Cedri
1Të njëmbëdhjetin vit, të tretin muaj, të parën ditë të muajit, më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
2»Biri i njeriut, thuaj faraonit, mbretit të Egjiptit, e krenarisë madhështore të tij: Kujt i përngjan në madhështinë tënde?
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Je si bredh, porsi cedri i Libanit, me gema të bukur, me gjethe të njoma, me shtat të lartë; maja ndër re i ka arritur!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4E ushqyen ujërat, e rriti humnera, lumenjtë e tij rridhnin gjithkund rreth rrënjëve të tija, përrenjtë i lëshoi përreth të gjitha lëndëve të fushës!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Prandaj edhe u rrit i lartë përmbi të gjitha lëndët e fushës, u shumuan degët e tija morën lartë gemat e tij, sepse ujët kurrë s’i mungoi.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kur e shtriu hijen e vet, në dega të tija i bënë foletë të gjithë fluturakët e qiellit, për nën gema plot me gjethe egërsirat e fushës pollën, e nën hije të tij banonin popuj të shumtë!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ishte i hijshëm në madhëri të vet, në shtrirjen e degëve të veta, sepse rrënjët e veta i kishte përbri ujit që s’mungon.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Porsi ai cedra të tjerë s’ishin, në parajsën e Perëndisë, bredhat s’mund të krahasoheshin as edhe me gema të tija, s’qenë çinarët të barabartë me degët e njoma të tij: asnjë lëndë e parrizit të Hyjit s’mund të matej me bukurinë e tija:
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Shumë të bukur e kisha bërë me degë të shumta edhe të shpeshta: i lakmonin të gjitha lëndët e Edenit, që kishte parrizi i Hyjit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Prandaj kështu thotë Zoti Hyj: Pse u krenua për rritjen e vet e pse arriti maja deri ndër re e pse iu rrit mendja për lartësinë e vet,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11do ta lëshoj në dorë të një prijësi pagan tejet të fuqishëm dhe do të sillet me të sipas fajësisë së tij. Vetë e zhbiva.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Të huajt - më mujsharët e paganëve, do ta presin; do ta hedhin për tokë, gemat e tij do të bien nëpër lugina, degët e tija do të copëtohen nëpër gremina nga hija e tij do të largohen të gjithë popujt e botës, do ta lënë!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Mbi trupin e tij do të ulen të gjithë fluturakët e ajrit, ndër gemat e tij do të struken mbarë egërsirat e fushës,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14që me lartësinë e vet të mos krenohet asnjë lëndë e mbirë bri ujit dhe të mos e ngritin majën e vet ndër re dhe që asnjë lëndë që pi ujë të mos krenohet me lartësinë e vet, sepse të gjitha i nënshtrohen vdekjes, të hedhura në Nëntokën e tokës, mes bijve të njerëzve, tek ata që kanë zbritur në ferr.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kështu thotë Zoti Hyj: Ditën kur zbriti në Nëntokë unë bëra të bëhet gjëmë: për të e mbulova Humnerën dhe i ndala lumenjtë, i pengova ujërat e mëdha; në zi e vesha Libanin, u lëkundën të gjitha lëndët e fushës.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Në rropamën e rënies së tij, u trandën popujt, kur e shpura atë në ferr me ata që zbritnin në Nëntokë. U gëzuan në Nëntokë të gjitha lëndët e Edenit, më të përmendurat e më të zgjedhurat e Libanit, mbarë të gjitha që u ujitën.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Sepse edhe ato së bashku me të zbritën në ad te të prerët me shpatë dhe te ndihmësit e tyre, që rrinin nën hijen e tij në mes të paganëve.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kujt i përngjan, o më i përmenduri e më i hijshmi, ndër lëndët e Edenit? Dhe, ja, u qite me lëndët e Edenit në krahinat e Nëntokës! Do të flesh midis të parrethprerëve, me ata që shpata i preu! Ky është faraoni dhe mbarë populli i tij - thotë Zoti Hyj.«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.