1Prandaj, vëllezërit e mi të dashur që aq fort ju kam për zemër, gëzimi dhe kurora ime, kështu pra, - qëndroni të fortë në Zotin.
Qortime
2E porosis Evodinë dhe e përbetoj Sintikën të jetojnë në përkim në Zotin.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Po të lutem edhe ty, Shok i dashur, ndihmoju sepse ato luftuan bashkë me mua për Ungjill, së bashku me Klementin dhe me bashkëpunëtorët e mi, emrat e të cilëve gjenden në »librin e jetës«.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Gëzohuni gjithmonë në Zotin, rishtas po ju them: gëzohuni!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Mirësinë tuaj le ta njohin të gjithë njerëzit! Zoti është ngjat!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Për asgjë mos u shqetësoni, por gjithçka - me lutje dhe me urata të përcjella me falënderim - paraqitni Hyjit nevojat tuaja!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Dhe paqja e Hyjit, që është më e vlershme se mund ta mendojmë do t’i ruajë zemrat tuaja dhe mendimet tuaja në Krishtin Jezus.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Së fundi, o vëllezër, mundohuni të keni për zemër gjithçka është e vërtetë, gjithçka është e ndershme, gjithçka është e drejtë, gjithçka është e pastër, gjithçka është e shenjtë, gjithçka është e denjë për dashuri, gjithçka është e denjë për lavdi, gjithçka është virtyt.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Çka keni mësuar, çka keni marrë, çka keni dëgjuar dhe parë në mua - atë bëni - dhe Hyji që jep paqen do të jetë me ju.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Falënderim filipianëve për ndihma
10Tesve jam gëzuar në Zotin, pse kujdesi juaj ndaj meje mundi së fundi të lulëzojë. Vërtet, ju edhe më parë keni menduar të kujdeseni për mua, por nuk keni pasur rast.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Nuk po them kështu për arsye të skamit, sepse ju e dini se unë jam mësuar të jem i kënaqur me aq sa kam.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Di të jetoj në skam dhe di të jetoj në pasje. Jam mësuar gjithsi dhe për gjithçka: të ngihem e të jem i uritur, të kem mjaft e të kem pak!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Gjithçka mundem me ndihmën e Atij që më jep fuqi!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Por, prapëseprapë, është bukur për ju që morët pjesë në nevojën time.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Po edhe ju, o filipianë, e dini mirë se në fillim të predikimit të Ungjillit, kur u nisa prej Maqedonisë, asnjë kishë nuk më dha gjë lidhur me »të dala e të marra«, përveç ju të vetmit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Madje edhe në Selanik kur isha në nevojë, më dërguat ndihma një herë e dy herë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Jo, nuk kërkoj dhurata, por kërkoj fryt të begatshëm në dobinë tuaj.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kam gjithçka më duhet, madje edhe për së tepërmi: jam plot me çdo të mirë që mora prej Epafroditit, çka ju më dërguat: »erë e mirë« - fli e erëndshme që i pëlqen Hyjit.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Dhe Hyji im do të plotësojë çdo nevojë tuajën me begatinë e vet, për mrekulli, nëpër Jezu Krishtin.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Hyjit, Atit tonë, i qoftë çdo lavdi në shekuj të shekujve. Amen.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përshëndetjet e fundit
21Përshëndetni çdo shenjt në Jezu Krishtin! Vëllezërit që janë me mua ju bëjnë të fala.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Ju bëjnë të fala të gjithë shenjtërit, sidomos ata që janë të pallatit të perandorit.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Hiri i Zotit tonë Jezu Krishtit qoftë me shpirtrat tuaj!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.