Përgjegjësia vetiake
1Më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
2»Pse shkoni duke e përsëritur në tokën e Izraelit këtë thënie: ‘Etërit hëngrën rrushin e thartë e të bijve u mpihen dhëmbët’?
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Pasha jetën time - thotë Zoti Hyj - kurrë më s’do ta përsëritni këtë fjalë në Izrael!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ja, çdo jetë është imja: si jeta e babës, ashtu edhe jeta e birit është imja, njeriu që do të mëkatojë, ai do të vdesë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Njeriu që është i drejtë, që kryen drejtësinë e të drejtën,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6që nuk ha në lartësi, që s’i lartëson sytë drejt idhujve të Izraelit, që nuk e çnderon gruan e të afërmit, që nuk i afrohet gruas në gjendjen e mujoreve të saja,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7që nuk i bën dhunë njeriut, që ia kthen detorsit pengun, që nuk cubnon, që i jep bukë atij që s’ka, që e vesh të zhveshurin,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8që s’huajon me ujem, që nuk kërkon shtesë, e ruan dorën nga paudhësia, pleqëron drejt ndërmjet njërit e tjetrit,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9që ecën urdhërimeve të mia, që i mban gjyqet e mia për të bërë të vërtetën: ky është i drejtë dhe i tilli do të jetojë - është fjala e Zotit Hyj.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Por në qoftë se i lind djali cub, vrastar, që bën ndonjë nga këto,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11e i ati nuk i bën këto - kurse i biri ha në lartësi, dhunon gruan e të afërmit,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12i bën mujshi nevojtarit e skamnorit, cubnon, nuk e kthen pengun, i lartëson sytë e vet drejt idhujve, bën turpësi,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13huajon me ujem, merr shtesë, a thua do të jetojë? Jo, s’do të jetojë! Pasi i bën të gjitha këto poshtërsi, patjetër do të vdesë: gjaku i tij mbi të do të bjerë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Por, në qoftë se i lind djali që i sheh të gjitha mëkatet që i ka bërë i ati, ka frikën e Zotit e nuk bën si ai,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15nuk ha në lartësi, sytë e vet nuk i lartëson drejt idhujve të shtëpisë së Izraelit, nuk e çnderon gruan e të afërmit të vet,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16askujt nuk i bën mujshi, nuk e ndalon pengun, nuk bën cubni, i jep bukën e vet të uriturit, të zhveshurin e vesh,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17e ruan dorën e vet nga padrejtësia, s’huajnon me ujem e me shtesë, i zbaton rregulloret e mia, ecën urdhërimeve të mia - ky nuk do të vdesë për shkak të paudhërive të babait të vet, por do të jetojë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Pasi i ati ka qenë mujshar e cub dhe nuk ka bërë mirë në mes të popullit të vet, ja, vdiq në fajësinë e vet.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ju thoni: ‘Pse s’përgjigji i biri për fajin e t’et?’ Por biri ka zbatuar të drejtën e drejtësinë, i mbajti të gjitha urdhërimet e mia dhe të gjitha i bëri vepër, këndej edhe do të jetojë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ai që mëkaton do të vdesë: djali s’do të përgjigjë për fajet e t’et, as baba s’do të përgjigjë për fajet e të birit. Të drejtit do t’i takojë drejtësia e të paudhit paudhësia.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Por, në qoftë se i paudhi pendohet për të gjitha mëkatet e veta që i ka bërë dhe i mban të gjitha urdhërimet e mia e bën të drejtën e drejtësinë, po do të jetojë, nuk do të vdesë!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Asnjë prej mëkateve të tija që i ka bërë nuk do t’i kujtohet; do të jetojë në saje të drejtësisë që e bën.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Vallë, a thua i kënaqem vdekjes së mëkatarit - është fjala e Zotit Hyj - e jo që të kthehet nga sjellja e vet e të jetojë?
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Por, në qoftë se i drejti largohet nga drejtësia e vet dhe bën padrejtësinë e të gjitha turpësitë që i bën i patenzoni, vallë a do të jetojë? Asnjë prej drejtësive të tija që i ka bërë, nuk do t’i merren para sysh; për shkak të pabesisë së vet me të cilën e theu besën e të mëkatit që e bëri, në to do të vdesë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Ju thatë: ‘Nuk është e drejtë udha e Zotit’. Dëgjoni, pra, shtëpia e Izraelit: A thua mënyra e sjelljes sime vërtet s’është e mirë? Apo më parë mënyra e veprimit tuaj është e keqe?
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Sepse, kur i drejti e lë drejtësinë e vet e bën padrejtësinë, ai do të vdesë: për shkak të padrejtësisë që bëri, do të vdesë.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27E kur i paudhi kthehet prej paudhësisë së vet që e ka bërë, e bën të drejtën e drejtësinë, ai ia kthen jetën vetvetes:
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28ai pleqëron imët dhe kthehet nga të gjitha padrejtësitë që i ka bërë, këndej do të jetojë e jo, nuk do të vdesë.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Thotë shtëpia e Izraelit: ‘S’është e drejtë mënyra e veprimit të Zotit’. A thua mënyra e sjelljes sime vërtet nuk qenka e drejtë? Apo më parë mënyra e veprimit tuaj është e keqe?
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Prandaj, unë do t’ju gjykoj të gjithëve, secilin sipas mënyrës së veprimit të vet, o shtëpia e Izraelit - thotë Zoti Hyj. Kthehuni dhe ndrequni nga të gjitha paudhësitë tuaja dhe paudhësia s’do të jetë më shkak për rënien tuaj.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Flakni larg jush të gjitha pabesitë tuaja, me të cilat u bëtë të pabesë e përtëriteni zemrën e shpirtin tuaj? Përse të vdisni, shtëpia e Izraelit? Unë nuk i kënaqem vdekjes së vdekatarit - thotë Zoti Hyj. Kthehuni e jetoni!
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.