Dhomat e priftërinjve
1Atëherë më qiti në oborrin e jashtëm në drejtim të veriut. Më çoi në dhomën që është përballë hapësirës së lirë, përballë godinës, në veri.
2Në krahun e veriut e kishte gjatësinë njëqind kute, kurse gjerësia pesëdhjetë kute.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kundruall njëzet kuteve të tremes së brendshme dhe përballë truallit të shtruar me gurë të oborrit të jashtëm, godina ngritej pjesë pjesë në tre kate.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Përpara kthinave ishte rrugina dhjetë kutesh e gjerë që shpiente në brendinë. E gjatë ishte njëqind kute. Derën e kishin të kthyer kah veriu.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kthinat e larta ishin më të vogla se të mesmet e të poshtmet, sepse i ngushtonin rruginat.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ishin tre katesh, por nuk kishin këmbë guri, siç ishin shtyllat e oborrit. Kështu shkallë - shkallë prej truallit në më të ultat, nëpër të mesmet, ndërtohej godina.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Muri i jashtëm, përgjatë kthinave, përgjatë oborrit të jashtëm, përpara kthinave, ishte i gjatë pesëdhjetë kute.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Sepse gjatësia e kthinave të oborrit të jashtëm ishte pesëdhjetë kute, kurse e atyre përpara Shenjtërores ishte njëqind kutesh.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Poshtë nën këto kthina ishte një hyrje në lindje për ata që hynin nga oborri i jashtëm,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10në krye të murit të oborrit. Përballë lindjes, në krahun e pjesës së lirë, kishte edhe kthina të tjera para godinës
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11po edhe në krahun e tyre, porsi kthinat në veri. Sipas gjatësisë e gjerësisë së tyre, ishin po ashtu edhe daljet e tyre, renditja dhe dyert e tyre ishin të njënjëshme.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kështu ishin edhe dyert që ishin me pamje në jug: një derë ishte në krye të rruginës, gjatë murit gjegjës, në lindje të atij që hynte.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ai më tha: »Dhomat në veri e dhomat në jug, përballë hapësirës së lirë, janë odat e shenjta, ku priftërinjtë, që i shërbejnë Zotit hanë gjërat e shenjta: aty i vendosin gjërat më të shenjta, kushtet, flitë pendestare e të shpërblimit, sepse ky vend është i shenjtë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Kur priftërinjtë të kenë hyrë, nuk do të dalin nga Tempulli në oborrin e jashtëm, por aty do t’i heqin petkat me të cilat kanë kryer shërbesën liturgjike, sepse janë të shenjta; pastaj do të vishen me petka të tjera e kështu do të dalin te populli.«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përmasat e oborrit
15Pasi e kreu të maturit e Tempullit përbrenda, më qiti për dere që shikonte në lindje dhe aty mati gjithku përreth.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Me kallamin matës e mati anën e lindjes: pesëqind kallama matës me kallamin e matjes së rendomtë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Mati edhe anën e veriut: pesëqind kallama matës përreth.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Mati edhe anën e jugut: pesëqind kallama matës të masës së rëndomtë përreth.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19U soll edhe anës së perëndimit e mati: pesëqind kallama të masës së rëndomtë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20E mati murin në të katër anët rreth e rreth: ishte pesëqind i gjatë e pesëqind i gjerë. Ky e ndante vendin e shenjtë nga ai jo i shenjtëruar.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.