Kundër mbretit të Tirit
1Atëherë më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
2»Biri i njeriut, thuaj princit të Tirit: Kështu thotë Zoti Hyj: Pasi mendja t’u rrit e the: ‘Unë jam hyjni, rri mbi fronin e zotave, në kërthizën e detit!’, megjithëse je njeri e jo Hyj, ti zemrën tënde e barazove me të Hyjit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ja, po qenke më i mençur se Daneli, fshehtësi s’paska prej teje të fshehur;
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4me dije e mençuri tënde e fitove pasurinë, në vishtare të tua bashkove ar e argjend.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Me dijen tënde të madhe e me tregtinë tënde e shtove pasurinë, por pasuria jote mendjen ta rriti!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Prandaj kështu thotë Zoti Hyj: Pse zemrën tënde e barazove me të Hyjit,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7do t’i dërgoj kundër teje të huajt, ata më të egrit ndër popuj. Do t’i zhveshin shpatat mbi të bukurën dijen tënde e do ta hedhin në baltë shkëlqimin tënd!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Në pellg do të të hedhin e do të vdesësh me vdekje të të vrarëve në mes të detit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Vallë, a do të thuash më: ‘Jam Hyj!?’, ndër sy të vrastarëve të tu, pasi je njeri e jo Hyj në duart e vrastarëve të tu?
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Do të vdesësh me vdekje të parrethprerëve, nga dora e të huajve, sepse unë kam thënë kështu.« - thotë Zoti Hyj.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Rënia e mbretit të Tirit
11Më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit: »Biri i njeriut, nisja vajtimit mbi mbretin e Tirit
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12e thuaj atij: Kështu thotë Zoti Hyj: Ishe ti vulë përsosmërie, plot urti i mrekullueshëm në pashi.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ishe në gëzimet e parrizit të Hyjit, të stolisura me gurë të paçmueshëm petkat e tua: me sard, topaz e jaspis, krisolit e oniks e beryl, safir, karbunkul e smaragd, ar i përpunuar stolisja jote, të qenë bërë gati ditën e krijimit tënd.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Me kerub krahështrirë të vendosa për të ruajtur, ishe mbi malin e shenjtë të Hyjit, ecje nëpër gurë të zjarrtë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ishe i përsosur në udhët e tua që ditës së themelimit tënd, deri që në ty u ngjiz fajësia!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Duke u rritur tregtia jote, u mbushe përbrenda me fajësi e mëkate. Atëherë të flaka nga mali i Hyjit e të treti kerubini mbrojtës nga mesi i gurëve të zjarrtë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17T’u rrit mendja për shkak të bukurisë, pasuria të bëri të humbësh urtinë: atëherë vetë të flaka për tokë, të vura para syve të mbretërve që të të shikojnë me përbuzje.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Me fajësitë e shumta të tuat me paudhërinë e tregtisë sate, i përdhose shenjtëroret e tua. Futa zjarrin midis teje që të të përpijë, hi do të të bëj unë përmbi tokë në sy të atyre që të shikojnë!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Të gjithë popujt që do të shohin, do të çuditen se çka të gjeti. Ti u bëre shenjë tmerrimi e sharrove për jetë të jetës!«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kundër Sidonit
20Më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21»Biri i njeriut, silli sytë drejt Sidonit, profetizo kundër tij
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22e thuaj: Kështu thotë Zoti Hyj: Ja, kundër teje po sulem, Sidon, i lavdishëm do të bëhem mes teje, do ta dinë se unë jam Zoti kur mbi të do të bëj gjyq e të kem dëftuar në të shenjtërinë time.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Do ta dërgoj në të murtajën, do të rrjedhë gjaku udhëve të tija, rrah n’për të vdekur do të bien prej shpatës të prerë rreth e për qark, do ta dinë se unë jam Zoti«.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Izraeli i çliruar nga popujt e tjerë
24Për shtëpi të Izraelit më s’do të ketë as thumb therës as ferrë shqyerëse ndër të gjithë fqinjët që e rrethojnë që janë kundërshtarët e tyre, do ta dinë se jam Zoti Hyj.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25»Kështu thotë Zoti Hyj: Kur ta kem bashkuar shtëpinë e Izraelit nga të gjithë popujt, në të cilët janë të shpërndarë, unë vetë do ta dëftoj shenjtërinë time në ta ndër sy të paganëve. Ata do të banojnë në tokën e vet që ia dhurova shërbëtorit tim Jakobit.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Do të banojnë të sigurt në të. Do të ndërtojnë shtëpi, do të mbëltojnë vreshta e do të jetojnë pa farë frike, kur të kem bërë gjyq mbi të gjithë fqinjët e tyre përreth. Atëherë do ta dinë se unë jam Zoti, Hyji i tyre.«
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.