Historia e Jerusalemit dhe e Samarisë në përfytyrim
1Më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
2»Biri i njeriut, na kishin qenë dikur dy gra, bijat e të së njëjtës nënë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ato u lavirësuan në Egjipt që në rininë e tyre. Atje u vu së pari dora në parzmat e tyre, atje u përkëdhelën gjinjtë e virgjërisë së tyre.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Emrat i kishin: Oolë e madhja e Oolibë motra e saj. I pata të dyja dhe lindën bij e bija. Oola është Samaria e Ooliba Jerusalemi.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Oola ma prishi besnikërinë e u largua prej meje: luajti mendsh pas dashnorëve të vet, asirianëve, luftëtarë
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6të veshur me purpur, prijës e qeveritarë, të gjithë djelmosha të hijshëm, kalorës të shkëlqyeshëm.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ua dha trupin e vet të gjithë djemve të asirianëve më të zgjedhur. Në takim me ata pas të cilëve u dha në fëlligështi, u ndot me të gjithë idhujt e tyre.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Për më tepër ajo nuk i la as fëlligështitë që i kishte pasur në Egjipt, kur ata kishin bërë shtrat me të në rininë e saj, përkëdhelur gjinjtë e virgjërisë së saj dhe shfryer epshin e vet mbi të.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Këndej edhe e lëshova në duart e dashnorëve të saj, në duart e bijve të asirianëve, pas të cilëve ishte ndezur në epsh.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ata ia zbuluan lakuriqësinë e saj, bijtë e bijat e saj i robëruan e atë e prenë me shpatë. U bë kështu një qortim për gra në saje të dënimit shembullor që e kryen mbi të.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Motra e saj Ooliba i pa të gjitha këto, por luajti mendsh edhe më zi se ajo: me epsh e fëlligështi e tejkaloi motrën e vet.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12U dogj në dashuri ndaj bijve të asirianëve: prijës e qeveritarë, luftëtarë të veshur me petka të çmueshme, kalorës në kuaj shale, të gjithë djelmosha të lakmueshëm.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Pashë se ishte ndotur: të dyja morën të njëjtën udhë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Por kjo e tejkaloi në fëlligështi. Kur i pa meshkujt e pikturuar në mur, fytyra kaldenjsh të pikturuara me ngjyrë të kuqe,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15të ngjeshur ijësh me breza, shallat rreth kokës e të varur, të gjithë në pamje luftëtarë në karroca, marrëshevush si djemtë e Babilonit, atdheu i të cilëve është Kaldeja,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16u ndez në epsh posa i pa dhe dërgoi lajmëtarë tek ata në Kalde.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Babilonezët shkuan tek ajo në shtratin e dashnorisë, e ndotën me mëkatin e ndytë; fëlligështoi me ta deri që iu neverit vetvetja.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Pasi mëkatoi botërisht dhe e zbuloi vetveten, edhe vetë u largova prej saj, sikurse isha larguar prej motrës së saj.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Por ajo vazhdoi të bëjë lavirësi duke e përkujtuar kohën e rinisë së vet, kur qe dhënë pas fëlligështisë në tokën e Egjiptit.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20U përvëlua në epsh pas atyre dashnorëve të vet të fëlliqtë si gomari e të dhënë pas epshit si hamshori.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Dëshirove bushtërinë e rinisë sate, kohën në Egjipt, kur ta shtrydhnin parzmën e t’i përkëdhelnin gjinjtë e virgjërisë!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Prandaj, o Oolibë, kështu thotë Zoti Hyj: Ja, unë po i dërgoj kundër teje dashnorët e tu, të cilët më nuk t’i do shpirti, do t’i mbledh gjithkund përreth kundër teje,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23babilonasit e mbarë kaldenjtë, bijtë e Fakudit, të Suehit, të Kuehit, të gjithë asirianët bashkë me ta, të rinj e të lakmueshëm, të gjithë prijës e qeveritarë, luftëtarë të përmendur në karroca e kalorës.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Do të vijnë kundër teje me qerre e me koçi, me shumicë popujsh; të armatosur kundër teje në çdo anë me shqyt, me mburojëza, me përkrenare. Në dorë të tyre e kam lënë gjyqin, do të të gjykojnë sipas të drejtës së tyre.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Do ta zbraz mendjen e zezë timen kundër teje e ata do ta ushtrojnë me furi kundër teje: do t’i presin hundë e veshë e, sa të mbesë prej teje, me shpatë do ta grimcojnë; robër do t’i marrin bijtë e bijat e tua e, çka të teprojë prej teje, do ta përlajë zjarri.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Do t’i zhveshin petkat e tua e do t’i marrin stolitë e tua.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Do të bëj të marrë fund paudhëria jote dhe fëlligështia jote që nisi në Egjipt; s’do t’i lartësosh më sytë e tu drejt tyre e Egjiptit as që do të bjerë ndër mend.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Sepse kështu thotë Zoti Hyj: Ja, unë do të të lëshoj në dorën e atyre që i urren, në dorën e atyre që shpirti t’i urren.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Ata do të sillen ndaj teje me urrejtje, do ta rrëmbejnë frytin e mundit tënd, do të të nisin lakuriq e plot me turp. Kështu do të dalë në dritë turpi i lavirësive të tua, fajësia dhe fëlligështitë e tua.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Kështu do ta bëjnë për shkak të fëlligështisë sate me paganë e pse je ndotur me idhujt e tyre.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Ece udhës së motrës sate: kupën e saj do ta vë në dorën tënde.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Kështu thotë Zoti Hyj: »Do ta pish gotën e motrës sate, të thellë e të gjerë - do të jesh përqeshje e qestitje - gota është plotë e përplot!
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Me dehje e dhimbje do të mbushesh, me kupën e frikës e të tmerrit, me kupën e motrës sate Samarisë.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Do ta pish, edhe fundërrinat do t’i shkundësh grimcat me dhëmbë do t’ia bresh, parzmat e tua do t’i copëtosh. Sepse unë fola kështu - thotë Zoti Hyj.«
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Prandaj kështu thotë Zoti Hyj: »Pasi ti më harrove e ma solle shpinën, mbarte tashti çnderimin tënd e lavirësinë tënde!«
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Atëherë Zoti më tha: »Biri i njeriut, a do t’i gjykosh Oolën e Oolibën? Dëftoju poshtërsitë e tyre!
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Bënë kurorëshkelje, duart i kanë të përlyera me gjak, bënë kurorëshkelje me idhuj; madje edhe bijtë që m’i patën lindur, i kaluan nëpër zjarr për t’ua dhënë për ushqim.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Por ata ma bënë edhe këtë: ato ma përdhunuan atë ditë edhe Shenjtëroren time e i çshenjtëruan të shtunat e mia.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39E megjithëse i flijuan fëmijët e vet idhujve të vet, ato, po atë ditë, shkuan në Shenjtëroren time për ta përdhunuar. Ja se çfarë bënë në Shtëpinë time!
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Madje edhe më zi: dërguan thirrësin të vijnë meshkuj prej së largu e ata erdhën. Për ta ti u lave, sytë e tu i zbukurove me ngjyrë, u stolise me argjende.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41U shtrive në shtrat tejet të bukur e tryeza ishte e stolisur para teje e mbi të vure kemin tim e vajin tim.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Te ti kërsitte zëri i një shumice të hareshme prej njerëzve të shumtë të sjellë nga shkretëtira. Ata vunë në duar të grave mëdorëza dhe keza të bukura mbi kokat e tyre.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Unë mendova për të - grua e dhënë pas fëlligështisë: Tashti edhe kjo do të fëlliqet në fëlligështinë e vet!
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44E hynë tek ajo ashtu si hyhet te një lavire. Kështu hynin tek Oola e tek Ooliba, gra të pandershme.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Pra, ka njerëz të drejtë: këta do t’i gjykojnë me gjyq që u takon kurorëshkelëseve e me gjyq që u përket atyre që derdhin gjak, sepse këto janë kurorëshkelëse dhe duart e tyre kullojnë gjak.«
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Sepse kështu thotë Zoti: »Bashkoje mbledhjen kundër tyre le të merren me të keq e le të plaçkiten,
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47bashkësia pastaj le t’i vrasë me gurë e le t’i therë me shpata. Le t’u vrasin bij e bija e shtëpitë e tyre le t’i djegë zjarri.
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48Kështu do ta pastroj vendin nga poshtërsitë e të gjitha gratë le të mësojnë të mos e përsërisin fajin tuaj.
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49Poshtërsia juaj do të bjerë mbi ju, ju do të përgjigjeni për fajet e idhujve tuaj e kështu do ta dini se unë jam Zoti, Hyji.«
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.