Paralajmërim se do të rrethohet Jerusalemi
1»E ti, biri i njeriut, merre një tullë, vëre para vetes e vizatoje në të qytetin e Jerusalemit.
2Përreth tij vëre rrethimin, ndërtoje përballë tij një fortesë, punoje llogorin, vendose kundër tij ushtrinë e renditi rreth e rreth deshtë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Merre fulteren e hekurt e vëre në murin e hekurt ndërmjet teje e qytetit, sille fytyrën drejt tij dhe qyteti do të jetë i rrethuar, dhe bëji rrethim. Kjo do të jetë shenjë për shtëpinë e Izraelit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Atëherë bjer në krahun tënd të majtë dhe vëri fajësitë e shtëpisë së Izraelit mbi të: sa ditë do të rrish ratë ashtu, aq ditë do t’i mbartësh mëkatet e tyre.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Po të caktoj një ditë për vjetët e fajësisë së tyre: për treqind e nëntëdhjetë ditë do ta mbartësh fajësinë e shtëpisë së Izraelit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kur t’i kesh kryer këto, shtriju në anën e djathtë të dytën herë dhe do t’i marrësh mbi vete fajet e shtëpisë së Judës për dyzet ditë: një ditë për një vjet, mbaje mend, po të caktoj.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Atëherë sille fytyrën tënde në drejtim të Jerusalemit të rrethuar, krahu yt le të jetë i zhveshur dhe profetizo kundër tij.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Dhe ja, unë do të lidh me litarë e mos u sill nga një krah në tjetrin deri që t’i kesh kryer ditët e rrethimit tënd.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Merr grurë, elb, bathë, thjerrë, mel, tepë dhe qiti të gjitha në një enë dhe përgatit prej tyre bukë për vete për aq ditë sa të rrish mbi krahun tënd: dhe haji gjatë treqind e nëntëdhjetë ditëve.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ushqimi yt do të jetë me peshë njëzet siklash në ditë; dhe haje në një kohë të caktuar.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Edhe ujët pije me masë: të gjashtën pjesë të hinit; pije në kohë të caktuar.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Dhe haje si bukën e elbit të pjekur në hi dhe piqe ndër sy të tyre në zjarr të përftuar nga tretjet që dalin nga njeriu.«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Mandej Zoti shtoi: »Kështu bijtë e Izraelit do ta hanë bukën e vet të ndyrë ndër paganë ku unë do t’i tres.«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Atëherë unë i thashë: »Heu, o Zot Hyj, shpirti im nuk është i ndyrë! Qysh prej fëmijërisë sime e deri më sot kurrë nuk hëngra coftinë as kafshë të copëtuar nga egërsira, kurrë s’hyri në gojën time mish i papastër!«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Atëherë më tha: »Ja, po të jap në vend të tretjeve të njerëzve bajgën e lopëve: piqe me bajga bukën tënde!«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Dhe më shtoi: »Biri i njeriut, ja unë po e sos kursimin e fundit të bukës në Jerusalem: do ta hanë bukën e peshuar imtësisht e me kujdes, edhe ujët do ta pinë me masë e me mangësi,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17kështu që, duke munguar buka e ujët, do të meken të gjithë së bashku e do të sharrojnë në fajësinë e vet.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.