1Ai më tha: »Biri i njeriut, haje ç’të është vënë përpara! Haje këtë rrotull dhe nisu e folu bijve të Izraelit!«
2Unë e hapa gojën, ai më bëri ta ha rrotullin
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3e më tha: »Biri i njeriut, ushqeju dhe ngiju me këtë vëllim që unë po ta jap.« Unë e hëngra dhe për gojën time qe i ëmbël s i mjalti.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Atëherë më tha: »Biri i njeriut, shko te shtëpia e Izraelit dhe thuaju fjalët e mia.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Nuk po dërgohesh te një popull me të folur të pakuptueshëm e me gjuhë të panjohur, po dërgohesh te shtëpia e Izraelit;
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6s’po të dërgoj jo ndër popuj të mëdhenj me të folur të pakuptueshëm e me gjuhë të panjohur, të cilëve nuk do të ishe në gjendje t’ua kuptoje të folurit; po të dërgoheshe edhe ndër ta, ata do të të dëgjonin!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Por shtëpia e Izraelit nuk do të të dëgjojë, sepse nuk duan të më dëgjojnë mua, sepse mbarë shtëpia e Izraelit është kokëfortë e zemërgur.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Shko: unë po e bëj fytyrën tënde më të fortë se fytyrën e tyre e ballin tënd më të ngurtë se ballin e tyre;
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9porsi diamant, më të fortë se gurgacën po e bëj fytyrën tënde: mos i druaj as mos ia ki frikën fytyrës së tyre, sepse janë shtëpi mëkatarësh!«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10E shtoi: »Biri i njeriut, të gjitha fjalët që po t’i them, pranoji në zemër e dëgjoji me veshë!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Shko te të mërguarit, njerëzit e popullit tënd, fol me ta e thuaju: Kështu thotë Zoti Hyj, si të dëgjojnë si të mos dëgjojnë.«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ndërkaq shpirti më ngriti lart e pas meje dëgjova ushtimën e një krisme të madhe derisa po çohej lart nga vendi i vet lavdia e Zotit:
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13ishte ushtima e krahëve të gjallorëve që rraheshin njëri për tjetrin, rropama e rrotëve që ndiqnin gjallorët, zëri i një potere të madhe!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Atëherë një shpirt më ngriti e më mori; shkoja me zemër plot trishtim e hidhërim: sepse dora e Zotit ishte mbi mua e rëndë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Dhe ia beha ndër të mërguarit, në Telabib, ndër ata që banonin bri lumit Kobar, zura vend atje ku ata banonin, ndenja ndër ta atje për shtatë ditë porsi i shituar zanash.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Profeti porsi rojtar
16Si kaluan këto shtatë ditë, më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17»Biri i njeriut, të kam bërë rojën e shtëpisë së Izraelit. Kur ta dëgjosh një fjalë prej gojës sime, duhet t’i vësh në dijeni nga ana ime.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Nëse unë i them bakeqit: ‘Ti do të vdesësh!’, e ti nuk e njofton e nuk i flet që të kthehet nga udha e tij e mbrapshtë e të jetojë, bakeqi do të vdesë për shkak të bakeqësisë së vet, por unë do ta kërkoj gjakun e tij prej teje.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Por, në qoftë se ti do ta qortosh bakeqin e ai nuk do të kthehet prej paudhësisë së vet dhe nga sjellja e tij e mbrapshtë, ai vetë do të vdesë në mbrapshtinë e vet, porse ti do ta shpëtosh jetën tënde.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Kështu edhe, nëse i drejti e lë drejtësinë e vet dhe bën mëkat, unë do t’i vë lakun dhe do të vdesë pse ti nuk e qortove: do të vdesë për shkak të mëkatit të vet dhe s’do t’i merren parasysh veprat e drejtësisë që i ka bërë; porse gjakun e tij do ta kërkoj prej teje.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Por, në qoftë se ti do ta qortosh të drejtin që të mos mëkatojë, dhe ai s’do të mëkatojë, ai do të jetojë pse ti e qortove, kurse ti e shpëtove jetën tënde.«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
I. PARA RRETHIMIT TË JERUSALEMIT
Ezekieli bëhet i pagojë
22Atëherë ra mbi mua dora e Zotit e Zoti më tha: »Çohu e shko në luginë; atje dua të flas me ty.«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23U ngrita e shkova në luginë dhe, ja, aty qëndronte lavdia e Zotit porsi lavdia që e pashë në brigjet e lumit Kobar, dhe rashë me fytyrë përdhe.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Në mua depërtoi një shpirt, më ngriti në këmbë dhe më tha: »Shko e mbyllu në shtëpinë tënde.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Biri i njeriut, mbi ty do të vihen litarë, me ta do të të lidhin e nuk do të dalësh ndër ta.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Unë do ta ngjes gjuhën tënde për qiellëz e do të mbetesh i pagojë dhe do të pushosh t’i qortosh, sepse është shtëpi mëkatare.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Por, kur unë kam për të folur me ty, do ta zhdrivilloj gjuhën dhe ti atëherë thuaju: Kështu thotë Zoti Hyj. Kush të dëgjojë, le të dëgjojë, e kush të mos dëgjojë, le të mos dëgjojë, sepse janë pjellë e keqe.«
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.