Kundër idhujtarisë
1Erdhën tek unë disa pleq të Izraelit dhe u ulën pranë meje.
2Atëherë më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3»Biri i njeriut, këta njerëz i kanë vendosur idhujt në zemrat e veta dhe para syve të vet i kanë vendosur ata që i bëjnë të bien në mëkat. Vallë, kur të më pyesin për këshillë a thua do t’u përgjigj?
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Prandaj fol me ta e thuaju kështu: Kështu thotë Zoti Hyj: Çdo njeriu prej shtëpisë së Izraelit që i ka vendosur idhujt në zemrën e vet dhe i ka vënë përpara syve të vet ata që e bëjnë të bjerë në mëkat, kur të vijë te profeti për të më pyetur nëpër të, unë Zoti do t’i përgjigj atij sipas shumësisë së idhujve të tij
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5që ta kap shtëpinë e Izraelit në zemër, me të cilën u larguan prej meje për shkak të idhujve të vet.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Prandaj thuaj shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti Hyj: Kthehuni e largohuni nga idhujt tuaj dhe shkoqeni fytyrën tuaj nga çdo ndyrësi.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Sepse çdo izraeliti dhe çdo ardhacaku, kushdo të jetë ai ardhacak në Izrael, nëse largohet prej meje e i vendos idhujt në zemrën e vet dhe i vë përpara syve ata që e bëjnë të bjerë në mëkat, nëse vjen te profeti për të më pyetur mua nëpër të, unë Zoti vetë do t’i përgjigjem për vete;
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8do ta largoj fytyrën time nga ai, atë do ta bëj një emnesë për t’u përralluar, do ta çrrënjos nga populli im e atëherë do ta dini se unë jam Zoti.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Po në qoftë se profeti gabon e flet, atëherë unë Zoti e kam ngashnjyer atë profet: do ta çoj dorën time kundër tij dhe do ta zhbij nga mesi i popullit tim izraelit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Të dy do të jenë përgjegjës për fajin e vet! Faji do të jetë si i atij që pyet si i profetit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kështu shtëpia e Izraelit nuk do të endet më larg meje dhe s’do të ndyhet më me ndyrësitë e veta. Do të jetë populli im e unë do të jem Hyji i tyre - thotë Zoti Hyj.«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përgjegjësia vetiake
12Atëherë më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13»Biri i njeriut, kur një vend të mëkatojë kundër meje me pabesnikëri, mbi atë vend do ta çoj dorën time, do t’ia zhduk kursimin e bukës së tij, do të çoj në të urinë e do të vras në të njeri e kafshë;
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14po edhe në ndodhshin këta tre burra në mesin e tij: Noehi, Daneli e Jobi, këta, në saje të drejtësisë së vet, do ta shpëtojnë jetën e vet - është fjala e Zotit Hyj.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Po në qoftë se do të çoj egërsira kundër atij vendi për t’ia shuar fëmijët e të bëhet vend i shkretë, nëpër të cilin të mos kalojë askush për shkak të egërsirave,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16në qoftë se këta tre burra ndodhin në të, pasha jetën time, thotë Zoti Hyj, s’do të mund t’i shpëtojnë as bijtë as bijat, do të shpëtojnë vetëm ata, kurse vendi do të shkretohet.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ose, në qoftë se do ta çoj shpatën kundër atij vendi e nëse i them shpatës: Përshkoje vendin se dua të vras në të njerëz e kafshë,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18këta tre burra, nëse do të ndodhin në të, pasha jetën time - thotë Zoti Hyj - ata s’do të mund t’i shpëtojnë bijtë e bijat e veta, por do të shpëtojnë vetëm ata.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ose në qoftë se do ta çoj në atë vend murtajën dhe do ta zbraz në atë vend zemërimin tim dhe vrasjen për të zhbirë në të njerëz e kafshë,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20e në qoftë se në mes të tij gjenden Noehi, Daneli e Jobi, pasha jetën time - thotë Zoti Hyj - bij e bija s’do të mund t’i shpëtojnë, do të shpëtojnë vetëm vetveten në saje të drejtësisë së vet.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Sepse kështu thotë Zoti Hyj: Në qoftë se edhe i çoj katër frushkujt e mi të tmerrshëm: shpatën, urinë, egërsirat e murtajën kundër Jerusalemit për të zhbirë në të njerëz e kafshë,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22megjithatë do ta lë në të një Tepricë që do t’i shpëtojnë bij e bija. Ja, ata do të vijnë tek ju dhe ju do ta shihni sjelljen e tyre dhe veprat e tyre dhe atëherë do të ngushëlloheni, sepse do ta kuptoni se nuk i çova të gjitha ato të këqija mbi Jerusalem pa ndonjë arsye.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Ata do t’ju ngushëllojnë kur ta shihni sjelljen e veprat e tyre, do ta merrni vesh se nuk e bëra kot gjithë atë që e bëra në të, thotë Zoti Hyj.«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.