1E ti, o biri i njeriut, profetizo kundër Gogut e thuaj: Kështu thotë Zoti Hyj: Qe, në shpinë më ke, o Gog, prijësi kryeparë i Mosokut e i Tubalit!
2Do të të tërheq, do të të josh, do të të bëj të vish nga Veriu i skajshëm dhe do të të sjell në malet e Izraelit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Do ta hedh për tokë harkun prej dorës sate të majtë e do t’i flakë shigjetat e tua prej të djathtës sate!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Do të vritesh mbi malet e Izraelit, ti dhe mbarë çetat e tua edhe popujt që janë me ty! Të dhashë për ushqim shpendëve grabitqarë, të gjithë fluturakëve dhe egërsirave të tokës.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Do të biesh në fushë të hapët, sepse kështu e kam thënë unë - është fjala e Zotit Hyj!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Do të çoj zjarr mbi Magog dhe mbi ata që të qetë banojnë në ishuj dhe do ta dinë se unë jam Zoti.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Të njohur do ta bëj emrin tim të shenjtë në mes të popullit tim Izraelit e nuk do të lejoj të përlyhet Emri im i shenjtë! Paganët do ta dinë se unë jam Zoti, Shenjti në Izrael!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ja, erdhi, u bë - thotë Zoti Hyj - kjo është dita për të cilën kam folur!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Banorët do të dalin prej qyteteve të Izraelit e do t’i ndezin e do t’i djegin armët: mburojë e shqyt, hark e shigjetë, heshtë, çumak e mëzdrak - do t’i djegin për shtatë vjet!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Nuk do të mbartin dru nga arat as nuk do të presin në pyje, sepse zjarr, do të bëjnë me armë. Do t’i rrëmbejnë ata që i kanë rrëmbyer, do t’i bëjnë pre ata që i patën bërë pre - thotë Zoti Hyj.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Atë ditë do t’ia jap Gogut për varresë vendin e përmendur në Izrael: Luginën e udhëtarëve në lindje të detit, që ua mbyll udhën kalimtarëve. Aty do të varroset Gogu dhe mbarë ushtria e tij. Ajo do të quhet Lugina e Shumicës së Gogut.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Do t’i rëmojnë izraelitët për shtatë muaj për ta pastruar vendin.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Do t’i varrosë mbarë populli i vendit e kjo ditë do të jetë e përmendur për ta, sepse këtë ditë unë i dhashë lavdi vetvetes - thotë Zoti Hyj.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Do të caktojnë njerëzit, të cilët do ta përshkojnë vendin për t’i varrosur ata që kanë mbetur mbi dhe, për ta bërë vendin të pastër. Por edhe pas shtatë muajve,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15do të vazhdojnë t’i kërkojnë e do ta përshkojnë vendin, e, nëse gjejnë eshtra njeriu, do të ngulin përgjatë tyre shenjën që varrestarët t’i varrosin në Luginën e Shumicës së Gogut.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Qyteti quhet Amonë. Kështu do ta pastrojnë vendin.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ti, pra, o biri i njeriut: Kështu thotë Zoti Hyj: Thuaj çdo fluturaku, të gjithë shpendëve e të gjithë egërsirave të fushës: Bashkohuni, ejani shpejt, mblidhuni nga çdo anë në flinë time, që unë po jua bëj gati! Në flinë e madhe mbi malet e Izraelit që të hani mish e të pini gjak!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Hani mish trimash e pini gjak princash të tokës: desh, qengja, cjep e mëzetër të majur, të gjithë nga Basani.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Do të hani e do të ngiheni me dhjamë e do të pini deri të deheni me gjak të flisë që unë po e ther për ju.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Do të ngiheni në tryezën time me mish kuajsh shale e karroce, me mish trimash dhe luftëtarësh - thotë Zoti Hyj!«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përfundimi
21»Kështu do ta dëftoj lavdinë time ndër popuj e të gjithë popujt do ta shohin gjyqin që do ta bëj dhe dorën që do ta rëndoj mbi ta.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22E shtëpia e Izraelit do ta dijë se unë jam Zoti, Hyji i tyre, prej asaj dite e përgjithmonë.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Por do ta marrin vesh edhe paganët se shtëpia e Izraelit ka qenë tretur në skllavëri për shkak të fajësisë së vet, sepse më patën lënë mua. Këndej e fsheha fytyrën time prej tyre, i lëshova në duar të armiqëve të tyre që të sharrojnë prej shpatës.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24U solla me ta sipas papastërtisë së tyre e fajësisë së tyre dhe prej tyre e fsheha fytyrën time.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Prandaj kështu thotë Zoti Hyj: Tash do t’ia kthej fatin e mirë Jakobit, do ta përdëllej mbarë shtëpinë e Izraelit e do të dëftohem i zellshëm për nder të emrit tim të shenjtë.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Do t’ua fal çdo turpësi dhe pabesnikëri që ma bënë ndërsa ende jetonin të qetë në vendin e vet, kur nuk kishin nga kush të druanin.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27E kur t’i kem riatdhesuar nga popujt e t’i kem bashkuar nga vendet e armiqve të tyre e ta kem dëftuar shenjtërinë time në ta në sy të popujve të panumërt,
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28atëherë do ta dinë se unë jam Zoti, Hyji i tyre, që i pata tretur ndër popuj, por edhe që i bashkova në vendin e vet duke mos lënë atje asnjë.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Më nuk do ta fsheh fytyrën time para tyre, sepse do ta zbraz shpirtin tim mbi shtëpinë e Izraelit - thotë Zoti Hyj.«
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.