po profetizojnë sipas mendjes së vet: Dëgjojeni fjalën e Zotit!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kështu thotë Zoti Hyj: Mjerë profetët e rremë që ndjekin mendjen e vet pa pasur vegime!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Porsi dhelprat ndër rrënoja janë bërë profetët e tu, o Izrael!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ju as s’u ngjitët në të çarat e murit as s’e bëtë një pëllëmbë mur në mbrojtje të Izraelit që të mund të qëndroni në luftim në ditën e Zotit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Shohin gjëra të kota dhe parakallëzojnë gënjeshtra e thonë: ‘Thotë Zoti!’, e Zoti as që i ka dërguar! Madje edhe presin që Zoti t’ua përforcojë fjalën!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Po a nuk patë vegim të kotë e nuk treguat parashikim të rremë e megjithatë thoni: ‘Thotë Zoti’, kurse unë nuk kam folur?«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Prandaj kështu thotë Zoti Hyj: Pasi keni folur punë të kota e vegimi juaj ka qenë i rremë, prandaj pritmëni se në shpinë më keni, thotë Zoti Hyj.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Dora ime do të jetë kundër profetëve që shohin punë të kota e parakallëzojnë rrena: në kuvendin e popullit tim s’do të kenë pjesë, nuk do të shkruhen në librin e popullit të Izraelit as nuk do të hyjnë në tokën e Izraelit; atëherë do ta dini se unë jam Zoti Hyj.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Pasi e gënjejnë popullin tim duke thënë: ‘Paqe’, e paqe s’ka; ndërsa ai e ndërtonte murin, këta duan vetëm të lyhet me llaç.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Thuaju këtyre që vetëm vënë lugë, se muri do të rrëzohet: do të bjerë shi me rrëshekë; do të lëshoj përmbi të breshër porsi gurë dhe stuhinë e thellimit rrënues!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Dhe, ja, muri ra! Vallë a nuk do t’ju thonë: ‘Ku është luga që dhatë?’
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Prandaj kështu thotë Zoti Hyj: Do ta çoj në felgrimin tim një stuhi të tmerrshme, në zemërimin tim një shi vërshues, në hidhërimin tim do ta çoj një breshër si gurë për të shkatërruar gjithçka!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Do ta rrënoj murin që e lyet me llaç e do ta bëj rrafsh me tokë, jashtë do t’i dalë themeli e do të shembet! Edhe ju do të sharroni nën të e atëherë do ta dini se unë jam Zoti.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kur ta kem çuar në vend felgrimin tim kundër murit e kundër atyre që i dhanë lugë, atëherë do t’ju them: S’ka më mur, e patën edhe ata që i dhanë lugë!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Sharruan profetët e Izraelit që i profetizojnë Jerusalemit e që kanë vegime paqeje kur paqe s’ka - thotë Zoti Hyj.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kundër profeteshash të rreme
17E ti, o biri i njeriut, sillu drejt bijave të popullit tënd, që profetizojnë sipas mendjes së vet dhe profetizo kundër tyre
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18e thuaj: Kështu thotë Zoti Hyj: Të mjerat ato që qepin jetulla për të gjitha nejet e dorës e punojnë vela për kokë të çdo mase për t’i hedhur shpirtrat në lak! A mendoni t’i zini në lak të gjitha shpirtrat e popullit tim e shpirtrat tuaj t’i ruani në jetë?
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ju jeni ato që më dhunuat mua para popullit tim për një grusht elb e për një copë bukë duke vrarë asi njerëzish që nuk duhej të vdisnin e duke i kursyer ata që nuk duhej të jetonin duke e rrejtur popullin tim që kënaqet duke dëgjuar rrenat tuaja.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Prandaj kështu thotë Zoti Hyj: Ja, unë po sulem kundër jetullave tuaja, me të cilat po i kapni njerëzit porsi shpendët! Copë do t’i bëj nga duart tuaja e do t’i çliroj njerëzit që me to i kapët sikur të ishin zogj!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Do t’i shqyej velat tuaja e do ta çliroj popullin tim nga duart tuaja dhe më nuk do të jenë pre në duart tuaja: atëherë do ta dini se unë jam Zoti.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22E për atë që e copëtuan në trishtim zemrën e të drejtit me rrenat tuaja, atë që unë e trishtova e i ripërtëritët në fuqi duart e të patenzonit, me qëllim që të mos kthehet nga udha e vet e keqe e të jetojë,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23këndej më nuk do të shihni kotësi dhe më s’do të parakallëzoni rrena: unë do ta shpëtoj popullin tim nga dora juaj dhe atëherë do ta dini se unë jam Zoti.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.