Udha e vërtetë e shëlbimit
1Përndryshe, vëllezërit e mi, gëzohuni në Zotin! T’ju shkruaj të njëjtat gjëra unë nuk e kam vështirë, kurse për ju është përforcim:
2Ruanu prej »qenve«! Ruanu prej punëtorëve të këqij! Ruanu prej rrethprerjes gjymtuese!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Sepse, ne jemi të rrethprerët »e vërtetë«, ne që në Shpirtin e Hyjit kryejmë shërbesën hyjnore dhe mburremi në Krishtin Jezus dhe nuk shpresojmë në trup.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Megjithatë, unë do të mund të shpresoja edhe në trup, sepse, në mendoftë ndokush se ka arsye të shpresojë në trup - unë edhe më tepër!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5I rrethprerë të tetën ditë, izraelit me kombësi, nga fisi i Beniaminit, hebre prej hebrenjsh; sipas Ligjit farise;
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6për kah zelli, salvues i Kishës e, për sa i përket drejtësisë - asaj të Ligjit - i patëmetë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Por të gjitha këto që i mbaja si përparësi, tani i çmoj si një bjerrje për shkak të Krishtit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Madje unë çmoj gjithçka si dëm në krahasim me më të madhen të mirë: me njohjen e Jezu Krishtit, Zotit tim. Për të kam bjerrë çdo gjë dhe të gjitha i çmoj si llom, me qëllim që të fitoj Krishtin
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9dhe të gjendem në Të - jo me drejtësinë time - me atë që vjen nga Ligji, por me atë që vjen nga feja në Krishtin, me drejtësinë që vjen nga Hyji, e themeluar në fe -
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10që ta njoh atë dhe fuqinë e ngjalljes së tij me pjesëmarrjen në vuajtjet e tija, që të bëhem i ngjashëm me Të në vdekjen e tij,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11që në ndonjë mënyrë të mund t’ia arrij ngjalljes së të vdekurve.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vrapimi drejt qëllimit
12Jo, sikurse t’ia kisha arritur, as, sikurse të isha bërë i përsosur, por - vrapoj që, në ndonjë mënyrë, të mund ta zë, sepse edhe vetë kam qenë zënë prej Krishtit [Jezus].
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Vëllezër, unë nuk mendoj se ia kam arritur, di vetëm kaq: harroj çka kam lënë pas dhe zgjatem drejt të së ardhmes,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14sulem drejt qëllimit, drejt shpërblimit të thirrjes qiellore të Hyjit në Krishtin Jezus.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ne, pra, që ia kemi arritur »pjekurisë«, ta kemi në mendje këtë gjë! Po, nëse e mendoni ndryshe, shi kështu Hyji do t’jua zbulojë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ndërkaq, prej asaj pike ku kemi arritur - të vazhdojmë të përparojmë asaj hullie.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Më përngjani mua, o vëllezër, dhe vëreni ata që jetojnë simbas shembullit që keni në ne.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Sepse, sikurse ju kam thënë shpesh herë e tani po jua them me lot për faqe, shumë jetojnë si armiq të kryqit të Krishtit!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Mbarimi i jetës së tyre është dënimi, hyji i tyre është barku dhe lavdia e tyre në turp - ata mendojnë vetëm gjërat tokësore.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Kurse Atdheu ynë është qielli, nga presim se vjen si Shëlbues Jezu Krishti Zot.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Ai do ta shndërrojë trupin tonë të mjerë në një trup të ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm në saje të pushtetit që ka të nënshtrojë nën sundimin e vet gjithçka.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.