Hekali - Salla e Tempullit
1Atëherë më futi në Tempull. I mati shtyllakët: ishin të gjerë gjashtë kute këndej e gjashtë kute andej.
2Gjerësia e hyrjes ishte dhjetë kutesh, kurse krahët e derës ishin pesë kute, në njërën anë, e pesë kute, në anën tjetër. Pastaj e mati Sallën: ishte e gjatë dyzet kute dhe e gjerë njëzet kute.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Debiri - Shenjtërorja e shenjtëroreve
3Atëherë hyri dhe i mati shtyllakët e derës: dy kutesh. Mandej mati derën: gjashtë kute; gjerësia e derës: shtatë kutesh.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4E mati pastaj gjatësinë e saj: njëzet kute, gjerësia para sallës njëzet kute. E më tha: »Kjo është Shenjtërorja e shenjtëroreve.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kthinat anësore
5E mati murin e Tempullit: gjashtë kute. Kthinat anësore ishin katër kute, rreth e rreth Tempullit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kthinat anësore ishin njëra mbi tjetrën në tri kate. Ishin anat e dala në mur të Tempullit për kthinat anësore që të kishin mbështetje, por mbështetjet nuk ishin për muri të Tempullit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Gjerësia e kthinave vinte duke u rritur nga kati në kat, sepse Tempulli sa më lart, linte më shumë vend deri në majë. Kështu pra, zgjerohej Tempulli deri në majë. Nga kati i poshtëm u ngjitej në katin e sipërm nëpër të mesmin.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Pashë rreth Tempulli një lartësim. Themelet e godinës anësore ishin një kallam i plotë gjashtë kutesh në lartësi.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Gjerësia e murit të godinës anësore të përjashtëm ishte pesë kutesh. Zbrazëtia e kalimit ndërmjet kthinave anësore të Tempullit
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10e të kthinave, ishte e gjerë njëzet kute gjithkund përreth Tempullit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Dyert e ndërtesës anësore ishin në krahun e zbrazëtisë së lirë: njëra derë ishte në veri e tjetra në jug. Hapësira e lirë ishte gjithkund përreth pesë kute.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Godina e perëndimit
12Ndërtesa që ishte përballë zbrazëtisë së lirë në anë të perëndimit, ishte e gjerë shtatëdhjetë kute. Muri i godinës gjithkund përreth pesë kute i gjerë, ndërsa gjatësia e tij nëntëdhjetë kute.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Mandej e mati Tempullin: ishte i gjatë njëqind kute, hapësira e rrethuar, godina dhe muret: njëqind kute gjatë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Gjerësia e ballanikut të Tempullit me hapësirën e lirë: njëqind kute, në krahun e lindjes.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15E mati edhe gjatësinë e godinës përballë hapësirës së lirë në pjesën përmbas, e rruginat këndej e andej së bashku: njëqind kute.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Stolisja e brendshme
Brendia e Tempullit, tremja e jashtme,
16ishin të shtruara me dru. Dritaret ishin në suazë. Skajet e suazës ishin të trefishtë përballë pragut. Rruginat ishin të veshura me dru gjithkund përreth, nga trualli deri në dritare - dritaret mund të mbylleshin.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Nga hyrja deri në brendinë e Tempullit, kështu edhe përjashta, madje edhe nëpër mbarë murin rreth e rreth, përbrenda e përjashta,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18ishin të gdhendur kerubinë e palma: nga një palmë ndërmjet të dy kerubinëve. Kerubinët kishin nga dy fytyra,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19në anë të palmës, në njërën anë, fytyrën e njeriut e në anën tjetër të palmës, fytyrën e luanit: kështu ishte gjithkund nëpër Tempull rreth e rreth.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Nga trualli e deri mbi derë ishin kerubinët e punuar po ashtu edhe palmat. Në murin e Tempullit
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21pragjet e dyerve ishin katrorë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lteri i drunjtë
Përpara Shenjtërores së shenjtëroreve ishte diçka
22në përngjasim të lterit të drunjtë. Lartësinë e kishte tre kutesh, gjatësinë dy kutesh. Këndet, shtrojën e anat i kishte të drunjta. Ai njeri më tha: »Kjo është tryeza para fytyrës së Zotit.«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dyert
23Shenjtërorja dhe Shenjtërorja e shenjtëroreve kishin nga
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24dy dyer. Secila derë kishte nga dy krahë të lëvizshëm deri në mur: njëra derë kishte dy krahë e tjetra derë poashtu dy krahë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Në derën e Shenjtërores ishin të gdhendur kerubinët e palmat, ashtu sikurse ishin të gdhendur edhe në mure. Përjashta ishte pullazi i punuar përmbi treme.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Dritaret ishin me kangjela dhe palmat ishin në njërën e në tjetrën anë në murin e tremes e në kthinat anësore të Tempullit.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.