III. GJATË DHE PAS RRETHIMIT TË JERUSALEMIT
Profeti si rojtar i qytetit
1Më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
2»Biri i njeriut, fol me bijtë e popullit tënd dhe thuaju: Nëse e dërgoj shpatën kundër një vendi e populli i atij vendi e zgjedh një prej të vetëve dhe e vë për rojtar të vetin,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3e ky, kur ta shohë se po vjen shpata kundër atij vendi, i bie bririt dhe e lajmëron popullin,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4kushdo që e dëgjon zërin e borisë e nuk është në kujdes, atëherë vjen shpata dhe e shkurton, gjaku i tij mbi kryet e tij:
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5e dëgjoi zërin e bririt e nuk qe në kujdes: gjaku i tij mbi kokën tij le të jetë! Po të kishte dashur të ruhej, do ta kishte shpëtuar jetën e vet.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Por, në qoftë se rojtari e sheh shpatën duke ardhur, por nuk i bie bririt e kështu popullit nuk i lëshohet kushtrimi: vjen shpata dhe e merr ndonjë prej tyre: ky vërtet u bë pre e fajësisë së vet, porse unë gjakun e tij do ta kërkoj prej dorës së rojtarit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ty, o biri i njeriut, unë të kam vënë për rojtarin e shtëpisë së Izraelit. Kur ta dëgjosh një fjalë prej gojës sime, qortoji ata në emër tim.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Në qoftë se unë të them për të paudhin: ‘I paudhë, do të vdesësh!’, e ti nuk i thua që i patenzoni të largohet nga udha e tij e mbrapshtë, i paudhi do të vdesë në fajësinë e vet, kurse unë gjakun e tij do ta kërkoj prej dorës sate.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Por, në qoftë se e qorton të patenzonin, që të kthehet nga rruga e vet e ligë, kurse ai nuk kthehet, ai do të vdesë në fajësinë e vet, por ti e ke shpëtuar jetën tënde.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kthimi e shkthimi
10Kurse ti, biri i njeriut, thuaj shtëpisë së Izraelit: ju po i përsëritni këto fjalë: ‘Fajësitë tona e mëkatet tona peshojnë mbi ne dhe ne në to po shkrihemi. Si, pra, do të mundemi të mbetemi gjallë?’
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ti thuaju. Pasha jetën time - thotë Zoti Hyj - nuk e dua vdekjen e të patenzonit, por dua që i patenzoni të kthehet nga rruga e ligë e të jetojë! Kthehuni, kthehuni nga rrugët tuaja të këqija! E pse të vdisni, o shtëpia e Izraelit!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12E ti, o biri i njeriut, thuaju bijve të popullit tënd: Drejtësia e të drejtit nuk do ta shpëtojë ditën që të ketë mëkatuar dhe paudhëria e të paudhit nuk do ta dëmtojë me ditën që të kthehet nga paudhëria e vet; as i drejti nuk do të mund të jetojë në drejtësinë e vet që prej ditës që të ketë mëkatuar!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Në qoftë se edhe vetë i them të drejtit se do të jetojë, e ai, duke shpresuar, në drejtësinë e vet, bën paudhëri, të gjitha drejtësitë e tija do të qiten në harresë dhe në paudhërinë e vet, në atë që e ka bërë, në të do të vdesë!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Po gjithashtu, nëse i them të paudhit: ‘Ti do të vdesësh!’, por nëse ai kthehet nga mëkati i vet e bën të drejtën e drejtësinë,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15ai i paudhë e kthen pengun dhe shpërblen cubninë, i zbaton urdhërimet e jetës dhe nuk bën asgjë që është e padrejtë, do të jetojë e nuk do të vdesë!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Të gjitha mëkatet që i mëkatoi, nuk do t’i numërohen: po e bëri të drejtën e drejtësinë e do të jetojë!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Bijtë e popullit tënd thonë: ‘S’është e drejtë mënyra e veprimit të Zotit’! Në të vërtetë, mënyra e veprimit të tyre nuk është e drejtë!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Sepse, kur i drejti e lë drejtësinë e vet e bën të keqen, do të vdesë në të keqen;
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19e kur i paudhi e lë të keqen e vet e bën të drejtën e drejtësinë, në to do të jetojë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Por ju thoni: ‘Mënyra e veprimit të Zotit nuk është e drejtë’. Unë do t’ju gjykoj, o shtëpia e Izraelit, secilin sipas udhës së vet!«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pushtimi i qytetit
21Të dymbëdhjetin vit, të dhjetin muaj, më pesë të muajit të shpërnguljes sonë, erdhi tek unë një i ikur nga Jerusalemi e më tha: »Qyteti u pushtua!«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Mirëpo, dora e Zotit kishte rënë mbi mua në sy të asaj dite kur më erdhi ky i ikur. Zoti më çeli gojën para se ai të vinte në mëngjes dhe, njëherë zhdrivilluar goja ime, më nuk mbeta memec.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shkretimi i vendit
23Më qe drejtuar fjala e Zotit e më tha:
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24»Biri i njeriut, ata që jetojnë në këto rrënoja në truallin e Izraelit thonë: ‘Abrahami ishte i vetëm dhe gjithë këtë tokë e pati pronë e ne jemi shumë - neve na u dha toka për pronë.’
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Prandaj, thuaju atyre: Kështu thotë Zoti Hyj: Ju e hani mishin me gjak, sytë i ngritni drejt idhujve tuaj edhe derdhni gjak - vallë, a juve iu takon për pronë kjo tokë?
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Mbështeteni në shpatat tuaja, bëni turpësi, e secili e dhunon gruan e të afërmit të vet - vallë, a juve iu takon për pronë kjo tokë?
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Kështu thuaju. Kështu thotë Zoti Hyj. Pasha mua, ata që banojnë në rrënoja, prej shpatës do të bien, ai që është në fushë, do t’u jepet egërsirave për ta ngrënë e ata që janë në kulla e në shpella, do të vdesin nga murtaja.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Vendin do ta bëj shkretëtirë të pabanuar, do të zhduket përgjithmonë krenaria e tij e paturpshme. Të shkreta do të mbesin malet e Izraelit, kështu që askush s’do të kalojë më nëpër to.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Kur tokën e tyre ta kem shpartalluar e shkretuar për shkak të të gjitha turpësive që i bënë, atëherë do ta kuptojnë se unë jam Zoti.«
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Rrjedhojat e predkut
30»Biri i njeriut, bijtë e popullit tënd flasin për ty përbri muresh e në dyer të shtëpive e i thonë njëri-tjetrit: ‘Ejani e dëgjoni ç’fjalë vjen prej Zotit!’
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31E vijnë te ti si në kuvendin e dheut. Ulen para teje e i dëgjojnë fjalët e tua, por nuk i zbatojnë: bëjnë kinse u pëlqejnë, por zemra e tyre jepet pas dobisë së pandershme.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Je bërë për ta si këngë dashurie, që këndohet me zë të këndshëm e shoqërohet me muzikë të ëmbël: i dëgjojnë fjalët e tua, por nuk i zbatojnë.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33E kur të ndodhë çfarë u parapa - dhe ja po vjen - atëherë do ta dinë se ka qenë ndër ta një profet.«
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.