Të gjithë kapitujt

Ezekieli · Kapitulli 2

Vegimi i librit

9 vargje

Vegimi i librit

1Më tha: »Biri i njeriut, ngrehu se dua të të flas!«

2Si tha kështu, një shpirt hyri në mua, më ngriti në këmbë dhe e dëgjova atë që po fliste me mua.

3Ai më tha: »Biri i njeriut, unë po të dërgoj te bijtë e Izraelit, te një popull kryengritësish që kanë çuar krye kundër meje. Ata dhe etërit e tyre kanë mëkatuar kundër meje deri në ditën e sotme.

4Njerëzit, te të cilët po të dërgoj, janë kokëfortë e zemërgur. Ti thuaju: Kështu thotë Zoti Hyj!

5Dëgjuan ose s’dëgjuan - sepse janë pjellë e keqe - megjithatë le ta dinë se në mesin e tyre është profeti!

6E ti, biri i njeriut, mos ua ki frikën as mos u tremb nga fjalët e tyre: megjithëse je i rrethuar me murriza e ferra e banon me galloma. Fjalët e tyre mos i druaj as fytyra e tyre të mos të të shtijë frikë, sepse janë pjellë mëkatare.

7Ti tregoju fjalët e mia, le të dëgjojnë ose le të mos dëgjojnë, sepse janë njerëz kundërshtarë.

8E ti, biri i njeriut, dëgjo ç’po të them: mos ji kryekëcyer porsi kjo pjellë kundërshtarësh; hape gojën dhe ha çka unë po të jap.«

9Shikova dhe, ja, një dorë ishte e shtrirë drejt meje e në të ishte një libër i mbështjellë. E shtriu ndër sy të mi dhe, ja, ishte i shkruar përbrenda e përjashta: ishin të shkruara vajtime, gjëmë e dënesje.