Përshëndetje
1Pali dhe Timoteu, shërbëtorët e Krishtit Jezus: të gjithë shenjtërve në Krishtin Jezus që janë në Filipe me mbikqyrës dhe me diakonë:
2paçi hir e paqe prej Hyjit, Atit tonë, dhe prej Jezu Krishtit Zot.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Uratat e Palit për filipianët
3Gjithmonë, sa herë më bie ndër mend për ju, e falënderoj Hyjin tim.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Gjithëherë e në çdo uratë që them, lutem me gëzim për ju të gjithë
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5për arsye të pjesëmarrjes tuaj në përhapjen e Ungjillit qysh prej ditës së parë e deri tani.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Dhe jam plotësisht i bindur se Ai që në ju e filloi veprën e mirë, Ai edhe do ta kryejë deri në Ditën e Krishtit Jezus.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Dhe është e drejtë t’i kem këto ndjenja për ju! Për të vërtetë, unë ju mbaj në zemrën time, sepse ju të gjithë jeni pjesëtarët e hirit tim e në pranga të mia e në mbroje e në përforcim të Ungjillit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Po, Hyjin e kam dëshmitar se ju dua pa masë të gjithëve me dashurinë e Jezu Krishtit!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Dhe ja, për çka lutem: që dashuria juaj të shkojë duke u rritur përherë e më fort në njohuri e në kuptim të plotë,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10që të mund të dalloni çka është më e mirë, që të jeni të pastër si dielli dhe pa farë të mete për Ditën e Krishtit,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11plot me fryt drejtësie që vjen nëpër Jezu Krishtin - për lavdi e nder të Hyjit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Krishti është jeta ime
12Dëshiroj, vëllezër, ta dini këtë gjë: të vështirat që më ngjanë ndihmuan shumë më tepër në përhapjen e Ungjillit,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13sepse në mbarë pretoriumin e gjithkund gjetiu u mor vesh se gjendem në pranga për shkak të Krishtit,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14dhe shumica e vëllezërve, e trimësuar në Krishtin për shkak të prangave të mia, gjithnjë e më tepër merr guxim ta shpallë pa frikë fjalën.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Njëmend disa e predikojnë Krishtin të shtyrë prej smirës e prej rivalitetit, por disa tjerë prej qëllimit të mirë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Këta veprojnë me dashuri. E dinë se unë gjendem këtu për arsye të mbrojes së Ungjillit,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17kurse ata e shpallin Krishtin të shtyrë prej rivalitetit. Qëllimet e tyre nuk janë të pastërta: mendojnë se kështu do t’i bëjnë më të vështira prangat e mia.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Ani, çka ndodh? asgjë tjetër veçse predikohet Krishti, qoftë për qëllime të tjera, qoftë me çiltëri. Kësaj gjë i gëzohem dhe do t’i gëzohem!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Sepse e di se në saje të lutjeve tuaja dhe të ndihmës së Shpirtit të Jezu Krishtit kjo do të më vlejë për shëlbim,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20sikurse pres me dëshirë të flaktë dhe shpresoj se nuk do të turpërohem për asgjë, porse me guximin tim të plotë - si gjithmonë ashtu edhe tani - Krishti do të madhërohet në trupin tim, si në jetofsha si në vdissha.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Vërtet, për mua Krishti është jetë dhe vdekja fitesë!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Por në qoftë se jeta në trup më mundëson një veprimtari frytdhënëse, çka atëherë të zgjedh? Nuk po di!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Jam ndërdyzash: dëshiroj të shkoj e të jem me Krishtin, [sepse] kjo është gjë shumë, shumë më e mirë,
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24por të jetoj në këtë trup është më e nevojshme për ju.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Për tani e di se do të mbetem dhe do të rri në mesin tuaj për përparimin tuaj e në gëzim të fesë,
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26që mburrja juaj për mua në Jezu Krishtin të shtohet, kur përsëri të vij ndër ju.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Ju veç, jetoni në mënyrë të denjë të Ungjillit të Krishtit, që - kur të vij e t’ju shoh, ose, larg prej jush - kur të dëgjoj për ju, të ndiej se jeni të qëndrueshëm në një shpirt dhe se, një zemre, luftoni të gjithë së bashku për fenë e Ungjillit
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28pa farë frike të armikut. Kjo gjë është shenja paralajmëruese e dënimit të tyre dhe e shëlbimit tuaj: dhe kjo vjen prej anës së Hyjit.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Sepse juve Hyji ju dha hirin t’i shërbeni Krishtit jo vetëm duke besuar në Të, por edhe duke pësuar për Të,
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30duke bërë po të njëjtën luftë që patë se bëra unë dhe që dëgjoni se e bëj edhe tani.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.