Historia simbolike e Izraelit
1Më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
2»Biri i njeriut, njoftoja Jerusalemit të gjitha turpësitë e tija!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Thuaj: Kështu thotë Zoti Hyj kundër Jerusalemit: Prejardhja jote dhe vendlindja jote nga toka Kanaan. Yt atë amorreas e nëna jote hetite.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ti kur linde, ditën e lindjes sate, nuk të qe prerë kërthiza, nuk të lanë në ujë për t’u pastruar as s’qe kripur me kripë as s’qe mbështjellë me shpërgënj.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Asnjë sy s’pati dhimbësuri për ty që ta bëjë ndonjërën nga këto gjëra as s’pati mëshirë, por ditën e lindjes sate të përbuzur të hodhën përmbi faqen e dheut.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ndërsa unë po kaloja të pashë duke u zhgërryer në gjakun tënd e të thashë ndërsa ishe ende në gjakun tënd: Jeto! Të thashë - po them atëherë kur ishe në gjak: Jeto!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7E bëra që të rritesh porsi bari në arë. Ti u rrite, u bëre e madhe, ia arrite moshës së gruarisë. Parzmat e tua ngufën, flokët t’u rritën; por ishe lakuriq dhe e mbuluar me turp.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kalova përbri teje e të pashë; mosha jote, ja, ishte mosha e dashurimit. E hodha mbi ty mallotën time dhe e mbulova zhveshtësinë tënde; atëherë unë t’u përbetova dhe lidha besëlidhjen me ty - thotë Zoti Hyj - e ti u bëre imja.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Unë atëherë të lava me ujë dhe ta pastrova gjakun dhe të leva me vaj.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Të vesha me petka të larme, në këmbë t’i mbatha sandalet prej më së mirës lëkurë, të ngjesha me li të përpunuar e të vesha me mëndafsh.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Të stolisa me stoli, të vura në duar mëdorëzat, gjerdan në fytin tënd.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Me unazë të zbukurova hundën, me vathë veshët e tu e me kurorën e shkëlqimit kokën tënde!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13U stolise me ar e me argjend, u veshe me li të përpunuar e me mëndafsh të ngjyrëngjyrshëm. U ushqeve me më të mirin miell, me mjaltë e me vaj. U bëre shumë e bukur, tejet e hijshme, e denjë për mbretëreshë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Zëri yt i mirë u hap ndër popuj për shkak të bukurisë sate, sepse ishe e përsosur në stolinë time që ta kisha dhënë - thotë Zoti Hyj.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Por ty t’i mori mendët bukuria jote dhe e shfrytëzove zërin e mirë tëndin për të bërë fëlligështi dhe lute me fëlligështinë tënde gjithkënd, të gjithë kalimtarët.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16More petkat e tua dhe i stolise lartësitë lara-lara ku ti lavirësoje ashtu si nuk ka ndodhur kurrë as s’do të ndodhë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17I more edhe stolitë e arta e të argjendta me të cilat unë të kisha stolisur e me to i punove përfytyrimet e meshkujve dhe lavirësove me to.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18More edhe petkat e ngjyrëngjyrshme të tuat e me to i mbulove; vajin tim dhe kemin tim i kushtove para tyre.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Po edhe bukën time që ta dhashë, më të mirin miell, vaj e mjaltë, me të cilët të ushqeva, i kushtove përpara tyre në erë të erëndshme. Po, ashtu bëre! - është fjala e Zotit Hyj.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Mandej i more bijtë e bijat e tua, që m’i linde, dhe ua kushtove atyre që t’i përpijnë! A thua punë e vogël të duket fëlligështia jote?
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21I there bijtë e mi dhe ua dhe atyre si kusht!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22E pas të gjitha këtyre turpësive e fëlligështive as ndër mend nuk të ranë ditët e rinisë sate, kur ishe lakuriq e të mbulonte turpi e zhgërryheshe në gjakun tënd!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Po çka se, pas të gjithë kësaj keqësie sate, - Vaj, vaj për ty! - është fjala e Zotit Hyj -
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24ti punove nga një shenjtërorëze e nga një lartësirë në çdo shesh.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Në çdo kryerrugë punove lter dhe e çnderove bukurinë tënde duke ua dhuruar trupin tënd secilit kalimtar dhe i shumëzove fëlligështitë e tua.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Bëre fëlligështi me bijtë e Egjiptit, fqinjët e tu gjymtyrëmëdhenj dhe i shumëzove fëlligështitë e tua për të më ngucur mua.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Ja, unë e lartësova dorën time mbi ty dhe ta mungova sasinë e ushqimit tënd, dhe të dhashë në dorë të atyre që të urrejnë - bijave të palestinezëve që deri ato skuqen për sjelljen tënde të paturp.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ti bëre fëlligështi me bijtë e asirianëve dhe nuk u ngive; edhe pasi bëre fëlligështi, prapë nuk u ngope.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Atëherë i shumëzove lavirësitë e tua deri edhe me njerëzit e tokës së kaldenjve tregtarë; por as kështu nuk u ngive.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Po me çka ta pastroj zemrën tënde - thotë Zoti Hyj - kur i bën të gjitha këto vepra të një gruaje lavire të pafytyrë?!
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Në çdo kryeudhë ia punove vetes shenjtërorëzen e në çdo shesh lartësirën; por jo porsi laviret e tjera, sepse ti e përbuze shpagimin.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Gruaja kurorëshkelëse në vend të burrit pranon një njeri tjetër.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Të gjitha lavireve u paguhet çmimi, kurse ti i paguaje dashnorët e tu dhe u jepje dhurata që të hynin te ti nga çdo anë për të bërë fëlligështi me ty.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Ti ishe lavire e pashoqe: ndodhi me ty çka s’ndodh me laviret e tjera: askush s’vrapoi pas teje për të bërë fëlligështi: me atë që ti jepje shpërblim e nuk merrje, kaq ti kishe rënë poshtë!
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Prandaj, o lavire, dëgjoje fjalën e Zotit:
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Kështu thotë Zoti Hyj: Pse e shpërdorove pasurinë tënde, pse ua zbulove veten dashnorëve të tu në fëlligështitë e tua dhe idhujve të tu të urryeshëm, për gjakun e bijve të tu që ua kushtove idhujve,
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37ja, pra, unë do t’i bashkoj të gjithë dashnorët e tu, të cilët i kënaqe, të gjithë ata që i deshe së bashku me të gjithë ata që i urreve; prej kahmos do t’i bashkoj të gjithë kundër teje, do ta qes në dritë turpësinë tënde ndër sy të tyre dhe do ta shikojnë të gjithë marren tënde.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Do të të gjykoj ashtu si gjykohen kurorëshkelëset e vrastaret: do të të lëshoj në dorë të felgrimit e mendjezisë gjakësore.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Do të të lëshoj në duar të tyre: do ta rrënojnë shenjtërorëzen tënde, do t’i rrafshojnë lartësirat e tua, ty do të të zhveshin nga petkat e tua, do t’i heqin stolitë e tua dhe do të të lënë lakuriq e të mbuluar në turp.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Rreth teje pastaj do të bashkojnë fundërrinën e njerëzve, do të të godasin me gurë e do të të grimcojnë me shpata të veta.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Shtëpitë e tua do t’i djegin me zjarr e ty do të dënojnë ndër sy të një shumice grash. Do të bëj të mos lavirësosh më e më të mos japësh dhurata për fëlligështi.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Në ty do ta shfryj zemërimin tim dhe do të më shkojë mendja e zezë për ty. Do të qetësohem e nuk do të zemërohem më.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Pasi nuk u kujtove për ditët e rinisë sate e me të gjitha këto më nguce, prandaj edhe vetë mbi kokën tënde do ta sjell sjelljen tënde - thotë Zoti Hyj. Prapë, nuk u solla me ty sipas paudhërive të tua në të gjitha turpësitë e tua.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Ja, secili që në popull i përdor fjalët e urta do ta thotë këtë në lidhje me ty: ‘Si e ëma, ashtu e bija!’
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Bija e sat’ ëmë je ti, që e përbuzi burrin e vet e fëmijët e vet! Ti je motra e motrave të tua, që i përbuzën burrat e vet e fëmijët e vet! Nëna juaj qe hetite e baba juaj amorreas!
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Motra jote e madhe Samaria, ajo e bijat e saja që banon në të majtën tënde. Motra jote, më e vogël se ti, që banon në të djathtën tënde, Sodoma e bijat e saja.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Por, mjerisht, as udhëve të tyre nuk ece as s’i bëre vetëm paudhëritë e tyre: do të kishte qenë pothuajse pak, por ti bëre punë shumë më të këqija se ato në të gjithë sjelljen tënde!
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48Pasha jetën time - thotë Zoti Hyj - nuk bëri Sodoma, motra jote e bijat e saja, siç bëre ti e bijat tua!
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49Ja, cili qe faji i Sodomës, motrës sate: krenaria, mbushullim buke, papunësia e prunjtë si për të ashtu edhe për bijat e saja dhe nuk u ndihmonin nevojtarëve e skamnorëve:
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50u krenuan dhe bënë çka është e iritshme para syve të mi dhe i çrrënjosa sikurse ke parë.
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
51E Samaria nuk e bëri gjysmën e mëkateve të tua, por i tejkalove me kobësitë e tua motrat e tua dhe me të gjitha kobësitë e tua që i bëre, bëre të duken të drejta motrat e tua.
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
52Prandaj merre mbi vete turpin e fajeve të tua me të cilat i bëre të shfajësuara motrat e tua, pasi mëkatove më kobësisht se ato: ato duken të shfajësuara krahasuar me ty. Prandaj, turpërohu dhe mbarte kobësinë tënde ti, që i shfajësove motrat e tua.
Vargu 52 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
53Unë do ta përmirësoj fatin e tyre. Fatin e Sodomës e të bijave të saja edhe fatin e Samarisë e të bijave të saja; edhe fatin tënd do ta ndërroj në mesin e tyre,
Vargu 53 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
54që ta mbartësh turpin tënd e të të vijë marre për çka ke bërë që t’i ngushëllosh.
Vargu 54 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
55Motra jote Sodoma e bijat e saja do të kthehen në gjendjen e parë të tyre, Samaria e bijat e saja do të kthehen në gjendjen e parë të tyre edhe ti e bijat e tua do të ktheheni në gjendjen tuaj të mëparshme.
Vargu 55 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
56Pse a s’e vëje në bisht të lahutës motrën tënde Sodomën në ditët e krenarisë sate
Vargu 56 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
57para se të zbulohej kobësia jote? Ti tash je bërë përqeshje për bijat e Sirisë e të gjithave përreth teje e të bijave të palestinezeve që të zgërdhihen përreth.
Vargu 57 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
58Baje, pra, turpësitë e tua e kobin tënd ti vetë - është fjala e Zotit.
Vargu 58 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
59Sepse kështu thotë Zoti Hyj: Unë do të sillem me ty sikurse edhe ti u solle, ti që e theve besën me përbetim, sa që e theve deri edhe besëlidhjen.
Vargu 59 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
60Por unë do ta kujtoj besëlidhjen time që e lidha me ty në ditët e rinisë sate e do të caktoj në të mirën tënde një besëlidhje të përhershme.
Vargu 60 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
61Ti prej anës sate do t’i kujtosh udhët e tua e do të të vijë marre kur t’i marrësh motrat e tua - më të mëdha e më të vogla - e t’i jap për bija, por jo në fuqi të besëlidhjes sate.
Vargu 61 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
62Unë do të bëj besëlidhje me ty e do ta dish se unë jam Zoti,
Vargu 62 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
63që të kujtohesh e të turpërohesh e të mos guxosh kurrë më ta çelësh gojën tënde prej marres kur unë të kam falur gjithçka ke bërë - thotë Zoti Hyj.«
Vargu 63 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.