Të gjithë kapitujt

Ezekieli · Kapitulli 15

Shëmbëlltyra me vreshtin

8 vargje

Shëmbëlltyra me vreshtin

1Më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:

2»Biri i njeriut, ç’vlerë më të madhe ka druri i hardhisë se lëndët e tjera të pyllit?

3Pse a përdoret druri i saj për të gdhendur ndonjë send? Ose a punohet prej saj ndonjë gozhdë që të varet ndonjë send në të?

4Ja, në zjarr qitet që të digjet: kur zjarri t’ia djegë dy skajet edhe mesi t’i jetë shkrumbuar, a thua atëherë vlen për punim?!

5As kur ishte e tërë prej saj gjë s’mundej të punohet; aq më pak kur ta djegë, ta përpijë zjarri, s’mund të punohet me të kurrgjë.

6Prandaj kështu thotë Zoti Hyj: Porsi druri i hardhisë ndër lëndë të tjera të pyllit, që në zjarr e qita ta përpijë, ashtu i qita banorët e Jerusalemit!

7Faqen time e solla kundër tyre! Prej zjarri ata kanë dalë, prapë zjarri do t’i përpijë. Do ta dini se unë jam Zoti, kur të sillem kundër tyre,

8kur mbarë vendin ta bëj të shkretë pse s’ma ruajtën besnikërinë - është fjala e Zotit Hyj.«